Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kosovarja bëhet heroinë në Zvicër, e shpëton fëmiun 4 vjeçar nga mbytja në pishinë

09/06/2023 - 10:25
në Kuriozitete, Lajme
A A
Kosovarja bëhet heroinë në Zvicër, e shpëton fëmiun 4 vjeçar nga mbytja në pishinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një infermiere 34-vjeçare me origjinë nga Kosova, rezidente në Aargau, Zvicër është kthyer në heroinë pas shpëtimit të një vogëlushi nga mbytja.

Bëhet e ditur se Nazlie Selimaj ka ndërhyrë me të shpejtë në një pishinë në kantonin St. Gallen, pasi ka parë se një djalë 4-vjeçar, tashmë pa ndjenja kishte nevojë urgjente për ndihmë. Ajo jeton në Fislisbach të kantonit Aargau, por të dielën e kaluar kishte shkuar me familjen e saj në një pishinë në Wil SG, pasi ishte ër vizitë te motra e cila banon në regjion.

“Ishim shumë të lumtur që po kalonim ditën me diell në pishinë”. Por më pas, pak para orës 17:00, një ngjarje dramatike ua ka turbulluar lumturinë. Ishin duke shijuar akulloret në plazhin e pishinës kur burri i saj ka parë një burrë duke vrapuar në pishinë, duke nxjerrë djalin e tij nga uji. Më pas ai po e mbante të birin, të pafuqishëm në krahë”, thotë kosovarja për gazetën Blick.

“Djali ishte pa ndjenja dhe babai i dërrmuar”. Ajo vrapon menjëherë tek ata të dy, merr fëmijën nga babai dhe i jep ndihmën e parë. “E kapa djalin nga pas nën sqetulla. Më pas ajo e ka shtrirë djalin në tokë “sepse nuk ia gjeta pulsin” dhe i ka masazhuar zemrën me njërën dorë. Selimaj, e cila punon si infermiere, e dinte se çfarë po bënte.

Djalit iu kthye vetëdija. “Në atë moment babait të tij i bie të fikët”. Aty ka qenë edhe nëna e djalit. Ndërkohë edhe babait i kthehet vetëdija. “Pastaj u ktheva atyre fëmijën e tyre”. “Unë kisha ende një ndjenjë të turbullt. Djali ishte shumë i zbehtë dhe gishtat e tij ishin ngjyrë të kaltër”, thotë Selimaj. Kështu ajo qëndroi me familjen dhe i tha shpëtimtarit të pishinës që erdhi së bashku se duhej thirrur një ambulancë. Menjëherë pas kësaj, ambulanca erdhi. Trupat për shpëtim, të St. Gallenit kanë konfirmuar për gazetën operacionin. Pacienti ishte “plotësisht i qëndrueshëm” dhe u transferua në spitalin e fëmijëve në Zvicrën Lindore, transmeton Albinfo.ch.

“Nuk kisha më frikë për djalin”, thotë Selimaj. “Më pas zbulova se ai kishte një mungesë të madhe të oksigjenit në gjakun e tij”. 4-vjeçari tani është në shtëpi. Babai i tij nuk dëshiron të shprehet publikisht për ngjarjen. Por, Nazlija e di se djali është mirë. Babai i tij e ka falënderuar atë disa herë… Dhe, a është krenare shpëtuesja për veprimin që ka bërë? “Epo, jam. Është një ndjenjë e bukur”, thotë ajo. “Në një situatë si kjo, ju thjesht do të ndihmoni”.

JU REKOMANDOJMË

BE reagon ndaj kërcënimit të Trump për tarifa 100%

BE reagon ndaj kërcënimit të Trump për tarifa 100%
27/06/2026 - 13:07

Komisioni Evropian ka dënuar kërcënimin e presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave deri në 100% ndaj importeve nga vendet që miratojnë taksa të reja për shërbimet...

Më shumëDetails

Digjet një banesë në Prishtinë, Rama del në terren pranë zjarrfikësve: Mirënjohje për secilin që ishte në terren

Digjet një banesë në Prishtinë, Rama del në terren pranë zjarrfikësve: Mirënjohje për secilin që ishte në terren
27/06/2026 - 12:56

Përderisa zjarri ende po vazhdon në një ndërtesë banimi, afër Parkut të Qytetit, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë në vendin e ngjarjes. Rama tha se ka...

Më shumëDetails

Rezultatet përfundimtare, kështu ndahen ulëset e partive në Kuvend

Të hënën seanca për buxhetin e Kosovës 2025
27/06/2026 - 12:10

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit sot.Sipas rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje mori 47,13% të votave, Partia Demokratike e Kosovës 19,44%, Lidhja Demokratike...

Më shumëDetails

Oda Amerikane: Investimet në gazin e lëngshëm amerikan forcojnë ekonominë dhe sigurinë energjetike të Kosovës

Oda Amerikane: Investimet në gazin e lëngshëm amerikan forcojnë ekonominë dhe sigurinë energjetike të Kosovës
27/06/2026 - 11:54

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka përcjellë me vëmendje deklaratat e fundit publike të anëtarëve të Kabinetit të Qeverisë në detyrë lidhur me orientimin e politikës energjetike të...

Më shumëDetails

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit
27/06/2026 - 11:43

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 7 qershor, në mbledhjen e sotme. “Me 10 vota për shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve...

Më shumëDetails

6 persona grabisin tri shtetase kolumbiane, i futen në një dhomë dhe ia morën 4 telefona dhe 300 euro

6 persona grabisin tri shtetase kolumbiane, i futen në një dhomë dhe ia morën 4 telefona dhe 300 euro
27/06/2026 - 10:51

Tri shtetase të Kolumbisë kanë raportuar në Policinë e Kosovës se gjashtë persona të dyshuar i kishin përcjellë ato deri në banesën e tyre dhe pasi i kishin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

    Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

    162 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Këta janë dy policët që u rrahën në stacionin policor në Prishtinë

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Dyshohet se la maunën me mall 20 mijë euro të kalojë pa kontroll, suspendohet doganieri Arton Lushaku

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Kraki reagon për kodin e veshjes në Komunën e Mitrovicës të vendosur nga Peci: “Komuna s’mund t’u imponojë rregulla qytetarëve”

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Humb jetën kosovari 42 vjeç pas një aksidenti në vendin e punës në Gjermani

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë