Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bayerni “ia marrin dorën Barcelonës”, fitojnë 2-0 në Allianz Arena

13/09/2022 - 23:21
në Sport
A A
Bayerni “ia marrin dorën Barcelonës”, fitojnë 2-0 në Allianz Arena
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bayern Munchen e ka mposhtur me rezultat 0-2 Barcelonën në Allianz Arena në Munchen. Lucas Hernandez (50’) dhe Leroy Sane (55’) shënuan golat për Bayernin, të cilët kryesojnë në grupin C me 6 pikë. Kjo është fitorja e pestë rresht e Bayernit kundër Barcelonës.

Barcelona nuk po arrijë asesi të fitojë kundër Bayernit.

Skuadra bavareze ka marrë fitoren e pestë rresht kundër Barcelonës në këto tri vitet e fundit, duke e mposhtur skuadrën katalunase edhe sonte në Allianz Arena me rezultat 2-0.

Fillimi i ndeshjes ishte më një intensitet më të lartë për Bayern Munchen, megjithatë Barcelona mbrohej mirë dhe arriti që ta qetësonte ndeshjen.

Madje rasti i parë serioz në këtë ndeshje ishte ai i Barcelonës. Pedri (9’) mori një top të mirë nga Lewandowski dhe goditi më të majtën e tij. Ishte Manuel Neuer që bëri një pritje bravuroze për t’ia mohuar golin katalunasve.

Gavi (18’) do të pasonte për mrekulli për Robert Lewandowskin, i cili u lirua mirë por goditi lart dhe humbi një mundësi të mirë për të shënuar gol për Barcelonën.

Barcelona do të vazhdonte me sulme. Lewandowski përsëri rrezikoi portën në minutën e 21-të me një goditje zhagazi por përsëri priti Neuer. Raphinha (26’) goditi fuqishëm në drejtim të portës së Bayernit por topi përfundoi shumë afër shtyllës së djathtë të portës së Bayern.

Bayern Munchen ishte shumë afër për të shënuar gol me Sabitzer (31’) por voleja e tij përfundoi afër shtyllës së majtë të ter Stegen.

Rastet e fundit të pjesës së parë i takuan Barcelonës. Lewandowski (42’) humbi një mundësi të mirë për të shënuar gol, por goditja e tij përfundoi jashtë portës.

Dembele (43) u ankua për penallti pas një ndërhyrje në të por gjyqtari i ndeshjes nuk mendoi kështu.

Pjesa e dytë e ndeshjes filloi me një rast të Raphinhas (46’) por goditja e tij përfundoi jashtë portës.

Pas këtij rasti, Bayern do të merrte kontrollin e ndeshjes dhe do të shënonte dy gola.

Goretzka (50’) që hyri në lojë në vend të Sabitzer goditi fuqishëm por ter Stegen priti për ta dërguar topin për një goditje nga këndi.

Joshua Kimmich bëri kros perfekt dhe Lucas Hernandez shënoi gol të bukur me kokë në minutën e 50-të të ndeshjes.

Pesë minuta më vonë, Bayern do të shënonte përsëri, kësaj radhe ishte një kombinim perfekt Musiala – Sane, ku ky i fundit depërton mirë dhe shënon golin e dytë në ndeshje.

Minuta e 63-të shënoi një rast ideal për Pedrin e Barcelonës për ta ngushtuar rezultatin, por goditja e tij përfundoi jashtë portës.

Pas këtij rasti Barcelona nuk arriti që të krijonte shumë shanse dhe ndeshja përfundoi me fitore të Bayernit, të cilët janë në vendin e parë në grup.

Dy ndeshjet e radhës Bayerni i zhvillon kundër outsaiderëve të grupit Viktoria Plzen në Ligën e Kampionëve kurse Barcelona ka punë me Interin të cilët fituan sonte në Çeki dhe kanë po aq pikë sa Barcelona në grup dhe gjenden në vendin e tretë.

JU REKOMANDOJMË

Luan Krasniqi për Hrgoviq-Itauma: Kampionët nuk lindin vetëm në ring, por edhe përmes karakterit

Luan Krasniqi për Hrgoviq-Itauma: Kampionët nuk lindin vetëm në ring, por edhe përmes karakterit
31/08/2026 - 11:18

Legjenda e boksit shqiptar, Luan Krasniqi, ka reaguar pas përballjes së madhe në peshat e rënda mes Filip Hërgoviqit dhe Moses Itauma-s, duke e cilësuar atë si një...

Më shumëDetails

Reali i shënoi 4 gola, Mourinho: Bukuria është edhe mënyra se si mbrohemi

Mourinho “shpërthen” pas barazimit: Titulli i humbur, ka lojtarë që s’do t’i fus në lojë më…!
31/08/2026 - 11:17

José Mourinho, në stilin e tij, përcjell mesazhe sa herë që i jepet mundësia, përmes mediave, qoftë për lojtarët, tifozët apo skuadrat rivale. Pas fitores 4-0 ndaj Malagas,...

Më shumëDetails

Fofana duhet të zgjedhë: Galatasaray, dy klube franceze dhe një spanjoll pas tij

Fofana duhet të zgjedhë: Galatasaray, dy klube franceze dhe një spanjoll pas tij
31/08/2026 - 11:16

Youssouf Fofana është mesfushori që vitin e kaluar të gjithë te Milani e dëshironin, ndërsa tani francezi është në ikje e sipër. Ai nuk ka numër fanelle dhe...

Më shumëDetails

Jose Mourinho me futboll super sulmues, tjetër fitore në La Liga me Real Madridin

Jose Mourinho me futboll super sulmues, tjetër fitore në La Liga me Real Madridin
30/08/2026 - 19:10

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore të thellë 4:0 ndaj Malagas, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në La Liga. Golat për skuadrën e Jose...

Më shumëDetails

Kurti për suksesin e xhudistëve kosovarë: Pesë medalje, krenari për Kosovën

Kurti për suksesin e xhudistëve kosovarë: Pesë medalje, krenari për Kosovën
30/08/2026 - 16:44

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar ekipin kosovar të xhudos për suksesin e radhës në garat e zhvilluara në Taranto. Kurti ka vlerësuar punën, sakrificën...

Më shumëDetails

Gjilani – Dukagjini, mbyllet ndeshja me katër gola të shënuar

Gjilani – Dukagjini, mbyllet ndeshja me katër gola të shënuar
29/08/2026 - 21:31

Ka përfunduar në barazim 2-2 përballja mes Gjilanit dhe Dukagjinit, në një ndeshje interesante të zhvilluar nën dritën e reflektorëve. Gjilani kaloi i pari në epërsi me Morinën,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë