Milani ka mposhtur Interin me rezultat 3-2 në derbin e Madodninës.
Kuqezinjtë zhvilluan një nga ndeshjet më të mira nën drejtimin e Piolit, shkruan Indeksonline.
Inter kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Brozovic në minutën e 21-të.
Ky gol e ngjalli dëshirën e Milanit për të shënuar dhe barazuan në minutën e 28-të me golin e Rafael Leaos.
Në minutën e 54-të, Olivier Giroud shënoi golin e dytë për Milanin dhe kali për herë të parë kuqezonjtë në epërsi.
Gjashtë minuta më vonë, Leao realizoi golin e tretë ër Milanin dhe të dytin personal.
Ndeshja u rihap në minutën e 67-të me golin e shënuar nga Dzeko, por kjo ishte e tëra cfarë mund të bënin zikaltërit.
Me këtë fitore, Milani është në krye të tabelës me 11 pikë, një më shumë se Roma e Atalanta që kanë nga një lojë më pak të zhvilluar.
Juventus e Inter mbeten me nga 9 pikë pas pesë javësh.