Klubi londinez po synon të rikthejë stabilitetin pas një sezoni të vështirë dhe të paqëndrueshëm, ku pati ndryshime të shumta në drejtim teknik dhe mungesë vazhdimësie në rezultate.
Alonso pritet të ketë një rol të rëndësishëm jo vetëm në drejtimin e skuadrës, por edhe në planifikimin e merkatos, me qëllim ndërtimin e një projekti të ri afatgjatë dhe më konkurrues në futbollin anglez dhe evropian.











