Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone është pyetur lidhje me yllin portugez, Cristiano Ronaldo.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Manchester United.
Një nga destinacionet e mundshme për portugezin shihet të jetë edhe ‘Metropolitano’. Por, Diego Simeone sikur ka hedhur poshtë një mundësi të tillë.
“Ronaldo është një ikonë e Real Madrid. Nuk do të mund ta paramendoja Martin Palermo apo Juan Riquelme të luante për River Plate, apo Ariel Ortega te Boca Juniors”, ka thënë Simeone, transmeton lajmi.net.
“Kjo është shumë e qartë”, shtoi ai.
Ronaldo lidhej me një largim të mundshëm nga United edhe gjatë verës. Pakënaqësia e tij duket se nuk është zbehur. Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë marrëveshje për të gjatë merkatos së janarit.