Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Halil Thaçi, thotë se zgjedhje nuk do të ketë deri në afatin e caktuar me ligj, pasi që opozita nuk është e gatshme për zgjedhje.
Thaçi në një intervistë për GazetaBlic, shprehet i bindur se LVV do të arrijë diku rreth 60% në zgjedhjet e ardhshme.
Tutje, ai thotë se sikur t’ua lejonte ligji, opozita nuk do dëshironte zgjedhje deri në vitin 2027 pasi që ata e dinë mirë epilogun e zgjedhjeve.
“Zgjedhje nuk do të ketë deri në afatin e caktuar me ligj sepse opozita nuk është e gatshme për zgjedhje. Krejt këto fjalë janë fjalë boshe që i thotë opozita, ne kishim rastin kur kryeminsitri ju kërkoj që ta shpallin datën e zgjedhjeve nëse ata dojnë, por ata nuk ishin të gatshëm. Sikur tua lejonte ligji ata deri me 2027 nuk do të dëshironin të ndodhnin zgjedhjet sepse e dinë mirë epilogun e zgjedhjeve, LVV bashkë me aletatët e saj listën Guxo dhe altërnativën do ta korrin një sukses të ri në zgjedhjet që do të vijnë. Unë mendoj që afër 60% do të jetë LVV në zgjedhjet e ardhshme”, përfundoi Thaçi për GazetaBlic.












