Granit Xhaka ka folur për herë të parë rreth përpjekjes së Chelseat për ta transferuar gjatë afatit kalimtar të verës. Mesfushori veteran ishte një nga objektivat kryesorë të “Bluve”, të cilët kërkonin më shumë përvojë dhe liderë në një skuadër të mbushur me lojtarë të rinj, por ish-futbollisti i Arsenalit vendosi të qëndrojë te Sunderlandi.
Në një verë ku Chelsea po kërkonte me ngulm futbollistë me përvojë për ta balancuar skuadrën e re, Xhaka u shndërrua në një objektiv befasues të klubit londinez.
Reprezentuesi 33-vjeçar i Zvicrës, i cili ka përjetuar një ringritje të jashtëzakonshme të karrierës pas largimit nga Arsenali, u konsiderua nga drejtuesit e Chelseat si lojtari ideal për mesfushën e tyre.












