Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-diplomati: Presidenti duhet të vijë nga opozita për të ruajtur balancën e pushteteve

26/04/2026 - 19:59
në Lajme
A A
KDI: 5 mijë mungesa të deputetëve në këtë legjislaturë dhe 32 ligje të kontestuara në Gjykatën Kushtetuese
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-diplomati Blerim Canaj ka theksuar rëndësinë e rolit të presidentit në ruajtjen e balancës së pushteteve në Republika e Kosovës, duke vlerësuar se ai duhet të jetë i pavarur nga shumica parlamentare, raporton GazetaBlic.Sipas tij, në kushtet kur qeveria kontrollon Kuvendin, presidenti mbetet një mekanizëm kyç për kontroll institucional, përmes mundësisë së dërgimit të ligjeve në Gjykatën Kushtetuese dhe kërkimit për rishqyrtim.

Canaj ka shtuar se në situatën aktuale do të ishte e preferueshme që presidenti të vinte nga opozita, në mënyrë që të sigurohej një kundërpeshë reale ndaj pushtetit. Ai gjithashtu ka kritikuar opozitën për mungesë alternative të qartë, duke theksuar se pa vizion konkret dhe besueshmëri, ajo rrezikon të mbetet e dobët edhe në zgjedhje.Postimi i plotë:

Pushtet pa kontroll, president pa zë, opozitë pa alternativë!
Në një sistem ku qeveria kontrollon shumicën parlamentare, i bije që është e dobësuar balanca reale e pushteteve. Pikërisht kjo e bën vendimtar rolin e presidentit.Edhe pse në Kosovë presidenti nuk ka veto absolute ai megjithatë si një mjet të fuqishëm e ka mundësinë e dërgimit të ligjeve dhe vendimeve për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës dhe të kërkojë rishqyrtim nga Kuvendi.
Prandaj, për të funksionuar realisht “checks and balances”, presidenti duhet të jetë i pavarur nga shumica, por në rastin aktual në Kosovë ku qeveria ka gjithçka, ideale do ishte poqëse presidenti do të ishte nga opozita. Edhe nëse është figurë partiake, fakti që nuk i përket shumicës e bën atë një kundërpeshë reale institucionale. Vetëm kështu ai mund të jetë garant i Kushtetutës, e jo zgjatim i qeverisë.
Në të kundërtën, kur presidenti dhe shumica parlamentare janë të njëanshme, kontrolli institucional rrezikon të bëhet formal. Ligjet mund të kalojnë pa filtër real kushtetues, emërimet do të centralizohen sikur që janë centralizuar dhe zvogëlohet hapësira për kontroll. Ky përqëndrim i pushtetit krijon terren për deformim të rendit politik dhe në rastin më të keq, për rrëshqitje graduale drejt një sistemi qeverisës të rrezikshëm ku balancat ekzistojnë vetëm në letër.
Në një situatë të tillë zbehet edhe vetë kuptimi i opozitës sepse ajo mbetet pa instrumente reale ndikimi institucional, reduktohet në rol simbolik dhe humb funksionin e saj thelbësor si kontrolluese e pushtetit. Kjo e dobëson pluralizmin dhe në thelb e varfëron demokracinë.E nëse në një situatë të tillë vendi shkon në zgjedhje, partitë opozitare nëse nuk ndryshojnë asgjë brenda vetes, rrezikojnë të dalin edhe më keq sepse gjatë mandatit kanë mbetur pa instrumente reale dhe pa një diferencë të qartë politike që bind qytetarin pse janë alternativë më e mirë. Pra, ato hyjnë në garë të dobësuara dhe pa besueshmëri të mjaftueshme për ndryshim.
Kjo, për arsye se partitë opozitare shpesh bien në grackën e kritikës së vazhdueshme, por pa ndërtuar një alternativë që bind qytetarin. Në realitet, votuesi nuk kërkon vetëm të ndëshkojë pushtetin, por të zgjedhë diçka më të mirë. Prandaj, opozita duhet të dalë nga roli reaktiv dhe të ofrojë një vizion të qartë, me zgjidhje konkrete për problemet kryesore ku si element thelbësor të jetë dallimi i qartë nga qeveria. Kur opozita duket si një version i zbehtë i pushtetit, ajo humb identitetin dhe nuk krijon besim. Ky besim ndërtohet përmes figurave me integritet por edhe qëndrimeve konsistente.

Po aq e rëndësishme është mënyra e komunikimit. Mesazhet duhet të jenë të thjeshta, të drejtpërdrejta dhe të lidhura me jetën e përditshme të qytetarëve. E kaluara na ka mësuar që një program i mirë nuk ka vlerë nëse nuk kuptohet. Përtej kësaj, opozita nuk guxon të mbyllet por duhet të jetë e pranishme në terren, të dëgjojë realisht qytetarët dhe të reflektojë shqetësimet e tyre në politikat që propozon.Në një skenë politike të fragmentuar, bashkëpunimi mes partive opozitare shpesh bëhet i domosdoshëm për të shmangur ndarjen e votës dhe për të krijuar një alternativë më të fuqishme. Në të njëjtën kohë, opozita duhet të jetë e përgatitur të shfrytëzojë momentet e pakënaqësisë publike. Por pakënaqësia vetë nuk mjafton, ajo duhet të përkthehet në besim se ekziston një alternativë më e mirë dhe më e gatshme për të qeverisur.
Në fund, gjithçka përmblidhet në një pyetje të thjeshtë që bën çdo votues: a është kjo opozitë realisht më e mirë se pushteti aktual? Nëse përgjigjja nuk është e qartë dhe bindëse, atëherë edhe ndryshimi mbetet i pamundur.

Apo edhe më thjeshtë: a janë partitë opozitare më të bindura që kanë arritur në pikën që mund të fitojnë, apo mendojnë që mund të humbë pushteti?! Nëse është kjo e fundit, atëherë nuk kanë pse të dalin në zgjedhje!

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë