Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dosja e plotë: Mungesë të skeleve në katet 12 e 13 dhe shumë shkelje tjera, ja pse inspektorati i ndërpreu punimet Xani Invest Group në Mitrovicë

27/04/2026 - 17:05
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Dosja e plotë: Mungesë të skeleve në katet 12 e 13 dhe shumë shkelje tjera, ja pse inspektorati i ndërpreu punimet Xani Invest Group në Mitrovicë

Foto: Bahri Xani - pronar i Xani Invest Group

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas aksidenteve të shumta dhe vdekjeve në vendet e punës, Inspektorati Qendror i Punës prej 10 ditësh ka ndërmarrë aksion të jashtëzakonshëm inspektues në sektorët me rrezikshmëri të lartë, në të gjithë territorin e Kosovës, me fokus në sektorin e ndërtimarisë.

Në ditën e dytë të këtij aksioni, inspektorët e punës kishin kryer një inspektim në lagjjen Bair të Mitrovicës në vendpunishten e Xani Invest Group, ku po ndërtohet një kompleks banesor.

Veriu.info ka siguruar raportimin e inspektimit të inspektorëve të punës, i cili karakterizohet me shumë të gjetura, dhe vendimin e tyre për ndalim të përkohshëm të punimeve në vendpunishten e Xani Invest Group Sh.P.K. me pronar Bahri Xani, ku punimet po i kryente kompania “Agel Company” Sh.P.K.

Gjatë këtij inspektimit me raport zyrtar është konstatuar se:

– Ashensorët ishin të hapur në katin e 8-të;

– Nuk janë të vendosur parmakët, që do të thotë janë të pambyllur për masa mbrojtëse;

– Skelet nga kati 12 dhe kati 13 nuk janë të vendosura, hapësirat përreth janë të hapura;

– Shkallët janë pa masa mbrojtëse, nuk janë të vendosur parmakët;

– Hapësira ku është i vendosur oxhaku është e hapur nga fillimi;

– Objekti është i papastruar dhe mungon organizimi;

Në këtë raport zyrtar ka edhe shumë të gjetura, të cilat për shkak të shkrimit të dobët është vështirë të lexohen qartazi.

Pas realizimit të inspektimit, inspektorët e punës me vendim i kanë ndaluar përkohësisht punimet kompanisë Xani Invest Group Sh.P.K., duke e urdhëruar të ndëmerr këto masa:

  • Vendosja e skeleve dhe mbyllja e vendeve të hapura në qoshet e skeleve;
  • Rrethimi i vendpunishtes;
  • Shenjëzimi;
  • Si dhe vërejtjet e përcaktuara me raportin zyrtar që i takojnë investitorit.

Ndryshe, ky aksion i Inspektoratit të Punës që po zhvillohet në gjithë Kosovën është ndërmarrë me iniciativë të Ministrit të Ministrisë së Punës, Andin Hoti, pas shtatë (7) vdekjeve në vend të punës që kanë ndodhur në Kosovë gjatë vitit 2026.

Foto: Bahri Xani – pronar i Xani Invest Group

Tags: Bahri XaniXani Invest Group

JU REKOMANDOJMË

Gjenerali amerikan Wikoff në Qeveri për takim me Kurtin, diskutohet situata e sigurisë dhe bashkëpunimi i Kosovës me NATO-n

Gjenerali amerikan Wikoff në Qeveri për takim me Kurtin, diskutohet situata e sigurisë dhe bashkëpunimi i Kosovës me NATO-n
28/07/2026 - 11:48

Gjenerali amerikan George Wikoff po qëndron në Kosovë. Ai sot është takuar në qeveri me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, me të cilin kanë diskutuar për...

Më shumëDetails

Dyshohet se falsifikuan dokumentet e veturave koreane, sekuestrohen pesë automjete në Vushtrri

Dyshohet se falsifikuan dokumentet e veturave koreane, sekuestrohen pesë automjete në Vushtrri
28/07/2026 - 11:21

Pesë automjete janë sekuestruar gjatë një aksioni të përbashkët të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Doganës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, pas dyshimeve për falsifikim të dokumenteve gjatë...

Më shumëDetails

Eksperti i rrjeteve sociale: Ka deputetë të Kuvendit që kanë faqe propagandistike

Eksperti i rrjeteve sociale: Ka deputetë të Kuvendit që kanë faqe propagandistike
28/07/2026 - 10:34

Eksperti i rrjeteve sociale Valon Kerolli, ka folur për aktivitetin e profilit shumë të komentuar “Lule Gjeli”, që ka alarmuar opinionin publik lidhur me përmbajtjen e postimeve duke...

Më shumëDetails

Këta janë dy serbët e arrestuar për krime lufte në Kosovë (Emrat)

Këta janë dy serbët e arrestuar për krime lufte në Kosovë (Emrat)
28/07/2026 - 10:31

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë. Sinjali raporton se të dyshuarit janë Momir Jakshiq (80...

Më shumëDetails

Haxhiu pret në takim admiralin Wikoff: Anëtarësimi në NATO mbetet synimi ynë strategjik

Haxhiu pret në takim admiralin Wikoff: Anëtarësimi në NATO mbetet synimi ynë strategjik
28/07/2026 - 10:30

Ushtruesja e detyrë së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu ka pritur në takim admiralin George M. Wikoff, Komandant i Komandës Aleate të Forcave të Përbashkëta në Napoli. Haxhiu,...

Më shumëDetails

SHBA-ja nis rishikimin e pranisë ushtarake në Evropë, Uashingtoni kërkon që NATO-ja të marrë më shumë përgjegjësi

SHBA-ja nis rishikimin e pranisë ushtarake në Evropë, Uashingtoni kërkon që NATO-ja të marrë më shumë përgjegjësi
28/07/2026 - 10:22

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur një rishikim të pranisë së tyre ushtarake në Evropë, në një lëvizje që synon të shtyjë aleatët evropianë të marrin një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • 10 mijë euro gjobë për gjetjet skandaloze në “Inna Dental Clinic”, inspektorët kërkuan asistencën e policisë pas kërcënimeve nga Dr. Fitim Xhoxhaj

    10 mijë euro gjobë për gjetjet skandaloze në “Inna Dental Clinic”, inspektorët kërkuan asistencën e policisë pas kërcënimeve nga Dr. Fitim Xhoxhaj

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • “Pa biokimist, pa mbikëqyrje, me analiza jashtë spitalit”: Inspektorati gjobit simbolikisht spitalin “Bahceci” për parregullsi të shumta

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Cili ishte postimi i parë i Lule Gjelit në Facebook? – tregon eksperti i rrjeteve sociale

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Distancohu Albin!”, Jupolli i bën thirrje publike Kurtit: Mos i le pshu**** me u fsheh mas emnit tand

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • “Zhduket” profili i famshëm fals Jona Çitaku pas denoncimit të “Lule Gjeli”

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë