Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“…Gruan e vrajta, edhe juve kam me ju vra”, gjykata: Nafija u qëllua në veturë, vëllai i saj pasi doli nga Pikapi – 1 muaj paraburgim Valon Ramushit

11/10/2026 - 14:25
në Kryesore, Lajme
A A
“…Gruan e vrajta, edhe juve kam me ju vra”, gjykata: Nafija u qëllua në veturë, vëllai i saj pasi doli nga Pikapi – 1 muaj paraburgim Valon Ramushit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit Valon Ramushi, i cili dyshohet për kryerjen e dy veprave penale, “vrasje e rëndë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Gjykata informon se “më datë 09.10.2026 rreth orës 14:21 minuta, në fshatin Livoç i Ultë, i pandehuri V. R., me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën N. B., vëllain e bashkëshortes së tij-tani të ndjerin E. B., ka lënduar rëndë të dëmtuarin M. B. dhe i ka rrezikuar jetën të dëmtuarit R. B., në atë mënyrë që, për shkak të një mosmarrëveshje për motive akoma të panjohura, i pandehuri fillimisht së bashku me të ndjerën shkon në fshatin Pozheran, Komuna Viti tek familja e të ndjerës, mirëpo kthehen menjëherë në drejtim të Gjilanit, ndërsa të dëmtuarit M. dhe R. B. me tani të ndjerin E. B. me veturën Pikap Opell Combo me targa 239-HM shkojnë pas tij me qëllim që të bisedojnë, në hyrje të fshatit Livoç i Ultë e tejkalojnë dhe ndalen ta presin, mirëpo i pandehuri me veturën Tiguan, ngjyrë e zezë me targa 06-767-HK vazhdon në drejtim të Gjilanit, gjatë së cilës kohe me armën e llojit Beretta, me nr. serik PX321722 përderisa ishte duke vozitur, shtie në distancë të afërt në drejtim të bashkëshortes së tij, tani të ndjerës N. e cila ishte e ulur përpara, në anën e djathtë të pasagjerit duke e privuar nga jeta”…

“… pastaj kthehet përsëri në një rrugë tjetër, në hyrje të fshatit Livoç dhe veturën e ndal pas veturës Pikap ku ishin të dëmtuarit dhe tani i ndjeri, të cilët dalin nga vetura, ndërsa i pandehuri me armën e llojit Bereta del nga vetura dhe ju thotë: “ unë jetën e humba se grujën e vrajta, edhe juve kam me ju vra” dhe përnjëherë shtie në drejtim të tyre ku i dëmtuari R. arrin të ikën, ndërsa të dëmtuarin M. e plagosë, mirëpo i njëjti arrin të ikë në një oborr të një shtëpie, mirëpo tani i ndjeri E. B. nuk arrin të ikë dhe të njëjtin e privon nga jeta në vendin e ngjarjes pasi shtie disa herë në drejtim të tij, me pas veturën e tij të markës Tiguan ku ishte e ndjera N. B. e dërgon në oborrin e spitalit rajonal të Gjilanit, para emergjencës dhe e lë aty, ndërsa vetë shkon dhe dorëzohet në polici”, njofton gjykata.

Më këto veprime i pandehuri, sipas gjykatës, ka kryer veprat penale vrasje e rëndë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, duke i marrë për bazë të gjitha ato që u thanë më lart, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale”, theksohet në njoftim.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Skandaloze: Fatos Geci i VV-së e akuzon Thaçin për vrasjen e 245 “shqiptarëve atdhetarë”

Skandaloze: Fatos Geci i VV-së e akuzon Thaçin për vrasjen e 245 “shqiptarëve atdhetarë”
11/10/2026 - 13:51

Fatos Geci, deputet nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, e ka akuzuar ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për vrasjen e 245 “atdhetarëve shqiptarë”. “Paramendoni thonë me mburrje se,...

Më shumëDetails

Shiroka-Pula merr urime nga Presidenti i Italisë dhe ai i Kroacisë

Hyseni: Zgjedhja e presidentes nuk ka shkelje kushtetuese
11/10/2026 - 13:32

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula ka pranuar mesazhe urimi me rastin e marrjes së detyrës nga presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, dhe ai i Republikës...

Më shumëDetails

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë
11/10/2026 - 13:07

Qeveria Kurti 4 e ka miratuar në mbledhjen e saj të fundit programin e projektligjeve që synon t’i bëjë gati për miratim në Kuvend deri në vitin 2028....

Më shumëDetails

Kamberi: Vuçiqi po tenton ta ndalojë ndërkombëtarizimin e çështjes së shqiptarëve të Luginës

Kamberi kërkon për Preshevën tabela të veta të regjistrimit
11/10/2026 - 12:57

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj deklaratave të Aleksandar Vuçiqit, kundër listës së përbashkët parlamentare shqiptare, duke thënë se përpjekja për...

Më shumëDetails

Po kërkohej nga Gjykata, kapet në Aeroportin “Adem Jashari” 27-vjeçari (A.B)

Po kërkohej nga Gjykata, kapet në Aeroportin “Adem Jashari” 27-vjeçari (A.B)
11/10/2026 - 12:37

Një 27-vjeçar është arrestuar më 10 tetor në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, pasi ndaj tij ishte aktive një urdhëresë gjyqësore. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth...

Më shumëDetails

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Naim Rashiti del me 10 opsione për tejkalimin e ngërçit: LVV të propozojë 3 kandidatë për kryetar Kuvendi…
11/10/2026 - 12:18

Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika, ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të ndajë 100 milionë euro për mobilizimin e ekspertizës dhe mekanizmave të specializuar ndërkombëtarë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

    Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Qeveria e Kosovës e bën publik programin për dy vitet e ardhshme, Kodi Civil e Ligji për Liritë Fetare mes 200 projektligjeve që synohen

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Pak ditë pasi u bë presidente, Justina Shiroka ndryshon pamje, shikoni transformimin e saj!

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Kreu i Listës Serbe pretendon se ka kaluar në SNS-në e Vuçiqit: S’jam më deputet në Kuvend të Kosovës

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Nga dhoma e gjumit, Drenusha Latifi ‘ndez’ rrjetin, provokon me format në të zeza!

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë