Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Klinaku del sot para gjykatës, a do të dëshmojë Albin Kurti për rastin e kanosjes?

03/09/2025 - 08:47
në Lajme
A A
Klinaku del sot para gjykatës, a do të dëshmojë Albin Kurti për rastin e kanosjes?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot do të mbahet seanca ndaj Faton Klinakut në Gjykatën Themelore të Prishtinës për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurtit.

Seanca do të jetë nga ora 09:00, aty duhet të jetë i pranishëm edhe Kurti për deklarim.

Klinaku, së bashku me një person tjetër me inicialet N.S., akuzohen nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për kanosje ndaj Kurtit përmes rrjeteve sociale më 30 gusht të vitit 2023.

Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së më herët kishte thënë se mbetet të shihet nëse kryeministri Kurti do të jetë i pranishëm në këtë seancë në cilësinë e të dëmtuarit dhe dëshmitarit të Prokurorisë.

“Shqyrtimi fillestar në Gjykatën Themelore në Prishtinë është caktuar të mbahet më 3 shtator 2025, në ora 09:00. Ta shohim nëse Albin Kurti do t’i përgjigjet ftesës si i dëmtuar-dëshmitar i Prokurorisë,” ka shkruar Klinaku në Facebook.

Klinaku kishte deklaruar në fillim të gushtit se as ai dhe as avokati i tij nuk ishin njoftuar për ngritjen e aktakuzës ndaj tij, por kishte shtuar se “mezi pret” të ballafaqohet me Kurtin në gjykatë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dorëzuar aktakuzën ndaj dy personave të cilët dyshohen se kanë kanosur kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Sipas aktakuzës, më 30 gusht 2023, Klinaku akuzohet se ka ripostuar një mesazh me përmbajtje kërcënuese ndaj Kurtit, ku thuhej:

“… Prapë po e përsëris, nëse ju duket skandaloz postimi i mëhershëm: Më parë e vras A.K. sesa t’ia lëshoj rrugën dhe të iki nga Kosova.”

JU REKOMANDOJMË

Krasniqi ‘zbulon’ skenarin e marrëveshjes së mundshme mes VV-së dhe LDK-së

Krasniqi ‘zbulon’ skenarin e marrëveshjes së mundshme mes VV-së dhe LDK-së
04/08/2026 - 13:50

Gazetari Vullnet Krasniqi ka deklaruar se, sipas informacioneve që posedon, brenda LDK-së po zhvillohen lëvizje që mund të çojnë drejt një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje. Duke folur në...

Më shumëDetails

Lista Serbe i drejtohet Kushtetueses për ulësen e 10-të në Kuvend

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë
04/08/2026 - 13:40

Partia më e madhe serbe në Kosovë, Lista Serbe, ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar vendimin e Gjykatës Supreme lidhur me ndarjen e ulëses së 10-të...

Më shumëDetails

Shqipëria shpall “non grata” dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut

Shqipëria shpall “non grata” dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut
04/08/2026 - 13:28

Ministria e Brendshme në Shqipëri ka shpallur “non grata” edhe dy shtetas të tjerë për veprimtari të dyshimta ndaj shtetit shqiptar. Sipas burimeve të Top Channel, të padëshiruar...

Më shumëDetails

Policia në Ulqin arreston tre shtetas të Kosovës, dyshohen për disa vjedhje

Policia në Ulqin arreston tre shtetas të Kosovës, dyshohen për disa vjedhje
04/08/2026 - 13:12

Policia e Ulqinit ka arrestuar tre shtetas të Kosovës, të dyshuar për përfshirje në disa raste të vjedhjeve në territorin e kësaj komune. Sipas njoftimit të Policisë së...

Më shumëDetails

Idrizi: Për të tretin vit me radhë, Komuna e Vushtrrisë vlerësohet 100% transparente në publikimin e dokumenteve buxhetore nga Instituti GAP

Idrizi: Për të tretin vit me radhë, Komuna e Vushtrrisë vlerësohet 100% transparente në publikimin e dokumenteve buxhetore nga Instituti GAP
04/08/2026 - 12:47

Komuna e Vushtrrisë që udhëhiqet nga Ferit Idrizi është vlerësuar sërish me 100% transparencë buxhetore nga Instituti GAP, transmeton Gazeta Online Veriu.info. Kretari Idrizi ka thënë se do...

Më shumëDetails

Muja shfaqet nervoz në konferencë, shmang pyetjet e gazetarëve për qumështin “Vita”

Muja shfaqet nervoz në konferencë, shmang pyetjet e gazetarëve për qumështin “Vita”
04/08/2026 - 12:09

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) sot kanë publikuar analizat në sektorin e qumështit. Në një konferencë për media,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë dy infermierët e arrestuar për përvetësimin e parave të pacientëve në QKMF

    Këta janë dy infermierët e arrestuar për përvetësimin e parave të pacientëve në QKMF

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Del vaj palme i padeklaruar në 46 produkte të qumështit të kompanive në Kosovë

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Po ikte drejt Serbisë: Kapet Egzon Reshani, i shumëkërkuari që nga arratia kërcënonte Policinë në TikTok

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Inspektorati merr vendim të ri në fushën e ndërtimit

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë