KB Trepça tanimë ka selektorin e saj të ri.
Klubi ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshjen me Alek Joncevskin, selektor i skuadrës së Maqedonisë së Veriut.
Ai do të fillojë punën me skuadrën që nga dita e nesërme.
Përmes njoftimit, KB Trepça tha se Joncevski është trajner me përvojë me të cilin besojnë se Trepça do të arrijë sukseset e synuara.
Njoftimi i plotë:
Mirë se vjen Alek Joncevski
Selektori i Maqedonisë së Veriut, Alek Joncevski, është trajner i ri i skuadrës sonë. Marrëveshja me trajnerin e suksesshëm është arritur tashmë dhe Joncevski të premten do ta nisë punën me skuadrën.
Besojmë fuqishëm se me Joncevskin do të kemi sukseset që i synojmë si skuadër dhe që tifozët tanë të zjarrtë dhe qyteti ynë i meritojnë.
Joncevski prej korrikut është selektor i Maqedonisë së Veriut. Më herët për periudhë të gjatë ishte ndihmës-trajner në përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut.
Ka drejtuar skuadra të shumta si Gostivari, Kozhuvi, MZT Skopje. Me MZT-në ka fituar titullin e kampionit dhe kupën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2016.
Përvojën e gjatë dhe të suksesshme, Joncevski tani e vë në shërbim të skuadrës sonë, të TREPÇËS së madhe.
E mirëpresim dhe i urojmë punë të suksesshme me skuadrën tonë e tuajën.
#TrepçaNaBashkon💚🖤⚒