Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kamberi: Vuçiqi po tenton ta ndalojë ndërkombëtarizimin e çështjes së shqiptarëve të Luginës

11/10/2026 - 12:57
në Kryesore, Lajme
A A
Kamberi kërkon për Preshevën tabela të veta të regjistrimit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj deklaratave të Aleksandar Vuçiqit, kundër listës së përbashkët parlamentare shqiptare, duke thënë se përpjekja për ta paraqitur atë si armike të shtetit synon ta zhvendosë vëmendjen nga problemet dhe të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Kamberi, përmes një reagimi, ka vlerësuar se shqetësimi i Vuçiqit nuk duhet parë vetëm në kontekstin e numrit të mandateve që mund të fitojë koalicioni shqiptar, por edhe në ndikimin politik dhe diplomatik që mund të ketë një përfaqësim i bashkuar dhe i pavarur.

“Çështja nuk është domosdoshmërisht sa deputetë shqiptarë do të hyjnë në Parlament, por çfarë do të përfaqësojnë ata politikisht dhe çfarë mund të bëjnë me atë përfaqësim”, ka shkruar Kamberi transmeton Klankosova.tv.

Sipas tij, etiketimi i listës shqiptare si armike e shtetit, pasi ajo është certifikuar nga Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në përputhje me procedurat ligjore, e zhvendos debatin nga konkurrenca zgjedhore te besnikëria ndaj shtetit.

“Kur një ish-president dhe kandidat për kryeministër e paraqet një listë zgjedhore të pakicës kombëtare si armike, ai e zhvendos debatin nga programi, të drejtat dhe rezultatet te lojaliteti ndaj tij e partisë shtet”, ka deklaruar Kamberi.

Ai ka pretenduar se ky narracion synon të përçajë listën shqiptare, të ushtrojë presion politik ndaj partive dhe kandidatëve që mund të bashkëpunojnë me të, si dhe të krijojë një klimë në të cilën kritikat ndaj qeverisë serbe interpretohen si veprime kundër interesave të Serbisë.

Kamberi ka përmendur edhe deklaratat e Vuçiqit për shërbime të huaja dhe mbështetjen e pretenduar nga aktorë të jashtëm për kundërshtarët politikë, duke vlerësuar se këto pretendime përdoren për ta paraqitur Serbinë si një vend nën presion të jashtëm.

Kamberi: Ndikimi i deputetëve nuk matet vetëm me vota

Deputeti shqiptar ka theksuar se rëndësia e përfaqësimit shqiptar nuk matet vetëm me numrin e votave në Parlament, por edhe me aftësinë për t’i ngritur problemet e shqiptarëve në institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

Ai ka përmendur tri fusha ku, sipas tij, deputetët shqiptarë mund të kenë ndikim: debatin parlamentar për pasivizimin e adresave, diskriminimin dhe nënpërfaqësimin; adresimin e këtyre çështjeve te institucionet evropiane dhe organizatat ndërkombëtare; si dhe dëshmimin se ekziston një përfaqësim shqiptar që nuk identifikohet me politikën e qeverisë serbe.

“Ndikimi i deputetit nuk matet vetëm me votat që ka në Parlament, por edhe me aftësinë për ta bërë një problem të brendshëm çështje të përgjegjësisë institucionale dhe ndërkombëtare”, ka theksuar Kamberi.

Ai ka vlerësuar se një përfaqësim shqiptar i bashkuar, kritik dhe i pavarur mund të jetë më i vështirë për t’u kontrolluar politikisht sesa një përfaqësim që përshtatet me pushtetin.

“Vuçiqi dëshiron ta zhvendosë debatin nga të drejtat te siguria kombëtare”

Në reagimin e tij, Kamberi ka thënë se, përmes deklaratave kundër listës shqiptare, Vuçiqi po përpiqet ta ndryshojë fokusin e debatit publik: nga problemet që përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës te arsyet pse ata kërkojnë të drejtat e tyre dhe bashkëpunojnë politikisht me përfaqësues nga Kosova.

“Kështu ai e vendos pakicën në pozitën e të akuzuarit dhe e largon vëmendjen nga detyrimet e shtetit, sidomos nga katër marrëveshjet e nënshkruara (2001, 2009, 2013 dhe 2022), të cilat Serbia nuk po i respekton”, ka shkruar ai.

Kamberi ka shtuar se kërkesa për përfaqësim më të fuqishëm shqiptar synon zbatimin e ligjeve, barazinë institucionale dhe përgjegjësinë shtetërore.

Në fund, ai ka theksuar se deklaratat e Vuçiqit se nuk do të lejojë ndërkombëtarizimin e çështjes së shqiptarëve në Luginën e Preshevës duhen parë në kontekstin e përpjekjeve për ta kufizuar ndikimin politik dhe diplomatik të përfaqësimit shqiptar.

“Një listë që ai mund ta mposhtë lehtësisht në numra, mund të jetë shumë më e vështirë që të neutralizohet në planin politik dhe diplomatik, nëse ajo listë ruan pavarësinë, disiplinën dhe besueshmërinë e saj”, ka përfunduar Kamberi.

JU REKOMANDOJMË

Po kërkohej nga Gjykata, kapet në Aeroportin “Adem Jashari” 27-vjeçari (A.B)

Po kërkohej nga Gjykata, kapet në Aeroportin “Adem Jashari” 27-vjeçari (A.B)
11/10/2026 - 12:37

Një 27-vjeçar është arrestuar më 10 tetor në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, pasi ndaj tij ishte aktive një urdhëresë gjyqësore. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth...

Më shumëDetails

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Naim Rashiti del me 10 opsione për tejkalimin e ngërçit: LVV të propozojë 3 kandidatë për kryetar Kuvendi…
11/10/2026 - 12:18

Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika, ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të ndajë 100 milionë euro për mobilizimin e ekspertizës dhe mekanizmave të specializuar ndërkombëtarë...

Më shumëDetails

Hajnat hyjnë në shtëpi në Zveçan – marrin 750 euro dhe dokumente personale

Vidhen pajisje teknologjike në Prishtinë
11/10/2026 - 12:01

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar më 10 tetor në fshatin Joshevik të Zveçanit, ku persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hyrë në një shtëpi...

Më shumëDetails

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë
11/10/2026 - 11:52

Ish-ministri gjerman për Europën, Michael Roth, i ka reaguar ish-kryediplomatit serb, Ivica Daçiq, i cili tha në një rast gjatë fushatës zgjedhore në Serbi se “në një moment...

Më shumëDetails

Sherri për borxhin eskalon në përleshje në Mitrovicë – përdoret sprej, njëri ndalohet për 48 orë

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
11/10/2026 - 11:33

Një përleshje fizike është raportuar më 10 tetor në fshatin Shupkofc të Mitrovicës, ku një mosmarrëveshje për një borxh dyshohet se ka eskaluar në përdorim spreji dhe sulm...

Më shumëDetails

Kryeministri bullgar uron Kurtin për mandatin e ri, e fton për vizitë

Kryeministri bullgar uron Kurtin për mandatin e ri, e fton për vizitë
11/10/2026 - 11:12

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi për formimin e Qeverisë dhe marrjen e mandatit të ri nga homologu i tij bullgar, Rumen Radev. “Kam kënaqësinë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

    Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Qeveria e Kosovës e bën publik programin për dy vitet e ardhshme, Kodi Civil e Ligji për Liritë Fetare mes 200 projektligjeve që synohen

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Pak ditë pasi u bë presidente, Justina Shiroka ndryshon pamje, shikoni transformimin e saj!

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Kreu i Listës Serbe pretendon se ka kaluar në SNS-në e Vuçiqit: S’jam më deputet në Kuvend të Kosovës

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Nga dhoma e gjumit, Drenusha Latifi ‘ndez’ rrjetin, provokon me format në të zeza!

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë