Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pasi Gjykata Speciale ka vendosur sot që t’ia vazhdojë Hashim Thaçit paraburgimin për rastin e dytë ku akuzohet për ndërhyrje në drejtësi.
Behrami thotë se ky veprim është i “poshtër” meqë po bëhet në ditën e protestës që do të organizohet sot.
“Paramendoni sa të poshtër janë. Në ditën e protestës masive, Gjykata Speciale provokon, në të njëjtën ditë, me vazhdimin e paraburgimit. Një motiv më shumë për ta mbushur sot sheshin. Ejani në ora 16:00!”, ka shkruar Behrami.











