Klubi anglez Chelsea ka zyrtarizuar emërimin e Graham Potter si trajner i ri i klubit, pas shkarkimit të Tomas Tuchel.
“Klubi i futbollit Chelsea është i kënaqur të mirëpresë Graham Potterin si trajnerin tonë të ri, duke na bashkuar me një kontratë pesëvjeçare për të sjellë futbollin e tij progresiv dhe stërvitjen inovative në klub”, thuhet në komunikatën e ekipit blu.
Deri më tani, Potter ishte strateg i ekipit tjetër në Premier League, Brighton. /Klankosova.tv/