Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Diaspora dërgoi 7.16 miliardë euro në Kosovë: Shumica për konsum e banesa, vetëm 2% për prodhim

20/11/2026 - 14:41
në Lajme
A A
Tri komuna në vend rrezikojnë të mos kenë rritje të buxhetit për vitin 2025
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka ngritur shqetësimin për mënyrën se si po shfrytëzohet kapitali i diasporës, duke vlerësuar se vetëm një pjesë e vogël e remitancave po orientohet drejt biznesit, industrisë dhe prodhimit vendor.Sipas një studimi dhe vlerësimi të AKB-së, gjatë periudhës 2021 – qershor 2026, Kosova ka pranuar gjithsej rreth 7.16 miliardë euro remitanca nga diaspora.

Megjithatë, sipas kësaj organizate, rreth 80 për qind e këtij kapitali orientohet në konsum të përditshëm, patundshmëri dhe ndërtim, ndërsa vetëm 2 për qind në biznes, industri dhe prodhim. Pjesa tjetër, rreth 18 për qind, shkon në destinime të tjera.Nëse kjo strukturë orientimi zbatohet në mënyrë ilustruese mbi shumën e përgjithshme të remitancave, atëherë rreth 5.73 miliardë euro janë orientuar në konsum, patundshmëri dhe ndërtim, ndërsa vetëm rreth 143 milionë euro në biznes dhe prodhim.

Sipas të dhënave të prezantuara nga AKB-ja, remitancat kanë shënuar rritje ndër vite. Në vitin 2021, Kosova pranoi 1.15 miliardë euro, në vitin 2022 rreth 1.22 miliardë, në vitin 2023 rreth 1.33 miliardë, ndërsa në vitin 2024 rreth 1.35 miliardë euro.Në vitin 2025, remitancat arritën në 1.4 miliardë euro, ndërsa vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026 u pranuan rreth 690.7 milionë euro.

AKB vlerëson se, pavarësisht këtij potenciali financiar, kapitali i diasporës nuk po shfrytëzohet mjaftueshëm për krijimin e ndërmarrjeve prodhuese, hapjen e fabrikave, zhvillimin e industrisë dhe rritjen e eksporteve.Kjo organizatë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës hartimin e një strategjie të veçantë për orientimin e investimeve të diasporës drejt industrisë, prodhimit vendor, teknologjisë dhe eksportit.

Sipas kryetarit të AKB-së, Agim Shahini, institucionet duhet të krijojnë kushte më të favorshme për investime, përfshirë sigurinë juridike, lehtësirat fiskale dhe politika konkrete për mbështetjen e bizneseve.Në fund, Shahini ka theksuar se Kosovës nuk i duhen vetëm remitanca për konsum, por investime që krijojnë fabrika, vende pune dhe rrisin eksportin.

JU REKOMANDOJMË

Haziri: Ndasia e 31 janarit po i kushton LDK-së, pasojat u reflektuan edhe në zgjedhjet e 7 qershorit

Haziri: Presim nga Trump të rikonfirmojë marrëveshjen e 3 shtatorit që Kurti e anashkaloi
20/11/2026 - 14:02

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë me dije se kjo parti po i vuan pasojat e Kuvendit të 31 janarit, ku nuk kaloi mocioni për shkarkimin e...

Më shumëDetails

“Më mirë të anulohen lojërat sesa të shohin mbeturinat”, Rama i përgjigjet qytetarit: Nuk i shohin se s’ka rrymë

Lëshuan sallën pasi konstatuan se plani zhvillimor ka të meta, Rama u reagon VV’së dhe PDK’së
20/11/2026 - 13:50

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka zgjedhur sarkazmën për t’iu përgjigjur një qytetari që e kritikoi për situatën me mbeturinat në kryeqytet.Në një postim të tij në Facebook...

Më shumëDetails

Vrasja në parkingun e Suharekës, Gjykata zbulon se si u qëllua viktima para bashkëshortes dhe vajzës së mitur

Vrasja në parkingun e Suharekës, Gjykata zbulon se si u qëllua viktima para bashkëshortes dhe vajzës së mitur
20/11/2026 - 12:52

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Rrahman Hotit, i dyshuar për vrasjen e rëndë që ndodhi më 18 nëntor në parkingun e një qendre...

Më shumëDetails

Hoti nuk e përjashton garën për kreun e LDK-së: Partisë i duhet lidership i ri pas rezultateve të dobëta zgjedhore

Reduktimet e energjisë, Hoti drejtuar Qeverisë: Propagandues dhe të paaftë
20/11/2026 - 12:30

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, nuk e përjashton mundësinë e kandidimit për kryetar të kësaj partie në zgjedhjet e brendshme që pritet të mbahen...

Më shumëDetails

Kosova vendi i pestë më i sigurt në rajon në bazë të nje raporti – Kurti: Siguria është gurthemeli i një shoqërie që përparon

Lirim Mehmetaj publikon letrën ku Qeveria e Kosovës i zotohet KFOR-it që nuk e çon ushtrinë në Veri
20/11/2026 - 12:27

Kryeministri Kurti ka mirëpritur raportin e fundit të Sigurisë 2026 duke e cilësuar sigurinë si shumë të rëndësishme për një shoqëri që përparon. Në një postim në rrjetet...

Më shumëDetails

Erërat e forta shkaktojnë dëme në Ferizaj, Aliu kërkon mbështetjen e qeverisë

Erërat e forta shkaktojnë dëme në Ferizaj, Aliu kërkon mbështetjen e qeverisë
20/11/2026 - 12:15

Erërat e fuqishme që përfshinë Ferizajn gjatë mbrëmjes së kaluar kanë shkaktuar dëme në disa objekte shkollore e sportive, hapësira publike, biznese dhe ekonomi familjare.Për këtë ka reaguar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dizajnerja me famë botërore Albina Dyla nuk i paguan punëtorët, nevojitet ndërhyrja e Inspektoratit që t’ua “qet” rrogat (Video)

    Dizajnerja me famë botërore Albina Dyla nuk i paguan punëtorët, nevojitet ndërhyrja e Inspektoratit që t’ua “qet” rrogat (Video)

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Rrezikuan punëtorët duke punuar pa skele në katin e 8-të, Inspektorati ndal punimet në objektin e United Group Investment në Skenderaj

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Policia me operacion: 15 lokale të mbyllura, 8 persona të arrestuar dhe 285 persona të kontrolluar

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ish-këshilltari i Donika Gërvallës ia mësyen pozitës së Avokatit të Popullit

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Njësia amerikane US Marshals zbarkoi në aeroportin e Prishtinës për ekstradimin e nipit të Haxhi Avdylit – Ja për çfarë krime kibernetike dyshohet ai!

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë