Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Dora e Munishit”, “El Profesore” ia mësyn Evropës me Dukagjinin

11/11/2024 - 20:27
në Sport
A A
“Dora e Munishit”, “El Profesore” ia mësyn Evropës me Dukagjinin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kur Ismet Munishi bëhet pjesë e Superligës, liga elitare e futbollit kosovar ka më shumë hijeshi, adrenalinë, emocion e rivalitet.

Trajneri karizmatik njihet për sharmin dhe shijen që ia jep Superligës dhe këtë e thotë shumëkush.

Munishi vendosi t’i kthehet zejes së trajnerit gjatë verës që shkoi pas një pauze që e bëri dhe “dora” e tij u ndie shpejt.

Ish-futbollisti i njohur kosovar e shtoi entuziazmin në Klinë derisa u zbulua emri i tij si timonier i ri i ekipit, disa muaj më parë.

Dhe, ai po e ekzalton çdo ditë e më shumë këtë Komunë me frymën dhe mentalitetin ofanziv e fitimtar që e ka përçuar aty.

“El Profesore”, siç e thërrasin disa, e ka gjetur “shkopin magjik” në xhirot e fundit pas një starti të sezonit larg pritshmërive.

Në pesë ndeshjet e fundit, Dukagjini, skuadër të cilën e drejton ai, është njëri prej ekipeve më në formë në elite me 3 fitore e 2 barazime.

“Luanët” e Munishit po marrin me vete çkado që po iu del përpara.

Shpirtin e tyre luftarak e shfaqën edhe në fundjavën që shkoi duke regjistruar fitore dramatike dhe për mbamendje ndaj Feronikelit ’74, ndonëse ishin me dy lojtarë më pak në fushë.

E krejt kjo seri për duartrokitje dhe situatë aktuale i ka rritur apetitet dhe pritshmëritë në Klinë.

Në një bisedë me “Gazetën Express”, Munishi nuk e fsheh objektivin e përbashkët të tij me kryesinë e me lojtarët për ta nxjerrë ekipin nga “18 Qershori” përsëri në Evropë.

“Ne nuk e kemi pasur një objektiv të qartë në fillim të sezonit, por ta them të drejtën dëshira ime dhe e lojtarëve është që ne të luftojmë për garat evropiane. Do të luftojmë me shumë fanatizëm deri në fund”, shprehet fillimisht Munishi.

Por, ai nuk e harron assesi periudhën e vështirë nëpër të cilën kaloi Dukagjini para se të shihte dritë.

Durimi dhe qetësia ishin “kod zhbllokues” për ekipin gjelbër e bardhë.

“Është e vërtetë që e kemi pasur një fillim jo të mirë. Jo që nuk kemi merituar më shumë, por thjesht i kemi pasur disa gabime individuale, të cilat me kohën i kemi përmirësuar dhe në vazhdimësi kanë rezultuar të suksesshme. Si klub jemi në qetësi të madhe, edhe kur nuk kemi pasur rezultate kemi pasur shumë qetësi. E kam pasur në çdo moment përkrahjen e të gjithë qytetit, e kam pasur përkrahjen e drejtuesve të klubit”, nënvizoi tutje ai.

E tash të gjithë e kanë lënë prapa krahëve atë periudhë dhe po e shijojnë bashkërisht momentin “po”.

“Më vjen mirë që ka reaguar skuadra në mënyrën më fantastike të mundshme në këto ndeshjet e fundit dhe e kemi treguar fytyrën tonë të vërtetë. Besoj se ne mundemi edhe më shumë.”

Edhe pse shumëkush e sheh atë si “magjistarin” e Dukagjinit, si gjithherë ai i lartëson lojtarët e tij, të cilëve ua jep kreditet e merituara për këtë ecuri pozitive.

“Ne kemi merituar më shumë pikë edhe në xhirot e kaluara, por ndodhi si ndodhi. Është mirë që jemi kthyer në mënyrë fantastike. Mund të them që kam grup fantastik të lojtarëve. Po ashtu, edhe lojtarët kanë karakter shumë të fortë dhe në kohën vendimtare kanë treguar karakter fantastik, sidomos në ndeshjen e fundit, të cilën e kemi fituar me tetë lojtarë. Presim rezultate shumë të mira në të ardhmen.”

Krahas lojtarëve, natyrisht nuk e harron as kryesinë e klubit, e cila i ka qëndruar gjithmonë prapa, në të mirë e në të keq, me besim total, pa e menduar asnjëherë ndarjen e parakohshme.

“Atmosfera është fantastike në ekip, e kam një president që ka më së shumti përvojë prej të gjithë presidentëve në Superligë, i njeh rrethanat shumë mirë. E kam një drejtor sportiv, Korab Desku, i cili është enciklopedi e futbollit dhe e njeh futbollin fantazi, në mënyrën më të mirë të mundshme. Bashkëpunojmë shumë mirë mes vete, besoj se do të bëjmë gjëra shumë të mëdha në të ardhmen të gjithë së bashku.”

E kur jemi tek talentët, “Dora e Munishit” është vërejtur gjithmonë.

Ai në emisionin “Favorit” në “T7” ishte zotuar se do të nxirrte përsëri lojtarë që do të luajnë në Kombëtare.

Dhe, duket se është në rrugë të duhur edhe këtë herë.

Mjafton t’ia lëshojmë një sy sensacionit të fundit të Superligës, Hekuran Berisha, i cili me atë që po e tregon, ka potencial të bëhet lojtar i madh.

E Munishi është i sigurt se kjo do të ndodhë.

“Juve si redaksi e sportit në ‘T7’ dhe si gazetarë të Expressit’ ju ftoj ta bëni një reportazh për Hekuran Berishën ekskluzivisht, do të jetë diçka historike sepse do të jetë një djalë që do t’i mbërrijë majat e futbollit evropian dhe është një djalë që ka potencial të jashtëzakonshëm në futboll. Deri këtu mund të themi se është më meritori për këto rezultate pozitive. Ka treguar jashtëzakonisht karakter, talent dhe forcë që në moshë të re, tash si 19 vjeçar, na ka ndihmuar shumë në arritjen e objektivave.”

Por, super-talenti Berisha s’është i vetmi pasi Munishi ka nuhatur talent dhe “brum” edhe tek disa lojtarë të tjerë që i ka në ekip.

“Ne kemi arrit që të qesim në pah talentë shumë të rinj dhe shumë të mirë. Përpos Hekuran Berishës janë edhe Dardan Morina dhe Erlis Xhemaili, të cilët kanë minutazh shumë të madh në formacion.”

Për pjesën e dytë të sezonit, Munishi nuk mendon të bëjë ndryshime të mëdha.

Ai do t’i presë krahëhapur të rikthyerit nga lëndimi, ndërsa do ta pasurojë ekipin me “diamantë” të rinj.

“Jemi në kërkim dhe në janar do të transferojmë ekskluzivisht talentë të rinj që kanë potencial shumë të madh sepse baza dhe boshti i ekipit është i gatshëm, sidomos kur të rikthehen edhe lojtarët e lënduar siç është Besir Iseni, Met Millaku, Egzon Sinani, të cilët janë forcë shumë e madhe për ne.”

Tash derisa Superliga do të pushojë dy javë për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve, Munishi s’do të ndalet kurrsesi.

Ai do të punojë pandërprerë për ta zhbllokuar formulën e mposhtjes së kundërshtarëve të radhës, për të dimëruar më pas i qetë dhe për ta pritur një pranverë të madhe me “Hithat”… /Gazeta Express/

JU REKOMANDOJMË

Luan Krasniqi për Hrgoviq-Itauma: Kampionët nuk lindin vetëm në ring, por edhe përmes karakterit

Luan Krasniqi për Hrgoviq-Itauma: Kampionët nuk lindin vetëm në ring, por edhe përmes karakterit
31/08/2026 - 11:18

Legjenda e boksit shqiptar, Luan Krasniqi, ka reaguar pas përballjes së madhe në peshat e rënda mes Filip Hërgoviqit dhe Moses Itauma-s, duke e cilësuar atë si një...

Më shumëDetails

Reali i shënoi 4 gola, Mourinho: Bukuria është edhe mënyra se si mbrohemi

Mourinho “shpërthen” pas barazimit: Titulli i humbur, ka lojtarë që s’do t’i fus në lojë më…!
31/08/2026 - 11:17

José Mourinho, në stilin e tij, përcjell mesazhe sa herë që i jepet mundësia, përmes mediave, qoftë për lojtarët, tifozët apo skuadrat rivale. Pas fitores 4-0 ndaj Malagas,...

Më shumëDetails

Fofana duhet të zgjedhë: Galatasaray, dy klube franceze dhe një spanjoll pas tij

Fofana duhet të zgjedhë: Galatasaray, dy klube franceze dhe një spanjoll pas tij
31/08/2026 - 11:16

Youssouf Fofana është mesfushori që vitin e kaluar të gjithë te Milani e dëshironin, ndërsa tani francezi është në ikje e sipër. Ai nuk ka numër fanelle dhe...

Më shumëDetails

Jose Mourinho me futboll super sulmues, tjetër fitore në La Liga me Real Madridin

Jose Mourinho me futboll super sulmues, tjetër fitore në La Liga me Real Madridin
30/08/2026 - 19:10

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore të thellë 4:0 ndaj Malagas, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në La Liga. Golat për skuadrën e Jose...

Më shumëDetails

Kurti për suksesin e xhudistëve kosovarë: Pesë medalje, krenari për Kosovën

Kurti për suksesin e xhudistëve kosovarë: Pesë medalje, krenari për Kosovën
30/08/2026 - 16:44

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar ekipin kosovar të xhudos për suksesin e radhës në garat e zhvilluara në Taranto. Kurti ka vlerësuar punën, sakrificën...

Më shumëDetails

Gjilani – Dukagjini, mbyllet ndeshja me katër gola të shënuar

Gjilani – Dukagjini, mbyllet ndeshja me katër gola të shënuar
29/08/2026 - 21:31

Ka përfunduar në barazim 2-2 përballja mes Gjilanit dhe Dukagjinit, në një ndeshje interesante të zhvilluar nën dritën e reflektorëve. Gjilani kaloi i pari në epërsi me Morinën,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë