Në seancen plenare të mbajtur sot, Time Kadrijaj nga AAK, i ka dhuruar Albin Kurtit fotografinë ku i njejti shihet me gazetarin dhe drejtorin e Radio Kosovës Ernest Luma pjesëtarë asokohe të Lëvizjes Studentore, i cili së fundmi u shkarkua nga detyra nga Bordi i RTK-së.
Kadrijaj u shpreh se ai u largua nga puna për shkak të fjalës së lirë, për shkak të statuseve të tij. Kadrijaj e ka konsideruar këtë veprim të padrejtë dhe të turpshëm ndaj Ernest Lumës duke e cilësuar si gazetar me integritet.
”Reflekto kryeministër se e ke pas shok e ke shok dhe mos i lejo këto borde dhe këta njerëz politik me largu gazetar që janë me integritet. Foton po ta dhuroj dhe shiko çfarë turpi po bën”, tha Kadrijaj.













