Kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ferit Idrizi, ka vizituar sot gratë që zhvillojnë bizneset e tyre në Vushtrri.
“Sot me ekipin, vizituam gratë që po zhvillojnë bizneset e tyre në Vushtrri dhe biseduam për sfidat e përditshme që i kanë në këtë rrugëtim.” – shkruan Idrizi.
Ai tha se në mandatin e dytë do të vazhdojnë të mbështesin fuqiziminbe grave përmes trajnimeve, rikualifikimit falas, kurseve të teknologjisë dhe gjuhëve, granteve të veçanta, si dhe programeve për ndërmarrësi e vetëpunësim.
“Në mandatin e dytë do të vazhdojmë të mbështesim fuqizimin e tyre përmes trajnimeve, rikualifikimit falas, kurseve të teknologjisë dhe gjuhëve, granteve të veçanta, si dhe programeve për ndërmarrësi e vetëpunësim.
Kështu, do të krijojmë edhe më shumë mundësi dhe zhvillim për çdo familje në qytetin tonë.” – theksoi Idrizi.
Postimi i plotë: https://www.facebook.com/share/p/17FjMV9sq4/?mibextid=wwXIfr













