Daniele De Rossi do ti kthehet futbollit. Ish-legjenda e Romës ka nënshkruar kontratën si trajner i ri kryesor i Spal, në divizionin e dytë italian.
De Rossi ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare dhe do të nis një kapitull të ri në karrierë.
Zejen e trajnerit De Rossi e ka të trashëguar nga babai i tij, Albert De Rossi që është trajner i të rinjve të Romës./Indeksonline/