Hans-Joachim Watzke, CEO i Borussia Dortmund, ka reaguar pas thashethemeve për transferimin potencial të Cristiano Ronaldos te klubi gjerman.
Ai deklaroi se e dëshiron Ronaldon të luajë në “Signal Iduna Park”, por nuk ka asnjë kontakt mes palëve.
“Unë e dua Ronaldon si lojtar dhe sigurisht që është një ide e bukur. Të shohësh Ronaldon në Signal Iduna Park. Por nuk ka asnjë kontakt mes palëve të përfshira, kështu që tani e tutje duhet të ndaloni së foluri për këtë temë”, tha Watzke.
Ylli portugez po kërkon një rrugëdalje nga Manchester Unitedi, i cili dështoi të kualifikohej në Ligën e Kampionëve dhe po kalon në krizë të madhe rezultatesh.
Por deri tani, të gjitha klubet që i interesonin e kanë refuzuar 37-vjeçarin.