Ish-deputeti Hisen Berisha, ka kritikuar ashpër deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me qëndrimin e tyre për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Zyrtari i PDK-së deklaroi se nuk do t’ua “falë kurrë” deputetëve të LDK-së faktin që qëndruan të uluar në sallën e Kuvendit, në kohën kur deputetët e tjerë u ngritën në këmbë duke thirrur në kor “UÇK”.
‘’Gjithë u çuan në këmbë dhe thirren ‘’UÇK’’, edhe kjo farë VV’ja që ka deponu edhe vetë dëshmi e kanë pas, e kanë edhe sot qëndrim negativ ndaj kësaj, edhe e votuan ligjin veç pse e dinin që s’ka kurrfarë efekti, u ngritën në këmbë të paktën për formalitet, ata qëndruan ulur. E po të them me pas qellu në Kuvend, atyre të Listës Serbe iu kisha thanë ‘’nëse nuk çoheni në këmbë edhe s’votoni, dilni jashtë me kohë se kur ngritën në këmbë për UÇK’në me nejt ulun, nuk muni me u çu më kurrë’’. Edhe këta nejten ulun, kjo s’ka me iu falë kurrë, kurrë s’ia u fali, personalisht kurrë s’ia u fali qëndrimin ulur kur u miratua një ligj që u shpresu se po bëhet diçka dhe kur u thirre UÇK në sallë të Kuvendit, u ngritë në këmbë të gjithë i madh e i vogël, ata ndejten ulun, po veç me pas kanë i Listës Serbe kisha mujt me nejt ulë.”, ka thënë ai.












