Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gashi: Kushtetuesja të sjell vendim që krijon stabilitet, duhet të zëvendësohet ai i vitit 2014

02/08/2025 - 12:16
në Lajme
A A
Koordinatorja e VV-së në Prokurori Speciale, Gashi: Kri*mi ka emër
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Për stabilitet qeverisës dhe përfaqësim funksional duhet të ndërtohet kultura e bashkëpunimit dhe kompromisit politik, ka thënë deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi. I njëjti ka vlerësuar se është koha që Gjykata Kushtetuese të sjell një vendim të ri që sjell stabilitet dhe bashkëpunim institucional.

Gashi ka thënë edhe se, Kushtetuesja duhet të sjell vendim që e zëvendëson vendimin e vitit 2014 dhe që e kthen situatën në përputhje me frymën kushtetuese.

‘‘Koha për një vendim të ri të Gjykatës Kushtetuese që sjell stabilitet dhe bashkëpunim institucional! Që Kosova të ketë stabilitet qeverisës dhe përfaqësim funksional, është urgjente që të ndërtohet kultura e bashkëpunimit dhe kompromisit politik. E kjo nuk mund të arrihet pa një bazë të qartë kushtetuese për mënyrën se si formohen institucionet pas zgjedhjeve. Prandaj, Gjykata Kushtetuese duhet të sjellë një vendim të ri që zëvendëson vendimin e vitit 2014, lidhur me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, dhe që kthen situatën në përputhje me frymën dhe rregullin kushtetues’’, ka shkruar ai.

Tutje, ai ka deklaruar se parimi i së drejtës relative duhet të zëvendësojë logjikën e së drejtës absolute, gjë e cila nënkupton se partia që del e para në zgjedhje ka 30 ditë kohë për të ndërtuar shumicën dhe për të zgjedhur kryetari e Kuvendit, e nëse kjo s’arrihet, sipas Gashit, atëherë deputetët e Kuvendit kanë 15 ditë për të zgjedhur një Kryetar/e nga radhët e tyre, mbi bazën e shumicës.

‘‘Gjykata duhet të rikthejë gjendjen para ndryshimit të njëanshëm të procedurës së votimit, sepse ky ndryshim pa miratim formal paraprak të deputetëve-është kundërkushtetues dhe nuk përfaqëson vullnetin demokratik të Kuvendit. Parimi i së drejtës relative duhet të zëvendësojë logjikën e së drejtës absolute. Kjo nënkupton: Partia apo koalicioni që del i pari në zgjedhje ka 30 ditë kohë për të ndërtuar shumicën dhe për të zgjedhur Kryetarin/en e Kuvendit. Nëse dështon, atëherë deputetët e Kuvendit kanë 15 ditë për të zgjedhur një Kryetar/e nga radhët e tyre, mbi bazën e shumicës’’, ka shkruar ai.

Më tej, ai ka thënë se nëse nuk bëhet konstituimi as pas kësaj here, atëherë duhet të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme.

‘‘Nëse as pas këtyre 15 ditëve nuk arrihet zgjedhja e Kryetarit, atëherë Presidenti/ja, në bazë të nenit 84, paragrafi 2 të Kushtetutës, duhet të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 45 ditësh për të garantuar funksionimin demokratik të institucioneve.

Ky model është:

✅ Në përputhje me frymën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

✅ Siguron të drejtën parësore të fituesit në zgjedhje, pa e kthyer atë në pengmarrës të procesit.

✅ Zbaton parimin e shumicës parlamentare, si thelb i demokracisë përfaqësuese.

🟢 Kur nuk ka ekskluzivitet absolut, nuk ka arrogancë absolute.

Ky rregullim do të sillte më shumë respekt institucional, më shumë vullnet për kompromis dhe më shumë maturi në retorikën politike. Sepse askush nuk ka luksin që të dielën në mbrëmje, duke mos qenë fitues absolut, t’i quajë kundërshtarët “hajvan e hajvanat”, e të hënën në mëngjes t’u trokasë për të ndërtuar shumicën.

🧭 Zgjidhja nuk është bllokimi. Zgjidhja është vendimi i Gjykatës Kushtetuese që vendos rregull, balancë dhe funksionalitet’’, ka shkruar ai.

JU REKOMANDOJMË

Nesër dhe të premten deri në 34 gradë, çfarë moti na pret javën e ardhshme

Fundjavë e nxehtë në Kosovë, temperaturat arrijnë deri në 35 gradë Celsius
16/08/2026 - 20:07

Kosova gjatë ditëve të ardhshme do të karakterizohet kryesisht nga mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të hënën temperaturat do të lëvizin...

Më shumëDetails

Arian Tahiri paralajmëron se do ta padis Halil Gecin pas akuzave dhe termit “Tahirovski”: “Tërhiqe publikimin dhe kërko falje”

Arian Tahiri paralajmëron se do ta padis Halil Gecin pas akuzave dhe termit “Tahirovski”: “Tërhiqe publikimin dhe kërko falje”
16/08/2026 - 19:59

Deputeti i PDK-së dhe shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Arian Tahiri, dhe Halil Geci, babai i ish-deputetit të Guxo-s, Fatos Geci, janë përplasur publikisht pas një...

Më shumëDetails

Skandal: Klinika “RINU” e Shkurte Musës vazhdon aktivitetin edhe pas ndalimit të shërbimeve me vendim nga Inspektorati Shëndetësor

Skandal: Klinika “RINU” e Shkurte Musës vazhdon aktivitetin edhe pas ndalimit të shërbimeve me vendim nga Inspektorati Shëndetësor
16/08/2026 - 19:37

Gjatë hulumtimit për institucionet shëndetësore private kemi hasur në një rast të veçantë. Kjo pasi që nuk publik nuk paraqitet as si klinikë, as qendër estetike apo me...

Më shumëDetails

Gjendet i vdekur një person në Mitrovicë

Arrestohet Astrit Isufi, i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë
16/08/2026 - 18:50

Një person është gjetur i vdekur pranë lumit në Mitrovicë. Rasti është bërë i diturnga Policia e Kosovës. Policia njoftoi se kanë dalë në vendin e ngjarjes së...

Më shumëDetails

Përplasje në familje në Istog për fëmijën nga martesa e parë – nusja denoncon vjehrrin për dhunë

Përplasje në familje në Istog për fëmijën nga martesa e parë – nusja denoncon vjehrrin për dhunë
16/08/2026 - 18:12

Një mosmarrëveshje brenda një familjeje në Istog ka përfunduar në Polici, ku një 27-vjeçare ka denoncuar vjehrrin e saj për dhunë në familje. Burimet e Sinjalit bëjnë të...

Më shumëDetails

Sulmi me armë zjarri në Pejë, bie në pranga i dyshuari

Sulmi me armë zjarri në Pejë, bie në pranga i dyshuari
16/08/2026 - 17:41

Personi që shtiu me armë zjarri përgjatë së dielës në Pejë ka rënë në pranga. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Qendra Diagnostikuese ‘Medina’ zbulohet se kryente analiza të palicencuara dhe pa praninë e specialistëve

    Skandal: Qendra Diagnostikuese ‘Medina’ zbulohet se kryente analiza të palicencuara dhe pa praninë e specialistëve

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Sallon për floktari në letra, shërbime shëndetësore fillerë e Botox pa licencë në praktikë, gjobitet 4 mijë euro qendra estetike e Shkurta Hysenit

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Po hapnin kanalizimin, punëtorët gjejnë 9 milionë euro ar të fshehura në mur

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Vildane Zeneli bën namin në dhomën e gjumit, fotot para pasqyrës i lënë ndjekësit gojëhapur

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Me veshje të tejdukshme, ‘Santi’ ngrit temperaturat me mëngjes

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë