Në mediat gjermane kalimi i Iscos te Union Berlin llogaritej si transferi më senzacional i këtij afati kalimtar.
Ylli spanjoll sot në mëngjes kreu testet mjekësore ndërsa pasdite pritet të prezantohej te skuadra gjermane.
Por gjithçka ka rënë në pikën zero dhe transferimi i tij te Union Berlin ka dështuar. Sipas agjensisë konsulente të Iscos, skuadra gjermane i ka ndryshuar fjalët.
“Gjatë bisedimeve, ne kuptuam se partneri ynë negociues nuk ishte më i gatshëm të lëvizte brenda kornizës së diskutuar fillimisht” thuhet në arsyetimin e stafit të Iscos.