Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

I treti në botë me rezerva, një shtet evropian po ia sheh hairin shtrenjtimit të arit

16/10/2025 - 09:11
në Ekonomi, Lajme
A A
I treti në botë me rezerva, një shtet evropian po ia sheh hairin shtrenjtimit të arit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Asetet sovrane të saj, nga letrat me vlerë të bankat, kanë qenë shpesh subjekt i krizave në tregje viteve të fundit, por Italia aktualisht po shijon një klimë pozitive financiare falë rezervave të mëdha të arit të Bankës Qendrore, kur çmimi i metalit të çmueshëm ka arritur rekorde.

Rezervat italiane të arit i pasqyrojnë dekadat me politikë të vendosur të sigurisë financiare pas rindërtimit të rezervave të dëmtuara nga nazistët në vitet e 40-a dhe një qëndrim që u ka rezistuar thirrjeve për t’i shitur ato gjatë krizave të përsëritura dhe në rastet e rritjes së borxhit publik, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Banka e Italisë tani gjendet në mesin e tri rezervave më të mëdha kombëtare të arit në botë, duke mbetur vetëm prapa Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë. 2 mijë e 452 tonët e saj me ar kanë vlerë rreth 300 miliardë dollarë sipas çmimeve aktuale, sa rreth 13 për qind e prodhimit kombëtar të vitit të kaluar, sipas përllogaritjeve të agjencisë “Reuters”.

Pasi ari ende shihet si mënyrë e sigurt e zgjedhjes së fundit nga shumë vende perëndimore, bankat qendrore në mbarë botën përsëri po grumbullojnë rezerva të këtij metali në kohën e riformësimit të rendit botëror.

Banka e Italisë tani për tani ka në pronësi më shumë se 871 mijë monedha ari që peshojnë më shumë se katër tonë.

Ari përbëri gati 75 për qind të rezervave zyrtare të Italisë në fund të vitit të kaluar, përqindje dukshëm më e lartë se mesatarja prej 66,5 për qind e eurozonës, sipas të dhënave të Këshillit Botëror të Arit.

Rreth 1.100 tonë ar ruhen në kasafortën që ndodhet nën selinë kryesore të Bankës Qendrore në Pallazzo Koch të Romës, afër Koloseumit. Një sasi tjetër e ngjashme mbahet në Shtetet e Bashkuara, ndërsa sasi më të vogla ruhen në Britani dhe Zvicër.

Italia gjithashtu është njëra nga eksportueset më të mëdha në botë të bizhuterive të arit. Prodhimi është i përqendruar në Alessandria, Arezzo dhe Vincenza. Brendet luksoze si “Bulgari”, “Buccellati” dhe “Damiani” gëzojnë vlerësim global.

JU REKOMANDOJMË

Kurti pret në takim gjeneralin Osborn: U pajtuam për rolin e Kosovës në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor

Kurti pret në takim gjeneralin Osborn: U pajtuam për rolin e Kosovës në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor
04/11/2026 - 17:54

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneralmajor Stephen E. Osborn. Kurti tha se e falënderoi për bashkëpunimin...

Më shumëDetails

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e të mituri, ia publikon foton

Sulmi në Skenderaj, aktivizohen Policia dhe Prokuroria
04/11/2026 - 17:34

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Ismajl Qekiqat, 13-vjeçarit nga Deçani, i cili është larguar nga shtëpia në fshatin Dardani të Ferizajt më...

Më shumëDetails

Dialogu në ngërç: Çfarë kartash ka ende BE-ja?

Dialogu në ngërç: Çfarë kartash ka ende BE-ja?
04/11/2026 - 17:21

Marrëveshje të pazbatuara, dialog i bllokuar politik dhe kritika të reja nga Bashkimi Evropian. Në raportet e sivjetme të progresit, Komisioni Evropian kritikon Kosovën dhe Serbinë për mospërmbushjen...

Më shumëDetails

Hargreaves takohet me Konjufcën, diskutojnë për Strategjinë Shtetërore për Dhomat e Specializuara

Hargreaves takohet me Konjufcën, diskutojnë për Strategjinë Shtetërore për Dhomat e Specializuara
04/11/2026 - 17:06

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca. Përmes një postimi në Facebook, Hargreaves ka...

Më shumëDetails

“Tre të mitur dëshmitarë”, çfarë ndodhi në stacionin policor para se Arlinda të privohej nga jeta?

“Edhe nëse më mbytin, këta do të japin përgjegjësi” – publikohet një tjetër bisedë e Arlinda Zekajt me motrën
04/11/2026 - 16:49

Vrasja e Alinda Zekajt, e cila dyshohet se u privua nga jeta nga kunati i saj, Albert Sylaj, mbrëmjen e 25 tetorit në fshatin Vitomiricë të Pejës, vazhdon...

Më shumëDetails

Nesër mblidhet Kuvendi i Kosovës, ky është rendi i ditës

Pikëpyetje për votat e LDK-së për presidentin, dyshime në unitetin e deputetëve
04/11/2026 - 16:35

Gjatë ditës së nesërme pritet të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës. Sipas njoftimit për media kjo seancë do të mbahet rreth orës 12:00. RENDI I...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Inskenoi vjedhjen e mbi 100 mijë eurove, ky është pronari i depove të armëve që u arrestua nga policia

    Inskenoi vjedhjen e mbi 100 mijë eurove, ky është pronari i depove të armëve që u arrestua nga policia

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Këta janë pesë të arrestuarit për trafikimin e 37 kilogramëve të lëndëve narkotike në Kosovë (Emrat)

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Beteja për pronën e shtrenjtë ku mbesa i hodhi në gjyq Ethem Çekun me vëllëzër | Dokumenti i kontestuar për falsifikim shkon në Forenzikë

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Gazetarja e njohur: Një ministër më propozoi marrëdhënie treshe në hotel

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Përfitoi grant 75 mijë euro kur ishte ministër, dy vite më pas fiton tender 253 mijë euro në komunën që drejtohet nga po i njëjti

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë