Një person i moshës 17 vjeçare është larguar nga shtëpia në Mitrovicë dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Fjala është për Muhamed Bala, familja e të cilit përmes portalit Veriu.info ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për vendndodhjen e tij.
Familja ka bërë të ditur se rastin e ka raportuar në polici, përderisa për 17 vjeçarin thotë se për herë të fundit është parë dje në ora 13:45 te Xhamia Isa Beg në Mitrovicë.
Njoftimi i familjes:
Njoftim për person të humbur
Ju lutem, ndihmoni në gjetjen e djalit -familjarit tonë të humbur.
Emri: MUHAMED BALA
Mosha: 17 vjeçar
Gjinia: Mashkull
Përshkrimi fizik: Gjatësia 1.80, ngjyra e flokëve kafe e mbylltë, ngjyra e syve e kaltërt, veshja e fundit, duks i zi me patent, maice te gjelberte,trenerkat e poshtme ngjyre e zeze e perzier me ngjyre hiri, puma të zeza!
Është parë për herë të fundit më: 25.04.2026 ora 13:45 tek XHAMIA ISA BEG në Mitrovicë.
Çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë shumë i rëndësishëm per ne.
Ju lutem kontaktoni në: 044 288 211, ose 045 985 859, 049 203 741
ose lajmëroni policinë më të afërt.
Faleminderit për ndihmën dhe bashkëpunimin tuaj!
















