Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deklarata e të ashtuquajturit “Kuvendi gjithëserb”, LDK: Alarmi në Beograd, bombë që mund të shpërthej në çdo çast

09/06/2024 - 13:40
në Kryesore, Lajme
A A
Deklarata e të ashtuquajturit “Kuvendi gjithëserb”, LDK: Alarmi në Beograd, bombë që mund të shpërthej në çdo çast
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas seancës së përbashkët të Qeverisë së Serbisë dhe asaj të Republika Sërpskas në Beograd ku u mbajt “Asambleja gjithë-serbe”.

Në reagimin e kësaj partie, thotë se Serbia për të satën herë e mbarsuan projektin politik për Serbinë e Madhe dhe qëllimet historike për zhbërjen e Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës.

LDK e sheh me shqetësim këtë tubim gjithëserb dhe konkluzionet e tij armiqësore ndaj Kosovës dhe rajonit.

Tutje në reagim thuhet se Kosova është e pathyeshme në rrugën e saj evropaiane.

Reagimi i plotë:

Serbia dje, nëpërmjet instiucioneve të saja zyrtare të përfaqësimit, bashkë me Kishën Serbe, përfaqësuesit zyrtarë të Republikës serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, Akademinë serbe të Arteve dhe Shkencave, nacionalistë serbë nga rajoni dhe bota, në të ashtuquajturin Këshill Gjithëserb, e mbarsun me ide imperialiste si ajo e `botës serbe`, shpalli për të satën herë projektin e saj politik e kulturor për Serbinë e Madhe dhe qëllimet e saja historike për zhbërjen e Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës.

​Lidhja Demokratike e Kosovës, si ideatore e projektit politik për Kosovën e Pavarur, si vend i të gjithëve që jetojnë në të, demokratik dhe i lirë; si bartëse e qëllimeve historike politike e kombëtare të popullit të Kosovës, e sheh me shqetësim këtë tubim gjithëserb dhe konkluzionet e tij armiqësore ndaj Kosovës dhe rajonit.

​Kosova është përcaktuar tashmë, në mënyrë të pa kthyeshme, për rrugën evropiane, ku të drejtat qytetare, ato kulturore si dhe ato etnike përbëjnë bërthamën e zhvillimit dhe bashkëjetesës. Kosova e ndjenë të vetën krejt diversitetin kulturor të saj dhe trashëgiminë që vjen prej atij diversiteti dhe do ta mbrojë dhe deshmojë atë si vlerë të shtuar.

Po ashtu, LDK dëshmon edhe një herë se si në fillesë edhe tash i rrin përballë çdo përpjekje për cenimin e Republikës së Kosovës dhe integritetit të saj. Republika e Kosovës është produkt i pjekjes së një shoqërie për ta udhëhequr vetëveten, por edhe për të marr përgjegjësi për pakicat. LDK i mbetet garantuese këtyre vlerave dhe prosperimit të tyre.

​Ftojmë miqtë e Kosovës, që kanë dhënë shumë për lirinë e saj, t`i marrin seriozisht këto përpjekje të Beogradit zyrtar për minimin e fqinjësisë në mes shteteve në rajon dhe defunksionalizimin e arritjeve politike në të mirë të demokracisë në këto 30 viteve të fundit. Alarmi i djeshëm në Beograd, për ne që i njohim shpërthimet e tyre fashiste në vazhdimësi, është kurdosje e një bombe që mund të shpërthej në çdo çast!
LDK – Zyra për Informim

 

JU REKOMANDOJMË

E rëndë: Gruaja dyshohet se u vra nga burri i saj në Prizren

Aksident i rëndë në afërsi të Plavës, katër të vdekur
26/08/2026 - 13:10

Një grua 80-vjeçare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Prizren, ndërsa Policia e Kosovës e ka konfrimuar për Gazetën Nacionale, se dyshon se është...

Më shumëDetails

Ramadani: VV-ja është në panik ligjor, për zgjedhjen e presidentit duhet marrëveshje politike

Ramadani: Faktin që zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi menjëherë pas Banjskës as s’po tentojnë ta mohojnë
26/08/2026 - 13:05

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është në “panik ligjor” për veprimet që ka ndërmarrë, ndërsa ka thënë se veprimet e tjera politike të...

Më shumëDetails

Konjufca: I kemi emrat për president – pas takimit me LDK, marrëveshja do të jetë shumë afër

Konjufca: I kemi emrat për president – pas takimit me LDK, marrëveshja do të jetë shumë afër
26/08/2026 - 12:47

Ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca, ka thënë se partia e tij i ka emrat për president.Në një deklaratë për media pas përfundimit të seancës së gjykimit...

Më shumëDetails

Kadrijaj-Kurtit: Je shkelës i kushtetutuës dhe qëllimshëm po rrënon sistemin kushtetues

Mimoza Kusari-Lila del për fjalim, Time Kadriaj i bërtet “Zdravo”
26/08/2026 - 12:40

Deputetja e Aleancës Time Kadrijaj e ka zhvendosur flamurin kombëtar nga ulësja e Albin Kurtit në Kuvend te foltorja.Në fjalën e saj ajo ka akuzuar Kurtin se qëllimisht...

Më shumëDetails

PDK dorëzon kallëzim penal ndaj Albin Kurtit dhe anëtarëve të Qeverisë në dorëheqje për mbajtjen e pozitave të dyfishta

PDK dorëzon kallëzim penal ndaj Albin Kurtit dhe anëtarëve të Qeverisë në dorëheqje për mbajtjen e pozitave të dyfishta
26/08/2026 - 12:07

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës kallëzim penal ndaj Albin Kurtit dhe anëtarëve të Qeverisë në dorëheqje, lidhur me ushtrimin...

Më shumëDetails

Gjenerali amerikan Wikoff: KFOR-i do të mbetet i pranishëm në zonat përreth Urës së Ibrit

Gjenerali amerikan Wikoff: KFOR-i do të mbetet i pranishëm në zonat përreth Urës së Ibrit
26/08/2026 - 11:52

Gjenerali amerikan, George Wikoff, është deklaruar dje lidhur me procesin e optimizimit të KFOR-it në Kosovë. Wikoff ka folur specifikisht edhe për prezencën e KFOR-it në Urën e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Shënime nga fletoret e xhepit të Shehollit – çfarë shkroi për Digën e Ujmanit

    Shënime nga fletoret e xhepit të Shehollit – çfarë shkroi për Digën e Ujmanit

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Pse përmendet vëllai i Hashim Thaçit në dosjen e Shehollit?

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • KFOR’i deklarohet për hapjen e Urës së Ibrit

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Dokumenti: Ja sa paguhej Fatmir Sheholli nga Serbia

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Ekskluzive: Ky është Viktor Petrushevski për të cilin Sheholli ndërmjetësoi takim me zyrtarin e BIA-s për planin e radikalizimit fetar të Kosovës

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë