Skuadra e Al Nassr është duke fituar 5:1 ndaj Al Taee në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite.
Tri gola në këtë ndeshje i shënoi sulmuesi i Kombëtares së Portugalisë, Cristiano Ronaldo.
Ronaldo shënoi tri gola për 20 minuta, kurse rezultati është 5:1 në të mirë të ekipit të tij.
Me këto tri gola, Ronaldo shkon në numrin e 26 shënimeve në ligë këtë sezon, plus 9 asiste.