Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bëhen 26 vjet nga rënia heroike e Jasharajve, sot nis Epopeja e UÇK-së

05/03/2024 - 08:08
në Kryesore, Lajme, Ndryshe
A A
Bëhen 26 vjet nga rënia heroike e Jasharajve, sot nis Epopeja e UÇK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, duke i bërë asaj një rrethim të hekurt.

Ajo që ndodhi në fillimet e marsit të vitit 1998 do të ishte një dëshmi e gjallë për botën e qytetëruar dhe përgjegjësit e saj politik e diplomatik. Në të vërtetë kjo ngjarje kaq e drejtpërdrejtë dhe kaq e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit e ngriti çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore.

Kështu, në natën e 4 e 5 marsit të vitit 1998, Prekazi rrethohet nga forcat e shumta ushtarake dhe policore. Kjo lë të kuptohet se atje do të ketë rrethim të hekurt.

Sot më 5 mars bëhen 26 vjet të rënies së komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharajve të tjerë.

Me aktin e rënies së komandantit legjendar Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharajve të tjerë, Kosova mundi frikën me çka i hapi shtigjet e lirisë dhe të ardhmërisë. Dhe jo rastësisht, në Prekaz, në Lagjen e Jasharëve është ngritur monumenti më i madh i luftës për liri, për pavarësi e demokraci, që këto ditë dhe data, e pikërisht 5,6,7 mars për çdo vit vëmendja e të gjithë kombit shqiptar kthehet nga Prekazi legjendar, që shekuj e vite i dha Kosovës shumë.

Që nga viti 1991 deri më 1998, Prekazi dhe Drenica ishin të rrethuar nga forcat paramilitare serbe. Synimi ishte vrasja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjes së tij, për të shuar dhe shtypur rezistencën që familja Jashari me në krye Ademin e Hamzën po ia bënin regjimit të kasapit të Ballaknit, Sllobodan Millosheviq.

Më 30 dhjetor të vitit 1991 kryhet sulmi i parë ndaj familjes Jashari. Ndërsa sulmin e dytë forcat paramilitare serbe e kryen në muajin janar, 1998. Më 22 janar forcat serbe sulmuan familjen Jashari, por edhe kësaj beteje, fëmijët dhe gratë e familjes Jashari i rezistuan. Megjithatë, në këtë betejë që zgjati afër 30 minuta, të plagosura mbeten Iliriana, vajza e Rifat Jasharit dhe Selvetja, vajza e Hamzë Jasharit. Pas këtij sulmi, familjes Jashari i erdhën miq, shok e bashkëkombës për t’u solidarizuar me ta. Ata i kërkuan kryefamiljarit Jashari që t’i tërheqin gratë dhe fëmijët nga aty,përcjell jepizë.Por, edhe gratë dhe fëmijët kishin marr vendimin që të qëndrojnë, duke thënë se “po të vriten djemtë, nuk na vyen jeta të jetojmë”. Dhe vendosen të qëndrojnë, qëndruan për t’i treguar botës se shqiptarët nuk shkojnë askund përtej truallit dhe shtëpive të tyre.

Sulmi i tretë, që ndodhi më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, mori jetën e 55 njerëzve në fshatin Prekaz, 22 prej të cilëve ishin familjarë të ngushtë të Adem Jasharit. Këtij sulmi i mbijetoi vetëm Bashkimi, djali i Rifatit, i cili ia del që mes datës 5-6 mars të largohet nga rrethina dhe arrin t’i shpëtojë sulmit, si dhe Besarta, vajza e Hamzës, e cila pa dhe përjetoi tmerrin derisa vriteshin anëtarët e familjes së saj.

Historia e familjes Jashari dhe eksponatet e saj janë vendosur në Muzeun e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në 26-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Kosovës dhe më 5, 6 dhe 7 mars organizon manifestimin gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

JU REKOMANDOJMË

Edhe Irani konfirmon marrëveshjen me SHBA-në: Armëpushim dhe fund të operacioneve ushtarake

Edhe Irani konfirmon marrëveshjen me SHBA-në: Armëpushim dhe fund të operacioneve ushtarake
15/06/2026 - 00:24

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi, ka deklaruar se është arritur një marrëveshje që parasheh një armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm, me ndalimin e të gjitha...

Më shumëDetails

Trump: Marrëveshja me Iranin u kompletua, urime të gjithëve – le të rrjedhë nafta

Trump: Marrëveshja me Iranin u kompletua, urime të gjithëve – le të rrjedhë nafta
15/06/2026 - 00:17

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se është arritur një marrëveshje me Iranin dhe se SHBA-ja do t’i japë fund bllokadës së saj detare ndaj vendit, duke shënuar zhvillimin...

Më shumëDetails

Pacolli publikon fotot: Bandat po e vandalizojnë Aeroportin e Vlorës, shteti të ndërhyjë

Pacolli publikon fotot: Bandat po e vandalizojnë Aeroportin e Vlorës, shteti të ndërhyjë
14/06/2026 - 22:52

Biznesmeni i MABCO, Behgjet Pacolli ka ngritur alarmin për atë që e cilëson një proces vandalizimi dhe grabitjeje të aseteve në Aeroportin e Vlorës, duke i bërë thirrje...

Më shumëDetails

Vrasja në Prizren, arrestohet edhe nëna e të dyshuarit kryesor

Vrasja në Prizren, arrestohet edhe nëna e të dyshuarit kryesor
14/06/2026 - 22:37

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në fshatin Kobaj, ku humbi jetën Albian Osmanaj. Dyshohet se konflikti mes djemve të axhës...

Më shumëDetails

CNN: Netanyahu kërkon takim urgjent me Trumpin mes tensioneve në rritje lidhur me negociatat me Iranin

CNN: Netanyahu kërkon takim urgjent me Trumpin mes tensioneve në rritje lidhur me negociatat me Iranin
14/06/2026 - 22:22

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po kërkon një takim urgjent me Presidentin amerikan Donald Trump, tha një burim izraelit, mes asaj që duket të jetë një rritje e tensioneve...

Më shumëDetails

Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme

14/06/2026 - 22:08

Java e ardhshme në Kosovë do të karakterizohet nga mot kryesisht i qëndrueshëm, me temperatura tipike për këtë periudhë të vitit. Sipas parashikimeve meteorologjike për periudhën 15–19 qershor...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • EX FIS i Isa Muharremit kapet duke punuar ilegalisht në autostradë – shteti për dy vite i mbylli sytë ndaj donatorit të VV-së

    EX FIS i Isa Muharremit kapet duke punuar ilegalisht në autostradë – shteti për dy vite i mbylli sytë ndaj donatorit të VV-së

    180 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Kaq vota mori Kurti, në Burojën e Hashim Thaçit dhe në Broboniqin e Kadri Veselit

    172 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • Pas bastisjeve dhe hetimeve në Shqipëri, a do të hetohen edhe në Kosovë bizneset e Samir Mane?

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Numërohen afër 30% nga votat e diasporës, kjo është 5-shja më e votuar e LDK-së

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    613 Shpërndaje
    Shpërndaje 245 Tweet 153

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë