Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Klinika “Fiziocromed” e Sami Pllanës zbulohet se vepronte pa licencë dhe me staf të palicencuar – Gjobitet me 4 mijë euro

27/09/2026 - 16:37
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Klinika “Fiziocromed” e Sami Pllanës zbulohet se vepronte pa licencë dhe me staf të palicencuar – Gjobitet me 4 mijë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veprimtaria e shumë prej institucioneve private shëndetësore në Kosovë është kthyer në sfidë për shtetin, pasi që ato po operojnë vazhdimisht në mënyrë të kundërligjshme me shërbime të palicencuara dhe staf ilegal (të palicencuar), gjë që paraqet edhe rrezik për shëndetin dhe jetën e pacientëve.

Veriu.info ka siguruar një vendim të Inspektoratit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë, me të cilin subjekti privat shëndetësor “Fiziocromed” Sh.P.K. me themelues Sami Pllana është gjobitur me 4 mijë euro për shkelje të Ligjit për Shëndetësi.

Në arsyetimin e vendimit të Inspektoratit Shëndetësor për gjobitjen e “Fiziocromed” Sh.P.K. të siguruar nga Veriu.info, thuhet se inspektimi është realizuar më 17 prill 2026 në bazë të një ankese që ka marrë.

Gjatë inspektimit është konstatuar se “FIZIOCROMED” Sh.P.K. ushtronte veprimtari shëndetësore pa qenë i pajisur me licencë institucionale nga Divizioni për Licencim dhe Akreditim i Institucioneve Private Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi.

Si shkelje tjetër është evidentuar se personeli që ofronte shërbime shëndetësore, Sami Plana dhe Silvana Berisha, gjatë inspektimit nuk kanë prezantuar dëshmi për licencim profesional, duke ushtruar kështu veprimtari pa autorizim përkatës profesional.

“Regjistri i pacientëve ishte jo funksional, pacientët ishin të regjistruar në fletore jorzyrtare që përmbajnë të dhëna personale dhe shërbimet e ofruara, jashtë formave të lejuara ligjore dhe pa standarde të mbrojtjes së të dhënave në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ Nr. 02/2010. Subjekti ka kryer reklamim të shërbimeve shëndetësore përmes rrjeteve sociale, duke krijuar perceptim të ofrimit të shërbimeve profesionale të licencuara, pa përmbushur kushtet ligjore për ushtrimin e këtyre shërbimeve. Është konstatuar mungesa e antishok terapisë, që është obligative për institucionet që ofrojnë shërbime shëndetësore. Në subjekt ishin të pranishme mjetet dhe pajisjet medicinale për ofrimin e shërbimeve shëndetësore”, thuhet në vendimin e Inspektoratit Shëndetësor të siguruar nga Veriu.info.

Sipas Inspektoratit Shëndetësor, këto shkelje përbëjnë shkelje të dispozitave ligjore në fuqi përkatësisht të Ligjit Nr. 04/L-125 për Shëndetësi, duke rrezikuar dhe cenuar shëndetin e pacientëve.

Në vendim nuk bëhet e ditur nëse është ndaluar veprimtaria shëndetësore e “FIZIOCROMED” apo është lejuar të vazhdojë.

Veriu.info ka tentuar të marrë një qëndrim nga “FIZIOCROMED” për këtë vendim të Inspektoratit Shëndetësor, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk kemi pranuar përgjigje për pyetjet e dërguara.

 

Tags: FiziocromedSami PlanaSilvana Berisha

JU REKOMANDOJMË

Abrashi: Pa presione, kushtëzime e zarfe ndërkombëtare u zgjodh presidentja

Abrashi: Duhet përshëndetur oferta e LDK-së, nëse nuk ka hile
08/10/2026 - 22:59

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka vlerësuar se marrëveshja mes LVV-së dhe Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjen e presidentes shënon një zhvillim të rëndësishëm në politikën...

Më shumëDetails

Zgjedhja e presidentes sukses i PDK-së apo i VV-së, kjo është përgjigjjja e Mustafës

Zgjedhja e presidentes sukses i PDK-së apo i VV-së, kjo është përgjigjjja e Mustafës
08/10/2026 - 22:46

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka deklaruar se PDK-ja e konsideron sukses të saj zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në postin e Presidentes së Kosovës. Duke...

Më shumëDetails

Latifi: Sulmet ndaj Presidentes ende pa u akomoduar në zyrë tregojnë për iracionalitetin në këtë vend, priteni njeriun pak

Rikthimi i demokracisë militante
08/10/2026 - 22:39

Analisti Blerim Latifi, ka thënë se sulmet e menjëhershme ndaj presidentes Justina Shiroka Pula, tregojnë shkallën e iracionalitetit që ka mbërritur në këtë vend. Ajo tha se ajo...

Më shumëDetails

“Salih Mustafa dhe Pjetër Shala mund ta vuajnë dënimin në Kosovë“

“Salih Mustafa dhe Pjetër Shala mund ta vuajnë dënimin në Kosovë“
08/10/2026 - 22:27

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë që me t’u futur në fuqi ligji për Specialen, Pjetër Shala dhe Salih Mustafa duhet të sillen në Kosovë për të...

Më shumëDetails

Vonesat në formimin e institucioneve, a është i nevojshëm ndryshimi i Kushtetutës?

Vonesat në formimin e institucioneve, a është i nevojshëm ndryshimi i Kushtetutës?
08/10/2026 - 22:03

Në mungesë të 81 votave për President, vendi shkoi në zgjedhje më 7 qershor. Edhe pas këtij procesi, partitë politike nuk arritën që me marrëveshje politike ta propozojnë...

Më shumëDetails

Limaj me fjalë të mëdha për Shiroka-Pulën: S’ka energji negative, din me thënë po dhe jo!

Limaj me fjalë të mëdha për Shiroka-Pulën: S’ka energji negative, din me thënë po dhe jo!
08/10/2026 - 21:53

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka folur me vlerësim të lartë për presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, duke thënë se me të ka punuar për katër...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gazetari shqiptar trondit sërish: Janë dy deputetë nga Kosova, njëri shkëmbeu foto intime me një mashkull -këto janë inicialet

    Gazetari shqiptar trondit sërish: Janë dy deputetë nga Kosova, njëri shkëmbeu foto intime me një mashkull -këto janë inicialet

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Këta janë fëmijët e presidentes Justina Shiroka-Pula

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Identifikohet i dyshuari për tentim-vrasjen në Vushtrri – ky është i arrestuari

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Çlirim Haziri iu kundërpërgjigjet Dejona Mihalit e Alban Krasniqit për fjalët që ia thanë rreth protestave

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Të shumtë ishin ata që e uruan Shiroka-Pulën, por Arta Bajrami del me një kërkesë për presidenten e re

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë