Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Fundi i iluzionit të përjetësisë

15/04/2026 - 10:50
në Opinione
A A
Fundi i iluzionit të përjetësisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Ditmir Bushati

Fitorja e Péter Magyar në Hungari shënon një fitore të rëndësishme për demokracinë dhe Europën në tërësi, sikundër fundin e një qeverisjeje që me krenari vetëdeklarohej si ‘demokraci joliberale’. Vështruar në një plan më të gjerë, ky është muzgu i zymtë i një modeli sundimi, mbështjellë me maskë ideologjike.

Cikli populist është i përkohshëm

Humbja e Viktor Orbán është një mësim për ata që shpërfillin demokracinë liberale, sado e brishtë të duket ajo. Shoqëritë post-komuniste në Europën Qendrore e Lindore, pavarësisht karakteristikave specifike të tyre, nuk kanë vuajtur nga mungesa e sundimtarëve, por nga mungesa e institucioneve demokratike që garantojnë kontrollin dhe llogaridhënien e pushtetit. Çdo rrëshqitje e sulm autoritarist ndaj demokracisë, herët a vonë përballet më kundërvënie edhe më të madhe të shoqërisë.

Orbán ndryshoi disa herë në mënyrë të njëanshme sitemin zgjedhor për të favorizuar partinë e tij; fshiu ndarjen e shtetit me pushtetin duke vendosur kontroll të plotë mbi administratën, biznesin, mediat dhe institucionet që konsiderohen të pavaruara; joshi, përçau dhe shantazhoi kundërshtarët e rivalët e tij. Mirëpo, modeli që krijoi, tërheqës për shumë udhëheqës me të njëjtat prirje në rajonin tonë, u kthye në varrmihësin e tij politik.

Për vite me radhë hungarezët kishin ngecur mes një pushteti gjithnjë e më autoritar dhe një opozite të thërrmuar. Zhgënjimi i votuesve u rrit nga nepotizmi, korrupsioni i përhapur dhe mungesa e rezultateve të prekshme ekonomike. Kanalizimi i parave publike tek një rreth i ngushtë njerëzish është një mënyrë e mirë për të konsoliduar pushtetin, por promovon një sistem të drejtuar nga interesi vetjak, jo nga interesi publik.

Çelësi i suksesit të Péter Magyar ishte krjimi i një lëvizjeje politike e shoqërore patriotike me bazë të gjerë, duke i dhënë fund iluzionit se regjimet joliberale janë të destinuara të mbajnë pushtetin përgjithmonë. Siç rezultoi, njerëzit lodhen nga sundimtarët dhe përjetësia që ato synojnë të projektojnë. Ndërkohë që për njerëzit liria dhe dinjiteti janë të patjetërsueshme.

Projekti alternativ qeverisës

Zgjedhjet në Hungari vërtetuan se paratë e shpenzuara për propagandë të shfrenuar prodhojnë efekt të kundërt. Hungarezët refuzuan propogandën e mediave tradicionale, shumica e të cilave ose shtetërore ose në pronësi të oligarkëve të lidhur me pushtetin. Monopolizimi i mesazhit mediatik mund ta shtypë kritikën dhe ndalë llogaridhënien vetëm për një kohë të caktuar.

Magyar dhe partia e tij kishin akses të kufizuar në hapësirat reklamuese që kontrollohesin nga qeveria. Ndaj, Magyar u shtrëngua të bëjë fushatë kryesisht në rrjete sociale dhe në çdo cep të vendit. Magyar shmangu temat që Orbán zgjodhi të promovonte: politikën globale, luftën në Ukrainë, mbështetjen nga SHBA-të dhe Rusia. Mesazhet e tij ishin të qarta dhe u përqendruan në çkapjen e shtetit. Ai paraqiti një projekt për përmirësimin e jetës së njerëzve, me theks tek të rinjtë.

Ndyshimi politik erdhi nga brenda radhëve të pushtetit të deridjeshëm. Nga ish-anëtar i partisë së Orbán, ai u kthye në një denoncues të zellshëm të korrupsionit të pushtetit që deri para dy vitesh i përkiste. Magyar u përqendrua te qeverisja, jo ideologjia. Ai premtoi çmontimin e korrupsionit dhe modelit të pandëshkueshmërisë, sundim të së drejtës, emërime meritokratike në vend të atyre klienteliste, zhbllokim të fondeve të ngrira të BE-së. Një votues që dikur mbështeste Orbán për sigurinë kufitare dhe sovranitetin kombëtar, në këto zgjedhje votoi për Magyar, pa braktisur bindjet politike. Me pak fjalë, mbështetësit e dikurshëm të Orbán braktisën tolerancën për vjedhjen. Orbán nuk humbi të ashtuquajturin argument ideologjik, por besimin për të qeverisur.

Rivendosja e normave demokratike

Zgjedhjet në Hungari janë një kujtesë se pavarësisht nësë ke si përparësi politike mbrojtjen e vlerave të familjes, sovranitetit kombëtar, apo respektimin e identitetit gjinor dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, demokracia është sistemi më i mirë për t’i mbrojtur e garantuar ato. Megjithëse Orbán argumentonte fundin e demokracisë liberale, heqja e çdo kontrolli dhe balance ndaj pushtetit, që qëndron në zemër të demokracisë liberale, rezulton me kalimin e kohës në degradim të sistemit qeverisës.

Gjithashtu, këto zgjedhje shërbejnë si udhërrëfyes për mënyrën se si mund të largohen sundimtarët përmes kutive të votimit, kur zgjedhjet edhe pse jo të ndershme, zhvillohen me liri të mjaftueshme dhe rezultati pasqyron vullnetin popullor. Fakti që Hungaria është vend anëtar i BE-së luajti një rol të pazëvendësueshëm në këtë drejtim. Dëshira e hungarezëve për të qëndruar në BE dhe ngrirja e fondeve të BE-së si pasojë e hapave mbrapa në proceset demokratike shërbyen si kushtëzime për zhvillimin e një procesi zgjedhor të standardeve ndërkombëtare.

Në të njëjtën kohë, zgjedhjet në Hungari dëshmojnë kufizimet që demokracia vendos mbi politikën e jashtme. Pasi hungarezët përmes votës korrigjuan një trajektore të çuditshme pro-ruse dhe anti-BE, në një vend të plagosur nga pushtimi rus dhe të rindërtuar nga paratë e BE-së.

Magyar ka siguruar një shumicë kushtetuese në gjendje të rindërtojë sistemin demokratik nga themelet. Kjo është një përgjegjësi e jashtëzakonshme që nuk duhet shpërdoruar. Modeli i krijuar i kapjes së shtetit është gjithmonë gati për padronë të rinj, dhe është heroike ta zhbësh atë në vend që ta shfrytëzosh më tej. Magyar ka premtuar se Orbán dhe bashkëpunëtorët e tij të cilët ai i akuzon se kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal do të mbahen përgjegjës. Procesi i zhbërjes së autoritarizmit dhe rivendosjes së normave demokratike do të kërkojë kohë. Ndërkohë që pritjet e njerëzve do të duhet të përmbushen shpejt.

Zgjedhjet në Hungari shënojnë një pikë kthese të rëndësishme. Një pikënisje për të çmontuar sistemin e ngritur prej vitesh dhe për të rivendosur normat demokratike. Ndërkohë, Europa duhet të përgatitet më mirë për të trajtuar raste të ngjashme në të ardhmen. Duke filluar nga Ballkani Perëndimor.

JU REKOMANDOJMË

Mbreti i popullit

Mbreti i popullit
28/08/2026 - 21:51

Shkruan: Petrit Selimi Mbreti Harald V i Norvegjisë u nda nga jeta. Gjatë luftës në Kosovë, ai tregoi dhembshuri të thellë ndaj refugjatëve kosovarë, si pjesë e një...

Më shumëDetails

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen
28/08/2026 - 19:15

Vdekja e gjeneralit famëkeq, arkitektit te Srebrenicës dhe akterit gjenocidial – Ratko Mladic ndodhi në një kohë interesante. Në Serbi po bëhen gati për zgjedhje dhe nuk do...

Më shumëDetails

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng
22/08/2026 - 11:56

Shkruan: Adri Nurellari Rikthimi i debatit për të ashtuquajturin “shtet bektashi” dëshmon qartë se si absurdi mund të riciklohet vazhdimisht në mënyrë kokëfortë, derisa të pranohet e të...

Më shumëDetails

A po mendon Lumiri se është ekzorcist?

Kush kë e mund, Buzhala me analizë për zgjedhjet: Me Bedri Hamzën PDK-ja del e dyta!
19/08/2026 - 18:17

Për disa javë me radhë, Lumir Abdixhiku dhe miku i tij i ri, Albin Kurti, janë takuar për ta gjetur një formulë bashkëpunimi për krijimin e institucioneve. Mundësitë...

Më shumëDetails

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë
17/08/2026 - 13:36

Shkruan: Maro Baze Zjarri në një hotel në qendër të Vlorës dhe kundërpërgjigjja e dobët ndaj tij është një aksident që ka shkaktuar, deri tani, së paku pesë...

Më shumëDetails

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?
10/08/2026 - 11:06

Shkruan Ben Blushi Unë jam gjithmonë pro ndarjes territoriale. Duke lëvizur nga një vend në tjetrin, njerëzit i ndryshojnë kufinjtë ekonomikë, politikë dhe administrativë. Në 2000 vjetët e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë