Problemet me dëmtimet te Bayern Munich u thelluan, pasi Ismael Saibari dhe Serge Gnabry do të jenë jashtë fushave për një periudhë të pacaktuar.
Lajmi u bë i ditur nga klubi të dielën, pasi të dy lojtarët u detyruan të largoheshin nga fusha gjatë barazimit 2-2 të së shtunës në Bundesligë kundër Borussia Dortmundit.
“Saibari pësoi një këputje të ligamentit sindesmotik në kyçin e këmbës së djathtë dhe tashmë i është nënshtruar një operacioni të suksesshëm. Gnabry pësoi një dëmtim muskulor në pjesën e pasme të kofshës së majtë.”, njoftoi klubi.
Gnabry u zëvendësua vetëm dy minuta pas largimit të Saibarit. Bayerni konfirmoi më vonë se anësori gjerman kishte pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e majtë.
Gjithashtu, Bayerni humbi edhe lojtarin francez Michael Olise, i cili pësoi një dëmtim muskulor drejt fundit të ndeshjes./IndeksOnline/














