Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rritet numri i mjekëve kosovarë në Gjermani

15/10/2026 - 14:49
në Lajme
A A
Rritet numri i mjekëve kosovarë në Gjermani
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Brenda dy vjetësh, numri i mjekëve aktivë me shtetësi të Kosovës është rritur për 23,7 për qind. Rreth 88 për qind e tyre punojnë në spitale.

Gjermania po vazhdon të tërheqë mjekë me shtetësi të Kosovës, ndërsa të dhënat e fundit të Dhomës Federale të Mjekëve të Gjermanisë (Bundesärztekammer) dëshmojnë një rritje të vazhdueshme të numrit të tyre në sistemin shëndetësor gjerman.

Sipas statistikave që pasqyrojnë gjendjen më 31 dhjetor 2025, në Gjermani ishin të regjistruar gjithsej 611 mjekë me shtetësi të Kosovës. Prej tyre, 568 ushtronin profesionin, ndërsa 43 nuk figuronin si profesionalisht aktivë.

Pjesa më e madhe e mjekëve aktivë janë të angazhuar në spitale. Nga gjithsej 568 mjekë, 500 punonin në sektorin spitalor, 38 në shërbimet mjekësore jashtë spitaleve, përfshirë ordinancat, ndërsa 30 në fusha të tjera të veprimtarisë mjekësore.

Kjo nënkupton se gati nëntë nga dhjetë mjekët aktivë me shtetësi të Kosovës në Gjermani punojnë në spitale.

Rritje prej gati 24 për qind brenda dy vjetësh

Numri i mjekëve aktivë me shtetësi të Kosovës ka shënuar rritje të dukshme gjatë viteve të fundit. Në fund të vitit 2023, në Gjermani ushtronin profesionin 459 mjekë të kësaj shtetësie. Në fund të vitit 2024, numri ishte rritur në 518, për të arritur në 568 në fund të vitit 2025.

Kështu, brenda dy vjetësh janë regjistruar 109 mjekë aktivë më shumë, që përfaqëson një rritje prej rreth 23,7 për qind.

Vetëm gjatë vitit 2025, numri i tyre u shtua për 50, apo 9,7 për qind krahasuar me fundin e vitit paraprak.

Rritja është vërejtur edhe në sektorin spitalor. Numri i mjekëve me shtetësi të Kosovës që punonin në spitale u rrit nga 412 në vitin 2023, në 464 në vitin 2024 dhe në 500 në fund të vitit 2025. Kjo përfaqëson 88 mjekë më shumë brenda dy vjetësh.

Edhe numri i përgjithshëm i mjekëve të regjistruar, përfshirë ata që nuk ushtrojnë aktivitet mjekësor, ka shënuar rritje, nga 489 në vitin 2023 në 611 në fund të vitit 2025.

Rritje më e shpejtë se mesatarja e mjekëve të huaj

Të dhënat tregojnë se shtimi i mjekëve aktivë me shtetësi të Kosovës është më i lartë se rritja e përgjithshme e numrit të mjekëve me shtetësi të huaj në Gjermani, transmeton tutje albinfo.ch.

Sipas Bundesärztekammer, gjatë vitit 2025 numri i mjekëve aktivë me shtetësi të huaj u rrit me rreth 5 për qind, duke arritur në 71.480.

Në të njëjtën periudhë, rritja e mjekëve aktivë me shtetësi të Kosovës ishte 9,7 për qind, pra pothuajse dyfish më e lartë.

Në fund të vitit 2025, Gjermania kishte gjithsej 446.120 mjekë profesionalisht aktivë, prej të cilëve rreth 16 për qind nuk kishin shtetësi gjermane.

Numri i mjekëve me prejardhje nga Kosova mund të jetë më i lartë

Megjithatë, statistikat nuk e paraqesin domosdoshmërisht numrin e plotë të mjekëve me prejardhje nga Kosova që punojnë në Gjermani.

Kjo për shkak se Bundesärztekammer i klasifikon mjekët e huaj sipas shtetësisë dhe jo sipas prejardhjes. Për rrjedhojë, mjekët me origjinë nga Kosova që kanë marrë ndërkohë shtetësinë gjermane nuk përfshihen në kategorinë e shtetasve të Kosovës.

Po ashtu, statistikat nuk tregojnë se ku e kanë përfunduar studimet apo në cilin shtet e kanë marrë diplomën mjekët e regjistruar.

Për këtë arsye, numri real i mjekëve me prejardhje nga Kosova që ushtrojnë profesionin në Gjermani mund të jetë më i lartë se 568.

Shifrat zyrtare dëshmojnë, megjithatë, rritjen e vazhdueshme të numrit të mjekëve me shtetësi të Kosovës në sistemin shëndetësor gjerman, me përqendrimin më të madh në sektorin spitalor./Albinfo

JU REKOMANDOJMË

Hoxhaj: Raporti i Dick Martyt që goditi Kosovën duhet të përballet me verifikimin e çdo burimi në Këshillin e Evropës!

Hoxhaj: Raporti i Dick Martyt që goditi Kosovën duhet të përballet me verifikimin e çdo burimi në Këshillin e Evropës!
15/10/2026 - 15:44

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të ndërmarrë veprime për verifikimin e çdo burimi të raportit të Dick Martyt në Këshillin e...

Më shumëDetails

Protestat në Tiranë– Eurodeputetja Ilaria Salis: Po nxitet një kryengritje popullore që mund të shënojë një pikë kthese për vendin

Protestat në Tiranë– Eurodeputetja Ilaria Salis: Po nxitet një kryengritje popullore që mund të shënojë një pikë kthese për vendin
15/10/2026 - 15:43

Eurodeputetja Ilaria Salis ka reaguar për revoltën studentore në Shqipëri, që ka hyrë në ditën e tretë, duke theksuar se ata kanë dalë në rrugë kundër qeverisë së...

Më shumëDetails

Komuna e Podujevës i jep me negocim mbi 300 mijë euro aktivistit të VV-së, tejkalohet vlera e parashikuar

Komuna e Podujevës i jep me negocim mbi 300 mijë euro aktivistit të VV-së, tejkalohet vlera e parashikuar
15/10/2026 - 15:40

Komuna e Podujevës ia ka dhënë kompanisë “DnA Core L.L.C.” një kontratë prej 312 mijë eurosh për furnizim me pelet, përmes procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit...

Më shumëDetails

Familjarët i çojnë për të ngrënë policit, momenti kur fëmija i vogël e përqafon

Familjarët i çojnë për të ngrënë policit, momenti kur fëmija i vogël e përqafon
15/10/2026 - 15:24

Familjarët e një polici shqiptar në Tiranë i çuan ushqim atij derisa ishte në detyrë në protestën e sotme. Në një moment të kapur nga Top Channel, një...

Më shumëDetails

AUV ia refuzon importin e 27 tonëve misër nga Serbia kompanisë “Ideal Group” të Visar Gashit për shkak të nivelit të lartë të aflatoksinës

AUV ia refuzon importin e 27 tonëve misër nga Serbia kompanisë “Ideal Group” të Visar Gashit për shkak të nivelit të lartë të aflatoksinës
15/10/2026 - 15:19

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se në kuadër të kontrolleve të shtuara për sigurinë ushqimore, është konstatuar se një ngarkesë me misër ka prezencë aflatoksinës  mbi...

Më shumëDetails

Protesta në Tiranë, sulmohet selia e Partisë Socialiste

Protesta në Tiranë, sulmohet selia e Partisë Socialiste
15/10/2026 - 15:16

Tensionet gjatë protestës në kryeqytet janë shtrirë edhe te selia e Partisë Socialiste, e cila raportohet se është sulmuar nga protestuesit. Policia nga ana tjetër i është kundërpërgjigjur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore

    Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Gjetje skandaloze në “Diagnostika Lab”: Shërbime laboratorike pa staf të licencuar – Inspektorati ndalon disa shërbime shëndetësore (Dokument)

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Reagon avokati i Mehmetajt: Kërkojmë hetim të plotë dhe mbrojtje efektive të gazetarit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Inspektorati ia ndaloi dy shërbime laboratorike poliklinikës “Biohit” të Bujar Rexhajt, nuk plotësonin kushtet (Dokument/foto)

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Haziri zbulon emrin që u propozua për president në takimet VV-LDK

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë