Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dimal Basha bashkëfajtor për shkrimin anti UÇK – Deklarata e Vankuverit: Autorët japin pëlqimin final para publikimit

30/08/2025 - 12:33
në Opinione
A A
Kryetari i kuvendit, Dimal Basha mban sot konferencë për media nga ora 10:00
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Abit Hoxha

Integriteti akademik është  çështje që kërkon debat të thellë dhe përkrahje institucionale që të instalohet si kulturë veprimi në mes të kolegëve akademik në Kosovë. Kosova ka parë skandale të shumta në këtë aspekt, me doktoratura dhe magjistratura fiktive, të plagjiarizuara, dhe të një cilësie të dyshuar. Kohën e fundit kemi parë «publikime shkencore» të cilat kanë krijuar reagime në media e për të cilat duhet të zhvillohet një diskutim më i thellë institucional.

Skandali i fundit  që kornizon Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si një organizatë e financuar nga bota e krimit dhe trafikimit me narkotikë është autorësuar nga Jana Arsovska dhe Dimal Basha. Publikimi në fjalë, ka citime të pa-referuara apo qëllimisht të keq-referuara për të ushqyer një narracion specifik. Për shembull, nën kaptinën për diasporat dhe lidhjet kriminale e politike, autorët pretendojnë pa ndonjë burim se gjatë fundviteve 1990, shqiptarët etnikë u fajësuan për trafikimin e midis shtatëdhjetë dhe nëntëdhjetë përqind të heroinës që hynte në Zvicër.

Më tutje i njëjti paragraf vazhdon me tri burime për fjalinë se ´UÇK-së I janë dashur burime alternative të financimit´ dhe mbyll citimin për të vazhduar me argumentin se “Sipas rasteve të hetuara, fondet për UÇK-në vinin nga shqiptarë të zakonshëm në diasporë, si edhe nga trafikantë droge që vepronin në gjithë Evropën Perëndimore dhe SHBA.” I njëjti pretendim nuk bazohet në asnjë burim informacioni por referohet “rasteve të hetuara” pa specifikuar se cilat janë këto raste. Paragrafi në fjalë rrjedhë nga një ligjërim anti-UÇK i cili bazohet tek një libër poashtu kontravers i autorit Nick Ridley.

Më tutje, i njëjti paragraf pretendon se “Mbështetja e tyre (UÇK/ v.j) nuk kufizohej vetëm te paratë, por trafikantët e drogës dërgonin gjithashtu njerëz të armatosur për të luftuar krah për krah me UÇK-në dhe blinin armë në emër të saj.” Fjalinë e fundit, autorët e referojnë me fusnotë dhe drejtojnë lexuesin te rastet e gjykimit të P. Dobroshi (1997) dhe rastin në gjykatën italiane për A. Gashi (1998) të cituara nga Ridley (2012), dhe drejton lexuesin te referenca te Boyes dhe Ëright (1999), referencë që sipas citimit është konsultuar në vitin 2013 por tani është vegëz joaktive.

Ndërsa referenca Ridley dërgon tek një libër që i’u referohet disa burimeve të kontestuara si: Vesti, Beograd 1997; AFP, Mars 1999 (pa ndonjë vegëz) dhe Lidove Noviny, Mars 1999; tre burime konfidenciale nga zyrtarë policor gjerman, dhe nga njësia për analiza e Europol-it. Referenca tjetër vjen nga Michael Chossudovski, artikulli i të cilit është publikuar në ueb-faqen propagandistike anti-shqiptare: Kosovo(.)net. Ndërsa referenca tjetër është një opinion nga Jerry Seper (KLA rebels train in terrorist camps), opinion që është fshirë nga Ëashington Times por që mund të gjendet në ueb-faqen Slobodan-Milosevic(.)org.

Për të vazhduar më tutje, botimi me autorët Jasovska & Basha gjithashtu citojnë se “lidhja midis UÇK-së dhe krimit të organizuar është e vështirë të matet, ekzistojnë raste gjyqësore të njohura nga Gjermania, Italia, Belgjika dhe Republika Çeke, të cilat sugjerojnë fuqimisht një lidhje midis trafikantëve të drogës dhe UÇK-së (Jonsson, 2013).” Kjo referenca e fundit dërgon tek një kapitull libri nga po i njëjti autor i cili falsifikon referencën gjoja se flet për rastet gjyqësore ndërsa ai flet për modelin e lidhjes së krimit të organizuar me drogën pa i përmendur  Kosovën në kontekstin në fjalë e as rastet që përmenden në punimin e Jasovskës e Bashës.

Paragrafi në fjalë, krijon idenë e citimit të burimeve shkencore përderisa fshehë burimin e vërtetë të informacionit i cili vjen nga burime propagandistike e jo-kredibile për referim në hulumtim shkencor, si ueb-faqja Slobodan-Milosevic dhe Kosovo(.)org. Një kaskadim i tillë i përdorimit të burimeve si të vërteta përderisa është lehtësisht e verifikueshme është keqpërdorim profesional.

Në botën e publikimeve shkencore, recensionet shkencore apo vlerësimet nga kolegët (peer revieë) janë mekanizëm i sofistikuar për sigurimin e cilësisë dhe integritetit akademik. Zakonisht, vlerësimet nga kolegët janë shumë diskrete (blind peer revieë) dhe të duplifikuara (double blind peer revieë). E gjithë kjo, bëhet për të siguruar se autorët u qëndrojnë besnik kodeve të etikës, por edhe rregullave të shkrimit akademik.

Shpesh, në këtë kontekst ka konflikte edhe mes autorësh për autorësinë e punimeve shkencore dhe ndarjen se kush çka ka kontribuar në publikim.

Përgjatë viteve 60ta dhe 70ta, edhe bota kishte problemet met ë cilat Kosova tani po përballet. Në vitin 1978, në Vancouver të Kanadës, u mblodhën disa redaktor të revistave shkencore për të krijuar disa udhëzime të përbashkëta rreth artikujve në fushën e mjekësisë. Tani, Deklarata e Vancouver u adaptua edhe në fusha tjera. Emri zyrtar është ICMJE (International Committee of Medical Journal Editors) dhe përditësimi I fundit ka ndodhur në vitin 2021.

Sipas kësaj deklarate, autorët duhet të deklarojnë qartë kontributin e tyre por përgjegjësia është kolektive edhe pse, një autor mund të caktohet si autor correspondent I cili komunikon me revistat apo të interesuarit për punimin shkencor.

Mësimi më I rëndësishëm I Deklaratës së Vancouver është se të gjithë autorët duhet të japin pëlqimin për versionin final të publikimit. Pjesët tjera të rëndësishme janë edhe përcaktimi se kush mund të jetë autor dhe bashkëautor. Pra, autor është vetëm ai që ka menduar idenë, ka dizajnuar metodologjinë ose ka analizuar të dhënat. Autori duhet të ketë shkruar pjesë të artikullit ose të ketë rishkruar me komente thelbësore.

Gjithashtu, organizata Komitetet Kombëtare për Etikën në Kërkim (bazuar në Norvegji), përcakton se “përgjegjësia për etikën kërkimore ndahet ndërmjet studiuesve, institucioneve kërkimore dhe aktorëve të tjerë, siç janë financuesit, klientët dhe bashkëpunëtorët e jashtëm. Studiuesit janë përgjegjës për t’u siguruar që kërkimi në të cilin ata marrin pjesë të zhvillohet në përputhje me normat e njohura të etikës kërkimore”

Njëkohësisht, Deklarata e Montrealit mbi Integritetin Kërkimor në Bashkëpunimet Kërkimore Ndërkufitare definon se “Partnerët bashkëpunues duhet të marrin përgjegjësi të përbashkët për besueshmërinë e kërkimit bashkëpunues në tërësi dhe përgjegjësi individuale për besueshmërinë e kontributeve të tyre.”

Ka dy konkluza nga I tëre ky diskutim më lartë rreth punës dhe integritetit akademik në rastin e publikimit “Globalizimi i Ballkanit Perëndimor: Krimi Transnacional, Islami Fundamentalist dhe Aleancat e Padenja” nga Basha & Janovska.

Konkluza e parë është se bashkautorësia sado kontraversiale ka dështuar ta trajtoj temën me interes shkencor por ka vepruar duke anuar në një narracion kryesisht të bazuar në shkrime dhe punë propaganidistike me qëllime politike dhe jo-shkencore. Kjo e bën bashkëpërgjegjës autorin e dytë për shtrimin e narrativave anti-shqiptare dhe anti-UÇK si pjesë e një fushate të ligë dhe joetike.

Konkluza e dytë është se bashkautorësia është bërë në mënyrë sharlatane dhe nuk është hulumtuar sa duhet për të shtjerrë literaturën, angazhuar me kritikë e analizë të burimeve të literaturës apo verifikuar se nga vijnë informatat për cilësimet që I bëhen UÇK-së. Mjafton një kërkim në secilën platformë të hapur për të verifikuar këto burime dhe gjetur vegzat e ueb faqeve për Milosheviqin. Kjo praktikë reflekton përtacinë dhe mungesën e etikës e integritetit në punë.

Të dy konkluzat janë gabime të pafalshme për një funksionar të lartë të institucioneve publike në Kosovë.

“Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull i përkasin vetëm autorit dhe nuk përfaqësojnë qëndrimet e asnjë institucioni apo organizate.”

JU REKOMANDOJMË

Miti i 80 votave: Pse nuk mund ta zhbëjmë kështu Gjykatën Speciale?

Miti i 80 votave: Pse nuk mund ta zhbëjmë kështu Gjykatën Speciale?
15/10/2026 - 14:59

Shkruan: Arianit Koci Kuvendi voton tërheqjen nga marrëveshja. BE-ja e kundërshton. Dhomat e Specializuara, të njohura si Gjykata Speciale, vazhdojnë punën. Të burgosurit mbeten në qeli. Arrestimet mund...

Më shumëDetails

Pse lëshoi pe Kurti?

Maliqi: Dialogu Kosovë – Serbi është “ngrirë”, por do të “shkrihet” së shpejti
12/10/2026 - 14:15

Ajo çka e ka brengosur posaçërisht Kurtin ka qenë zgjimi dhe angazhimi i brezit më të ri të votueseve në përkrahje të “Liria ka emër”, brohoritjet “UÇK! UÇK!”...

Më shumëDetails

Autokratët “demokratë”, Noli e dinte

Autokratët “demokratë”, Noli e dinte
10/10/2026 - 22:17

Sot, autokratët, janë kudo “normalë”. Ata të Ballkanit i sheh rëndom në takime me zyrtarët evropianë, ku raportojnë për ecurinë pozitive të Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë...

Më shumëDetails

Bardhyl Mahmuti: Vetëm të bashkuar mund të dalim fitimtarë!

Bardhyl Mahmuti: Vetëm të bashkuar mund të dalim fitimtarë!
08/10/2026 - 10:14

Shkruan Bardhyl Mahmuti Më 28 shtatorit 2026, 99 deputetë të Kuvendit të Kosovës miratuan deklaratën e përbashkët përmes së cilës shprehën qëndrimin e qartë se asnjë aktgjykim nuk...

Më shumëDetails

Tani Kosova duhet të synojë bashkimin me Shqipërinë

Tani Kosova duhet të synojë bashkimin me Shqipërinë
02/10/2026 - 15:30

Pas vendimit të Hagës, që preku në thelb një prej shtyllave mbi të cilat u ndërtua shteti i Kosovës, dhe pas viteve të bllokimit ndërkombëtar, sanksioneve pas Banjskës...

Më shumëDetails

EULEX-i nuk na njeh si shtet, por e mbështet Gjykatën që gjykon në emër të popullit tonë

Koci për ngërçin politik: Fajin e ka edhe Gjykata Kushtetuese – do ta vazhdojë protestën (VIDEO)
29/09/2026 - 15:02

Shkruan: Arianit Koci Zyrtarisht, EULEX-i është neutral ndaj statusit të Kosovës dhe vepron në kuadër të Rezolutës 1244. Në praktikë, nuk e afirmon Republikën e Kosovës si shtet....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në “Uromedica” e Tomë Komanit: Zbulohet se ofronte ESWL (thyerjen e gurëve në veshka) pa licencim – Inspektorati ia ndaloi shërbimin

    Skandal në “Uromedica” e Tomë Komanit: Zbulohet se ofronte ESWL (thyerjen e gurëve në veshka) pa licencim – Inspektorati ia ndaloi shërbimin

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Gjetje skandaloze në “Diagnostika Lab”: Shërbime laboratorike pa staf të licencuar – Inspektorati ndalon disa shërbime shëndetësore (Dokument)

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Qytetari me fotografi të Kurtit në telefon i kërkon ndihmë, Time Kadriaj tregon si iu përgjigj

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Daut Haradinaj thotë se një bashkëpunëtor i Serbisë u takua në Dubai: “E di që AKI-ja po e ndjek”

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë