Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kapitulli i ardhshëm i Kosovës: Paqe e qëndrueshme në vend, rol më i madh në siguri jashtë vendit

22/04/2026 - 08:36
në Opinione
A A
Kapitulli i ardhshëm i Kosovës: Paqe e qëndrueshme në vend, rol më i madh në siguri jashtë vendit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan përfaqësuesi i përhershëm i SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker

Muajin e kaluar u bënë 27 vjet që kur NATO-ja, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët tanë, ndërhyri për ta ndalur katastrofën humanitare në Kosovë. Disa muaj më vonë, në qershor 1999, forcat e NATO-s hynë në Kosovë për të ndihmuar për t’i dhënë fund dhunës, për mbrojtjen e civilëve dhe për t’i vënë themelet e një të ardhmeje paqësore. Që atëherë, Forca e Kosovës e NATO-s (KFOR) është bërë ndër institucionet më të besuara në Kosovë. Prania e saj ka penguar dhunën, ka siguruar paqe për komunitetet dhe ka krijuar hapësirën e nevojshme të sigurisë për zhvillimin e institucioneve demokratike dhe të një shoqërie civile dinamike. Profesionalizmi dhe sakrificat e amerikanëve dhe aleatëve që kanë shërbyer nën flamurin e KFOR-it kanë shpëtuar jetë dhe kanë ndihmuar në lehtësimin e arritjes së përparimit në rajon.

Sot, Shtetet e Bashkuara po punojnë bashkë me Kosovën që ajo të kalojë nga konsumues i sigurisë në eksportues të saj, ndërsa vendi merr gjithnjë e më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e vet. ShBA-ja mbështet fuqimisht transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në forcë mbrojtëse territoriale shumetnike nën kontrollin civil. Vazhdimi i bashkëpunimit të fortë që kemi ndërtuar mes institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it është thelbësor për këtë përpjekje.

Bashkëpunimi i fuqishëm në fushën e mbrojtjes mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës është qendror për këtë vizion. Kosova i ka rritur shpenzimet për mbrojtje, duke synuar të arrijë standardin botëror prej 5% të PBB-së për siguri dhe mbrojtje, që përbën angazhim serioz për mbështetje në forcat e veta. Stërvitjet e përbashkëta me forcat amerikane dhe aleate, si në rastin kur Kosova ishte nikoqire dhe pjesëmarrëse në ushtrimin „Defender Europe 25”, po përmirësojnë ndërveprueshmërinë dhe gatishmërinë. Programi i Partneritetit Shtetëror me Gardën Kombëtare të Ajovës është shembull parësor i bashkëpunimit të qëndrueshëm dhe praktik.

Po ashtu, Kosova po ndërmerr hapa të rëndësishëm përtej kufijve të saj. Pjesëmarrja në përpjekjet ndërkombëtare për paqe dhe siguri, përfshirë kontributin në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gazë dhe rolin e saj si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, tregojnë se Kosova i merr seriozisht përgjegjësitë e saj si kontribuuese për stabilitetin rajonal dhe global.

Qëllimet e Shteteve të Bashkuara mbeten të qarta: ne, në mënyrë të palëkundur, jemi të përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe duam të shohim të ardhme ku Kosova njihet si partnere e besueshme që promovon paqen, sigurinë dhe përparimin. E ardhmja e Kosovës qëndron në integrimin më të thellë me bashkësinë ndërkombëtare, përfshirë bashkëpunimin e vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara dhe anëtarët e tjerë të NATO-s. Për ta arritur këtë, Kosova duhet gjithashtu të adresojë çështjet e saj të brendshme, përfshirë sigurinë për të gjitha komunitetet brenda kufijve të saj. Përparimi në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, stabiliteti i vazhdueshëm rajonal dhe bashkërenditja e ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n janë thelbësore për stabilitet të qëndrueshëm.

JU REKOMANDOJMË

Mbreti i popullit

Mbreti i popullit
28/08/2026 - 21:51

Shkruan: Petrit Selimi Mbreti Harald V i Norvegjisë u nda nga jeta. Gjatë luftës në Kosovë, ai tregoi dhembshuri të thellë ndaj refugjatëve kosovarë, si pjesë e një...

Më shumëDetails

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen
28/08/2026 - 19:15

Vdekja e gjeneralit famëkeq, arkitektit te Srebrenicës dhe akterit gjenocidial – Ratko Mladic ndodhi në një kohë interesante. Në Serbi po bëhen gati për zgjedhje dhe nuk do...

Më shumëDetails

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng
22/08/2026 - 11:56

Shkruan: Adri Nurellari Rikthimi i debatit për të ashtuquajturin “shtet bektashi” dëshmon qartë se si absurdi mund të riciklohet vazhdimisht në mënyrë kokëfortë, derisa të pranohet e të...

Më shumëDetails

A po mendon Lumiri se është ekzorcist?

Kush kë e mund, Buzhala me analizë për zgjedhjet: Me Bedri Hamzën PDK-ja del e dyta!
19/08/2026 - 18:17

Për disa javë me radhë, Lumir Abdixhiku dhe miku i tij i ri, Albin Kurti, janë takuar për ta gjetur një formulë bashkëpunimi për krijimin e institucioneve. Mundësitë...

Më shumëDetails

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë
17/08/2026 - 13:36

Shkruan: Maro Baze Zjarri në një hotel në qendër të Vlorës dhe kundërpërgjigjja e dobët ndaj tij është një aksident që ka shkaktuar, deri tani, së paku pesë...

Më shumëDetails

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?
10/08/2026 - 11:06

Shkruan Ben Blushi Unë jam gjithmonë pro ndarjes territoriale. Duke lëvizur nga një vend në tjetrin, njerëzit i ndryshojnë kufinjtë ekonomikë, politikë dhe administrativë. Në 2000 vjetët e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë