Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hoti nuk e përjashton garën për kreun e LDK-së: Partisë i duhet lidership i ri pas rezultateve të dobëta zgjedhore

20/11/2026 - 12:30
në Lajme
A A
Reduktimet e energjisë, Hoti drejtuar Qeverisë: Propagandues dhe të paaftë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, nuk e përjashton mundësinë e kandidimit për kryetar të kësaj partie në zgjedhjet e brendshme që pritet të mbahen vitin e ardhshëm.

Në një intervistë për KosovaPress, Hoti ka kritikuar lidershipin aktual të LDK-së, duke theksuar nevojën për ndryshime në udhëheqjen e partisë pas rezultateve të dobëta në tri procese zgjedhore gjatë dy viteve të fundit.

Ai vlerëson se LDK-së i nevojitet një lidership i ri, i cili do ta ristrukturonte partinë dhe do t’i jepte energji të re për t’u rikthyer si forcë konkurruese në skenën politike.

“Është Arbeni dhe disa të tjerë, dhe dy të tjerë që e kanë bërë publike interesimin e tyre për të garuar për kreun e LDK-së. Ne i kemi zgjedhjet vitin e ardhshëm në LDK. Në këtë moment që po flasim nuk mund të pohoj as nuk mund të mohoj kandidaturën time për kreun e LDK-së. Atë që shpresoj edhe që unë personalisht do të angazhohem është që të organizohen zgjedhje sipas statutit të LDK-së. Zgjedhje që janë plotësisht transparente, ku të gjithë anëtarët e LDK-së e kanë mundësinë, i dinë datat kur mbahen kuvendet nëpër nëndegë edhe nëpër degë, regjistrohen, pra ju jepet mundësia që të shprehin vullnetin e vet. Dhe zgjedhje që janë konkurrente, pra me disa kandidatë ku eventualisht arrijmë në një pajtueshmëri rreth një kandidati që na çon përpara. Një gjë është e qartë që kështu si jemi nuk mund të vazhdojmë. LDK-së i duhet një lidership i ri për ta ristrukturuar LDK-në, për t’i dhënë gjallëri LDK-së, për ta kthyer aty ku ka vend”, tha Hoti.

Hoti ka theksuar se do të angazhohet për organizimin e zgjedhjeve të brendshme në përputhje me statutin e LDK-së, duke kërkuar një proces transparent dhe konkurrues, ku të gjithë anëtarëve do t’u mundësohet të shprehin vullnetin e tyre.

Sipas tij, lidershipi aktual ka pasur kohë të mjaftueshme për ta riorganizuar partinë, për të ndërtuar një strategji opozitare dhe për të krijuar ekipet e nevojshme për rikthimin e LDK-së, por rezultatet zgjedhore kanë dëshmuar se këto synime nuk janë arritur.

Ai ka vlerësuar se pas tri proceseve zgjedhore me rezultate të dobëta, LDK-ja ka nevojë për një riorganizim të plotë të ekipit udhëheqës.

“Unë do të angazhohem gjerësisht për të siguruar proces zgjedhor, siç e përmenda, të rregullt, të transparent dhe konkurrent. I mungon lidershipi që i sjell fitore LDK-së. Kjo i mungon dhe prandaj ne duhet të gjithë të angazhohemi. Secili që ka vullnet të mirë duhet të angazhohet që të sigurojmë një proces konkurrent dhe transparent të zgjedhjeve dhe jam i sigurt që nëse ne e garantojmë një proces të tillë, ky proces do ta nxjerrë në krye të LDK-së personin që mund ta çojë LDK-në përpara. Dhe unë do të kontribuoj në këtë proces… Ajo që po them është që kemi kaluar në tre procese zgjedhore si Lidhje Demokratike e Kosovës në dy vitet e fundit, në të cilat rezultatin e kemi pasur jashtëzakonisht të dobët. Edhe atë pas katër viteve të qëndrimit në opozitë. Pra atë që po tentoj të them është që lidershipi aktual e ka pasur një mandat të plotë për ta organizuar partinë, për të ndërtuar strategjinë opozitare, për të ndërtuar strategjinë e fushatës, për të ndërtuar ekipet e nevojshme për të ndërtuar vizionin e vet edhe ekipin për realizimin e atij vizioni, por fatkeqësisht rezultatet për LDK-në janë këto që janë, tani jemi sërish në opozitë. Tash na duhet një energji komplet e re dhe na duhet një riorganizim i plotë i ekipit udhëheqës të LDK-së”, nënvizoi ai.

JU REKOMANDOJMË

Kosova vendi i pestë më i sigurt në rajon në bazë të nje raporti – Kurti: Siguria është gurthemeli i një shoqërie që përparon

Lirim Mehmetaj publikon letrën ku Qeveria e Kosovës i zotohet KFOR-it që nuk e çon ushtrinë në Veri
20/11/2026 - 12:27

Kryeministri Kurti ka mirëpritur raportin e fundit të Sigurisë 2026 duke e cilësuar sigurinë si shumë të rëndësishme për një shoqëri që përparon. Në një postim në rrjetet...

Më shumëDetails

Erërat e forta shkaktojnë dëme në Ferizaj, Aliu kërkon mbështetjen e qeverisë

Erërat e forta shkaktojnë dëme në Ferizaj, Aliu kërkon mbështetjen e qeverisë
20/11/2026 - 12:15

Erërat e fuqishme që përfshinë Ferizajn gjatë mbrëmjes së kaluar kanë shkaktuar dëme në disa objekte shkollore e sportive, hapësira publike, biznese dhe ekonomi familjare.Për këtë ka reaguar...

Më shumëDetails

Raportuesja e OKB-së: Po e ndjek me vëmendje debatin në Kuvend për Gjykatën Speciale

Raportuesja e OKB-së: Po e ndjek me vëmendje debatin në Kuvend për Gjykatën Speciale
20/11/2026 - 11:39

Raportuesja Speciale e Kombeve të Bashkuara për pavarësinë e gjyqtarëve dhe avokatëve, Margaret Satterthwaite, ka shkruar në profilin e saj zyrtar në “X” duke thënë se është duke...

Më shumëDetails

Drejtoresha për Mirëqenie Sociale flet për takimin me Arlinda Zekajn: Më kërkoi takim pas paraqitjes së rastit në polici

Drejtoresha për Mirëqenie Sociale flet për takimin me Arlinda Zekajn: Më kërkoi takim pas paraqitjes së rastit në polici
20/11/2026 - 11:34

Drejtoresha për Mirëqenie Sociale në Komunën e Pejës, Albulena Mujaj-Bajraktaraj, ka deklaruar se nuk ka pasur përgjegjësi të drejtpërdrejtë në trajtimin e rasteve të dhunës, përfshirë rastin e...

Më shumëDetails

Kurti mbrëmë në Kuvend: Kosovarët jetojnë më mirë si qytetarë të Republikës sesa si banorë të komunave

“Kosova, më e madhe se kryeministri”, Maliqi – Kurtit: Ndaje pushtetin ose lësho postin
20/11/2026 - 11:33

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në Kuvendin e Kosovës për migrimin, duke thënë se, sipas bindjes së tij, dy prej shkaqeve kryesore që po i shtyjnë...

Më shumëDetails

Miratimi i masave emergjente me energji, Bajrami: Nga sot reduktimet e rrymës lejohen edhe me vendim te Kuvendit

Bajrami për deklaratën e Kurtit: Sfidoi hapur Prokurorinë Speciale, ëndërron të bëhet kryeprokuror t’i mbrojë miqtë e zënë në flagrancë
20/11/2026 - 10:36

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka komentuar vendimin e mbrëmshëm të Kuvendit të Kosovës për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në sektorin e energjisë. Ajo ka bërë me...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dizajnerja me famë botërore Albina Dyla nuk i paguan punëtorët, nevojitet ndërhyrja e Inspektoratit që t’ua “qet” rrogat (Video)

    Dizajnerja me famë botërore Albina Dyla nuk i paguan punëtorët, nevojitet ndërhyrja e Inspektoratit që t’ua “qet” rrogat (Video)

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Rrezikuan punëtorët duke punuar pa skele në katin e 8-të, Inspektorati ndal punimet në objektin e United Group Investment në Skenderaj

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Policia me operacion: 15 lokale të mbyllura, 8 persona të arrestuar dhe 285 persona të kontrolluar

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ish-këshilltari i Donika Gërvallës ia mësyen pozitës së Avokatit të Popullit

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Njësia amerikane US Marshals zbarkoi në aeroportin e Prishtinës për ekstradimin e nipit të Haxhi Avdylit – Ja për çfarë krime kibernetike dyshohet ai!

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë