Kapiteni i Arsenalit, shqiptari Granit Xhaka ka reaguar për rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë.
Mesfushori nga Prishtina nëpërmjet llogarisë së tij në “Instagram” është shprehur i tronditur nga rasti, shkruan FrontOnline.
Xhaka ka uruar që organet e drejtësisë të bëjnë më të mirën në lidhje me këtë rast të rëndë që e goditi vendin.
“Ngjarja e ndodhur në Prishtinë me 11-vjeçaren na ka tronditur të gjithëve. Uroj që organet e drejtësisë të bëjnë më të mirë. Duhet të mbizotërojë ligji, sepse kemi të bëjmë me raste të përsëritura. Kosova në 1999 ka përjetuar dhunimin më të madh në Europë ndaj fëmijëve dhe grave. Kosova e di më së miri se çka është dhimbje është kur prek dhe dhunon gruan, akoma më e rëndë fëmijët”, shkroi ndër tjerash Xhaka në rrjetin social.