Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Historike: Norvegjia do ta njohë shtetin e Palestinës

22/05/2024 - 09:27
në Kryesore, Lajme
A A
Historike: Norvegjia do ta njohë shtetin e Palestinës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Store, të mërkurën në një konferencë për shtyp ka bërë të ditur vendim historik për njohjen e Palestinës si shtet, raporton BBC.

Siç theksoi kryeministri i Norvegjisë, njohja do të hyjë në fuqi më 28 maj.

Nuk mund të ketë paqe pa krijimin e një shteti palestinez. Në mes të luftës, me dhjetëra mijëra të vdekur dhe të plagosur, ne duhet të mbajmë gjallë të vetmen gjë që mund të sigurojë shtëpi të sigurt për izraelitët dhe palestinezët. Dy shtete që mund të jetojnë në paqe me njëri-tjetrin”, ka thënë kryeministri gjatë një konference për shtyp.

Store ka thënë se palestinezët kanë të drejtë ta kenë shtetin e tyre.

Nuk mund të ketë zgjidhje me dy shtete pa një shtet palestinez. Me fjalë të tjera, për paqen në Lindjen e Mesme nevojitet një shtet palestinez”, ka shtuar ai.

Palestina ka konsullatën e saj në Norvegji që nga viti 2011 dhe autoritetet norvegjeze kanë filluar të përdorin “Palestine” në lidhje me territoret palestineze. Më herët në maj, Norvegjia votoi për anëtarësimin e Palestinës në OKB.

Shefi i diplomacisë norvegjeze, Espen Barth Eide, ka thënë në disa raste se njohja është e pashmangshme, por se duhet bërë në koordinim me vendet e tjera.

Vendim të ngjashëm pritet të marrin edhe Irlanda e Spanja.

Së fundmi, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mbajti seancë ku u miratua vendimi për forcimin e statusit të Palestinës dhe i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të rishqyrtojë dhe të mbështesë anëtarësimin e plotë të Palestinës në Kombet e Bashkuara.

Pak pasi Norvegjia njoftoi se do ta njohë shtetin e Palestinës, Izraeli ka tërhequr të dërguarit e tij nga Irlanda dhe Norvegjia “për konsulta urgjente”.

“Po ju dërgoj mesazh të qartë Irlandës e Norvegjisë: Izraeli s’do të tërhiqet kundër atyre që minojnë sovranitetin dhe rrezikojnë sigurinë e tij”, ka thënë ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz.

“Izraeli nuk do të rrijë i heshtur – do të ketë pasoja të tjera serioze. Nëse Spanja përmbush qëllimin që ta njohë një shtet palestinez, hap i ngjashëm do të merret edhe ndaj saj”, ka thënë ai.

JU REKOMANDOJMË

Vuçiq për vendimin e 16 shtatorit: Thaçi mund të shpallet kryesisht i pafajshëm

Vuçiq komenton raportimet e mediave në rajon, përfshirë Kosovën-pretendon se të gjithë i kanë zili atij
28/08/2026 - 15:09

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për 16 shtatorin, datën kur pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Hagë....

Më shumëDetails

Gruda: SHBA-ja dhe BE-ja me mesazh të qartë për situatën në Kuvend

Gruda: SHBA-ja dhe BE-ja me mesazh të qartë për situatën në Kuvend
28/08/2026 - 15:00

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka reaguar pas aksionit të kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, ku kërkuan vazhdimin e seancës konstituive.Gruda ka theksuar se prania e përfaqësuesve...

Më shumëDetails

Hyseni: Patriarkati po i shndërron burrat në kriminelë dhe po vret gra cep më cep Kosovës

Hyseni: Patriarkati po i shndërron burrat në kriminelë dhe po vret gra cep më cep Kosovës
28/08/2026 - 14:45

Me moton “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka protestuar sot në Prishtinë, kundër vrasjes së grave, raporton Ekonomia Online....

Më shumëDetails

Kajtazi: Kurti nuk shkon në Marshin e Lirisë për katërshen e UÇK-së

Kajtazi: Kurti nuk shkon në Marshin e Lirisë për katërshen e UÇK-së
28/08/2026 - 14:03

Opinionisti Shkumbin Kajtazi ka komentuar pjesëmarrjen e mundshme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në “Marshin e Lirisë”, që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në...

Më shumëDetails

Mustafa i PDK-së: Albin Kurti e ka marrë peng Kosovën

Mustafa i PDK-së: Albin Kurti e ka marrë peng Kosovën
28/08/2026 - 13:35

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po mban peng institucionet e Kosovës, duke mos konstituuar Kuvendin. Mustafa në...

Më shumëDetails

Tragjedi për familjen shqiptare në Florida, tre fëmijë humbin jetën nga zjarri

Tragjedi për familjen shqiptare në Florida, tre fëmijë humbin jetën nga zjarri
28/08/2026 - 13:27

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare që jeton në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dogana konfirmon raportimin e Veriu.info: Hetime penale për Lushakun e E.K., por me masa të ndryshme disiplinore

    Dogana konfirmon raportimin e Veriu.info: Hetime penale për Lushakun e E.K., por me masa të ndryshme disiplinore

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Këto janë çmimet e derivateve për sot

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Parashikimi i motit për të premten – do të jetë jashtëzakonisht nxehtë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Parashkruhet njëra vepër, ndryshohet aktakuza ndaj Sveçlës

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Afera 8 milionëshe: Mbyllja e dyshimtë e rastit nga Kryeprokurori dhe lidhja me biznesmenin Ragip Mustafa

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë