Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Botërori në Katar: Tifozët mund të dënohen me disa vjet burg nëse kryejnë marrëdhënie seksuale jashtëmartesore

21/06/2022 - 13:26
në Sport
A A
Botërori në Katar: Tifozët mund të dënohen me disa vjet burg nëse kryejnë marrëdhënie seksuale jashtëmartesore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prejse FIFA ka vendosur që Kampionati Botëror 2022 të mbahet në Katar pakënaqësitë në vende tjera vazhdimisht janë përsëritur. E ato pakënaqësi po përsëriten edhe tani, kur kanë mbetur më pak se pesë muaj deri te fillimi i këtij evenimenti.

Debatet u përkisnin natyrave të ndryshme, por më të shfaqura kanë qenë ato në lidhje me ligjet dhe zakonet strikte që mbizotërojnë në Katar, e me të cilat nuk janë mësuar popujt e vendeve tjera perëndimore.

Mediat e mëdha evropiane po raportojnë se tifozët nga Evropa dhe kontinentet tjera duhet t’i mësojnë ligjet dhe zakonet bazike të Katarit para se të udhëtojnë atje për t’i përcjell ndeshjet e Botërorit.

Për shembull, tifozët nga mbarë bota duhet ta kenë të qartë se në Katar është e ndaluar marrëdhënia seksuale jashtëmartesore e po ashtu praktikumi i dashurisë në mes të një çifti nga e njëjta gjini.

Burime nga institucionet shtetërore në Katar kanë treguar për “Dailystar” se ata që kapen duke kryer marrëdhënie seksuale jashtëmartesore apo të së njëjtës gjini mund të dënohen me burgim deri në shtatë vjet.

“Seksi është shumë jashtë ‘menysë’, përveç nëse vini burrë e grua. Sigurisht që nuk do të ketë qëndrim për një natë në këtë turne. Nuk do të ketë fare festë. Të gjithë duhet të kenë kujdes, përveç nëse duan të rrezikojnë të mbesin në burg. Tifozët duhet të përgatiten”, ka thënë një burim nga Katari për “Daily Star”.

Për më tepër, është e rëndësishme të theksohet se homoseksualiteti është gjithashtu i ndaluar në Katar sipas Kodit Penal të vitit 2004 dhe gjithashtu mund të çojë në një dënim me burgim të njëjtë, transmeton Gazeta Express.

Mansoor Al Ansari, sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Katarit, tha se po konsideronte madje ndalimin e flamujve të ylberit në lojëra.

Sipas këtij mediumi, tifozë nga Evropa tashmë po e kanë problem të rezervojnë edhe dhoma nëpër hotele të Katarit në rast se çiftet nuk kanë mbiemër të njëjtë, me çka vërtetohet se ata janë të kurorëzuar.

Por, jo vetëm kaq. Edhe përdorimi i alkoolit do të jetë sfidë për tifozët. “Kultura e pijeve dhe e festës pas lojërave, që është normale në shumicën e vendeve, është rreptësishtë e ndaluar. Ekziston një ndjenjë se ky mund të jetë një turne shumë i keq për tifozët”, shtoi ai.

Kujtojmë se Kampionati Botëror “Katar 2022” do të fillojë më 21 nëntor dhe do të mbyllet më 18 dhjetor.

Ky Botëror do të jetë i veçantë edhe për faktin se do të jetë hera e parë që do të zhvillohet në fund të vitit.

JU REKOMANDOJMË

Alaba drejt largimit nga Real Madridi: Milan dhe Manchester United në garë për të

Alaba drejt largimit nga Real Madridi: Milan dhe Manchester United në garë për të
21/04/2026 - 13:32

AC Milan ka shfaqur interes serioz për të afruar mbrojtësin austriak David Alaba, i cili pritet të largohet nga Real Madrid CF gjatë afatit veror. Sipas gazetarit të...

Më shumëDetails

Muriqi synon tjetër gol në La Liga, “Pirati” në ndjekje të Pichichit

Vedat Muriqi në top-5shen për Këpucën e Artë
21/04/2026 - 11:36

Vedat Muriqi po kalon një nga sezonet më të mira të karrierës dhe sonte rikthehet në fushë me një tjetër mision të qartë, të vazhdojë formën fantastike dhe...

Më shumëDetails

Presidenti i La Ligës me kritika të ashpra ndaj trajnerit të Real Madridit

Presidenti i La Ligës me kritika të ashpra ndaj trajnerit të Real Madridit
20/04/2026 - 19:14

Presidenti i La Liga, Javier Tebas, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të trajnerit të Real Madrid, Alvaro Arbeloa, lidhur me vendimet e gjyqtarëve në kampionatin spanjoll, duke i...

Më shumëDetails

Prishtina do të jetë gjatë pa sulmuesin kryesor të saj

Prishtina do të jetë gjatë pa sulmuesin kryesor të saj
20/04/2026 - 18:33

Ylli maqedonas i Prishtinës, Mario Ilievski ka pësuar një lëndim të rëndë së fundmi. Në ndeshjen ndaj Llapit, ai lëndoi tendinën e akilit ku bëri edhe ndërhyrje kirurgjikale...

Më shumëDetails

Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: Më thirrën për të nënshkruar, por i kisha dhënë fjalën Tares

Vedat Muriqi në top-5shen për Këpucën e Artë
20/04/2026 - 14:36

Vedat Muriqi ka zbuluar prapaskenat se si ishte shumë pranë transferimit te Paris Saint Germain. Sulmuesi kosovar iu bashkua Lazios në vitin 2020 nga Fenerbahce, por shumë lehtë...

Më shumëDetails

“Classico” i fundit për këtë sezon, caktohet data dhe ora e saktë

“Classico” i fundit për këtë sezon, caktohet data dhe ora e saktë
20/04/2026 - 14:34

Skuadra e Barcelonës dhe ajo e Real Madridit do të luajnë ndaj njëri-tjetrit për herë të fundit këtë sezon. Më 10 maj është data e saktë e ndeshjes...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rasti i bixhozit, Prokuroria e Mitrovicës do të kërkojë 30 ditë paraburgim – hetimet përfshijnë edhe incizime të fshehta

    Dosja e të arrestuarve për bixhoz të paligjshëm në Mitrovicë, ja për çka dyshohen nga prokuroria (Emrat)

    233 Shpërndaje
    Shpërndaje 93 Tweet 58
  • “Do ta trondisin Kosovën!”, Ermal Panduri paralajmëron publikimin e dosjeve që mund ta ndryshojnë historinë

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Muhamet Gashi, i kërkuar për vrasje të rëndë, arrestohet pas katër vitesh, dyshohet se punonte si shofer i nxënësve me identitet të rremë

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Këto janë lokalet e njohura ku u mblodhën të dyshuarit e arrestuar për bixhoz

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Këta janë të arrestuarit për bixhoz ilegal në Mitrovicë (Emrat)

    614 Shpërndaje
    Shpërndaje 246 Tweet 154

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë