Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Edhe kompania ALBI e Tahir Humolli kapet nga shteti duke i mashtruar konsumatorët me çmime (Dokument)

30/04/2026 - 14:49
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Edhe kompania ALBI e Tahir Humolli kapet nga shteti duke i mashtruar konsumatorët me çmime (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nëse dikush mendon që mashtrime me çmime nga rrjetet e super marketeve janë raste të izoluara, e ka gabim. Ky dëmtim i konsumatorëve përmes çmimeve ndryshe në rafte e oferta dhe çmimeve më të larta në arkë, është shndërruar në fenomen në Kosovë.

Në kuadër të hulumtimit për mashtrimeve me çmime që po u bëhen konsumatorëve në Kosovë nga rrjetet e marketeve, Veriu.info ka siguruar dokumente me të cilat dëshmohet se edhe kompania “Albi Shopping” Sh.P.K., është gjobitur për shkelje të tilla. Por si zakonisht kur është fjala për biznese të fuqishme, gjoba edhe për këtë rast është ‘simbolike’ në raport me fuqinë ekonomike të kompanisë.

Pas një ankese të bërë nga konsumatorja E.M., inspektorët e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut të Ministrisë së Tregtisë kanë realizuar një vizitë inspektuese muajin e kaluar në një pikë të kompanisë “Albi Shopping” Sh.P.K. në Prishtinë, ku kanë konstatuar se kompania me pronar Tahir Humolli ka shitur produkte me çmim më të lartë se sa në ofertën e prezantuar në publik, raporton Veriu.info.

 

Në ofertën që vlente për periudhën 27 shkurt deri më 5 mars 2026, të prezantuar nga kompania “Albi Shopping” Sh.P.K. në publik, përfshirë edhe rrjetet sociale, çmimi për produktin “Patate me hudhër të ngrira 600g Aviko” ishte 1.35 euro me zbritje nga 1.79, sa ishte çmimi standard.

Por inspektorët e IQMT-së pas realizimit të vizitës inspektuese kanë konstatuar se çmimi në raft i këtij produkti ishte 1.89 euro, ndërsa me zbritje në arkë kalonte për 1.79 euro.

Për shkak të kësaj shkeljeje ligjore që është mashtrim klasik me çmime të produkteve, inspektorët e IQMT-së e kanë gjobitur kompaninë “Albi Shopping” Sh.P.K. me 1 mijë e 100 euro, gjobë të cilën nëse e paguan brenda afatit prej 15 ditësh lirohet nga 50% e shumës.

Veriu.infoka gjetur se oferta për këtë produkt për të cilin është gjobitur kjo kompani, është ende publike në rrjete sociale të Albi.

Ndryshe, kompania “Albi Shopping” Sh.P.K. është në pronësi të biznesmenit Tahir Humolli, i cili është edhe përfaqësues i autorizuar i kompanisë. “Albi Shopping” Sh.P.K. ka në pronësi qendrën tregtare Albi Mall në Veternik të Prishtinës dhe një rrjet të super-marketeve anembanë Kosovës.

Foto: Tahir Humolli – pronar dhe përfaqësues i autorizuar (drejtor) i Albi Shopping Sh.P.K.

LEXONI EDHE:

Super Viva e Mustafë Rexhepi kapet duke fshehur origjinën e produkteve – Tenton të vendoset mbi shtetin, nuk zbaton urdhëresën e inspektoratit

Edhe një skandal: “Viva Fresh” e Xhevdet Rexhepit kapet duke mashtruar me çmime, produktet shiten 39% më shtrenjtë në arkë se sa në raft

Ky është aksionari i “Prishtina Mall”, Skender Bajrami, që u arrestua në aksionin kundër fajdes, detyrimit e shmangies nga tatimi

Ekskluzive: Skender Bajramit të auto sallon “Alberti” i ngrihet aktakuzë për katër vepra penale të fajdes (Dokument)

Tags: Albi MallAlbi ShoppingAlbin MarketçmimeMashtrimTahir Humolli

JU REKOMANDOJMË

BE-ja alarmon: Gati gjysma e evropianëve përballen me probleme të shëndetit mendor, synohet kufizimi i rrjeteve sociale për fëmijët

BE-ja alarmon: Gati gjysma e evropianëve përballen me probleme të shëndetit mendor, synohet kufizimi i rrjeteve sociale për fëmijët
10/10/2026 - 16:07

Gati gjysma e evropianëve kanë përjetuar probleme emocionale ose psikologjike, përfshirë ankthin dhe ndjenjat e depresionit, ka bërë të ditur Bashkimi Evropian, duke ngritur shqetësimin për ndikimin e...

Më shumëDetails

Gjarprinj të mbështjellë me pëlhura tentohen të futen ilegalisht në RMV, shofer shtetasi i Kosovës

Gjarprinj të mbështjellë me pëlhura tentohen të futen ilegalisht në RMV, shofer shtetasi i Kosovës
10/10/2026 - 16:06

Doganierët e Maqedonisë së Veriut në pikën kufitare të Bogorodicës kanë zbuluar një përpjekje për të importuar ilegalisht gjarpërinj dhe zvarranikë të tjerë në Maqedoni. Kafshët u gjetën...

Më shumëDetails

Sulmohet nga qentë endacakë imami në Gjilan, pëson lëndime trupore, përgjakje dhe shtypje

Sulmohet nga qentë endacakë imami në Gjilan, pëson lëndime trupore, përgjakje dhe shtypje
10/10/2026 - 15:31

Imami i Xhamisë së Vogël në Gjilan, Naser Halimi, është sulmuar nga qentë endacakë në orët e hershme të mëngjesit, teksa po shkonte në xhami për ta falur...

Më shumëDetails

Kurti pret në takim Myftiun Tërnava, në fokus stabiliteti institucional dhe katërshja e UÇK-së

Kurti pret në takim Myftiun Tërnava, në fokus stabiliteti institucional dhe katërshja e UÇK-së
10/10/2026 - 15:13

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Myftiu Naim Tërnava kanë diskutuar për aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, si...

Më shumëDetails

BE-ja reagon ndaj sanksioneve amerikane ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare

Ndryshojnë rregullat për udhëtimin e qytetarëve drejt vendeve të BE-së
10/10/2026 - 14:39

Bashkimi Evropian i ka cilësuar “thellësisht të ardhur keq” sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN), duke deklaruar se është i gatshëm të...

Më shumëDetails

Grabitja spektakolare në Itali: Hajdutët vjedhin 30 mijë shishe verë me vlerë mbi 5 milionë dollarë

Grabitja spektakolare në Itali: Hajdutët vjedhin 30 mijë shishe verë me vlerë mbi 5 milionë dollarë
10/10/2026 - 14:35

Hajdutë të maskuar hynë me forcë në një depo në Cortona të Italisë dhe vodhën rreth 30,000 shishe verë nga vreshti prestigjioz Marchesi Antinori me vlerë më shumë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

    I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

    279 Shpërndaje
    Shpërndaje 112 Tweet 70
  • Ky është çifti i përfshirë në tragjedinë në Gjilan, burri dyshohet se vrau bashkëshorten dhe vëllanë e saj

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Dalin pamjet nga Livoqi i Gjilanit, vendi ku dyshohet se ka ndodhur një vrasje

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Probleme familjare, kërkesë për divorc” – Zbulohen dyshimet e para për vrasjen e dyfishtë në Gjilan

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë