Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

BE thirrje për konstituim sa më të shpejtë të Kuvendit: Nënkryetari serb të zgjidhet në përputhje me Kushtetutën

29/08/2025 - 11:51
në Lajme
A A
BE thirrje për konstituim sa më të shpejtë të Kuvendit: Nënkryetari serb të zgjidhet në përputhje me Kushtetutën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bashkimi Evropian ka mirëpritur faktin që pas disa muajsh ngërç, Kuvendi i Kosovës më në fund është bërë me kryetar duke përsëritur thirrjen për përmbyllje sa më të shpejtë të procesit të konstitumit të plotë të organit ligjvënës.

Në një përgjigje për gazetën online Reporteri.net, nga zyra e BE-së në Prishtinë kanë thënë se nënkryetari i Kuvendit nga radhët e komunitetit serb duhet të zgjidhet në përputhje të plotë me frymën e Kushtetutës.

“Bashkimi Evropian është i inkurajuar nga fakti që më në fund është zgjedhur Kryetari i Kuvendit, dhe ripërsërit thirrjen për konstituimin e shpejtë të Kuvendit përmes zgjedhjes së nënkryetarit të që përfaqëson komunitetin serb. Kjo duhet të bëhet në përputhje të plotë me tekstin dhe frymën e Kushtetutës dhe rregullave përkatëse. Nxisim përfaqësuesit politikë të zgjedhur të bashkëpunojnë dhe të gjejnë shumicën e nevojshme në interes të Kosovës, shoqërisë së saj multietnike dhe të ardhmes evropiane”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së në Kosovë, për gazetën online Reporteri.net.

Pas 57 seancave, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, të martën u zgjodh kryetar Kuvendi. Kuvendi zgjodhi edhe tre nënkryetarë nga partitë shqiptare: Albulena Haxhiun, Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën.

Emilija Rexhepi u zgjodh nënkryetare nga pakicat joserbe, megjithatë procesi i konsituimit ka mbetur ende në gjysmë. Tash e dy seanca, ka dështuar zgjedhja e Nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb.

Të martën kur edhe u zgjodh kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët tjerë, Sllavko Simiq është propozuar tri herë nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – mirëpo nuk i ka marrë votat e nevojshme, 61 sosh.

Kryetari Basha ka konsideruar se emri i tij është shfrytëzuar, në përputhje me një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese të disa ditëve më parë se një person nuk mund të kandidohet më shumë se tre herë. Lista Serbe ka insistuar se vendimi vlen për pozitën e kryetarit dhe jo për nënkryetarët.

Basha, më pas, e ka nisur një proces të propozimit me short të kandidatëve për nënkryetarin serb, por asnjëri nuk i ka marrë 61 votat e domosdoshme. Propozimi me short vazhdoi edhe në seancën e djeshme, por pa sukses.

Përveç disa deputetëve të tjerë të Listës Serbe, për këtë post u propozua edhe Nenad Rashiq nga partia serbe Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë. As Rashiq në dy votime nuk i mori votat e mjaftueshme për tu zgjedhur kryetar i Kuvendit. Ai mund të propozohet vetëm edhe një herë.

Ndërkohë, Lista Serbe ditën e djeshme ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, me pretendimin se u shkel rendi kushtetues dhe të drejtat e komunitetit serb.

Kuvendi konsiderohet i konstituuar vetëm pasi të zgjidhen të pesë nënkryetarët dhe më pas nis rrjedhja e afatit ligjor për formim të Qeverisë.

Seanca konstituive ka nisur 15 prill. Deri tash janë mbajtur 59 vazhdime të saj. Një tentativë tjetër për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, do të bëhet nesër.

JU REKOMANDOJMË

Abdixhiku pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, pyetet nëse do të ketë takim sot me Kurtin: Jo, s’ka takim

Abdixhiku pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, pyetet nëse do të ketë takim sot me Kurtin: Jo, s’ka takim
05/08/2026 - 16:00

Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ishte i pari që doli nga mbledhja, por nuk pranoi të deklarohej...

Më shumëDetails

Armend Zemaj: Marrëveshja duhet të përmbajë partneritet dhe jo nënshtrim

Zemaj: Skandaloz vendimi i spitalit të Gjakovës për ndaljen e operacioneve, o ministër a je gjallë?
05/08/2026 - 15:41

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Armend Zemaj, ka deklaruar se partia fillimisht do të presë që kryetari Lumir Abdixhiku të prezantojë detajet e takimit të zhvilluar një ditë...

Më shumëDetails

Trump: Marrëveshja për rihapjen e Hormuzit mund të arrihet së shpejti

Trump: Marrëveshja për rihapjen e Hormuzit mund të arrihet së shpejti
05/08/2026 - 15:37

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit mund të arrihet që të mërkurën, ndërsa Irani dhe Omani po afrohen drejt...

Më shumëDetails

‘‘Mos u bëni cak i vjedhjeve nga automjetet’’, policia apel qytetarëve: Mos lini sende me vlerë në vende të dukshme në veturë

‘‘Mos u bëni cak i vjedhjeve nga automjetet’’, policia apel qytetarëve: Mos lini sende me vlerë në vende të dukshme në veturë
05/08/2026 - 15:26

Policia e Kosovës, ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes, duke mos u bërë ‘’cak i vjedhjeve nga automjetet’’. Policia ka thënë se, qytetarët të tregojnë kujdes...

Më shumëDetails

Bisedat VV-LDK, Gashi: S’është me rëndësi kush-kujt çka po i grabit, por mënyra si qeveriset vendi e raportet me partnerët

Me 28 dhjetor zgjedhjet, Gashi: U bëftë dita që Kosova kthehet kah e mira
05/08/2026 - 15:25

Arben Gashi, deputet i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është deklaruar para takimit që grupi parlamentar i kësaj partie do e zhvilloj sot. Gashi, ka thënë se...

Më shumëDetails

SMS mashtrues për gjoba trafiku iu shkojnë shumë qytetarëve, Policia e Kosovës: Nuk janë zyrtare, janë tentativë për mashtrim

SMS mashtrues për gjoba trafiku iu shkojnë shumë qytetarëve, Policia e Kosovës: Nuk janë zyrtare, janë tentativë për mashtrim
05/08/2026 - 15:18

Shumë qytetarë gjatë ditës së sotme kanë pranuar sms në emër të Policisë së Kosovës duke pretenduar në mënyrë të rreme se qytetarët kanë gjoba trafiku dhe duke...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këto janë produktet e qumështit në tregun e Kosovës dhe emrat e kompanive, në të cilat u gjet vaj palme i padeklaruar

    Këto janë produktet e qumështit në tregun e Kosovës dhe emrat e kompanive, në të cilat u gjet vaj palme i padeklaruar

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Krasniqi ‘zbulon’ skenarin e marrëveshjes së mundshme mes VV-së dhe LDK-së

    163 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • PROEX Sh.P.K (Interex) iu gjetën disa produkte me vaj palme të padeklaruar

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Arrestohen dy kosovarë (F.R. dhe T.T.) në Shkup, dyshohen për falsifikim të parave, iu konfiskohen 230 mijë euro (Pamje)

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • ABI i reagon AUV-it: Produktet tona janë në rregull, ja dëshmitë – publikoni raportet e analizave e jo tabela me PowerPoint

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë