Juventus dhe Napoli sonte përballen me fillim nga ora 20:45 në “Allianz Stadium”, në kuadër të javës së dhjetë në Serie A!
Torino i pret dy skuadrat duke ngjallur emicion, rivalitet e spektakël, pasi të dy skuadrat synojnë pikë të plota për të vazhduar garën në tabelë.
Nga konferenca e kaluar per shtyp trajneri i bardhezinjëve Spalleti, deklaroi qe ylli kosovar Edon Zhegrova mund të jetë titullar në këtë ndeshje, por mbetet të shihet deri në minutat e publikimit të formacionit zyrtar!
Nga ana tjetër Amir Rrahmani pritet të jetë në formacionin startues në qendër të mbrojtjes, përkrah Rafa Marin!
Kjo do të jetë përballja e 161-të mes Juventusit dhe Napolit në Serie A.
Bardhezinjtë synojnë të rikthehen te fitorja pas humbjes ne ndeshjen e fundit ndaj Genoas, kurse Napoli i Massimiliano Allegrit synon të vazhdojë me rezultate pozitive.
Në 160 ndeshjet e mëparshme, Juventusi ka regjistruar 72 fitore, Napoli 39, dhe 49 takime kanë përfunduar me barazim!/IndeksOnline/














