Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kriza energjetike evropiane po afekton edhe Kosovën

27/07/2022 - 18:37
në Ekonomi
A A
Kriza energjetike evropiane po afekton edhe Kosovën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

E tërë Evropa po hyn në një krizë të thellë energjetike. Përderisa kontinenti i vjetër po ballafaqohet me një verë jashtëzakonisht të nxehtë, me temperatura të larta që thyejnë rekordet çdo ditë, automatikisht është rritur edhe kërkesa për energji elektrike. Krahas kësaj rritje, ka rënie të madhe të reshjeve, dukshëm nën mesataren sezonale, duke bërë që edhe prodhimi i elektricitetit të jetë shumë më i pakët nga centralet elektrike.

Thatësira, pamundësia për të transportuar qymyr në disa termocentrale nëpërmjet lumenjve në Gjermani dhe mosfunksionimi i termocentraleve bërthamore , që ftohen nga ujërat që vijnë nga lumenjtë në Francë, e bënë situatën edhe më kritike. Krahas kësaj situate, në Evropë vërehen çmime rekorde edhe të gazit natyror për shkak të uljes graduale të rrjedhës së gazit nga Rusia.

Rritja e kërkesës në njërën anë dhe zvogëlimi i prodhimit në anën tjetër, ka bërë që anekënd Evropës të fluturojnë çmimet e energjisë elektrike.

Çmimi i energjisë për një ditë më herët në berzën e Hungarisë- HUPX, që ishte 295 EUR/MWh, për javën 4-10 korrik, u rrit në 348 EUR/MWh, kurse për javën 11-17 korrik dhe në 419 EUR/MWh për javën 18-24 korrik . Për 3 ditët e para të kësaj jave çmimi është 506 EUR/MWh. Madje, këto ditë është thyer edhe rekordi, duke arritur një moment në mbi 735 EUR/MWh.

Kjo situatë ka afektuar edhe Kosovën. Pos çmimeve enorme, nevoja për energji elektrike ka kufizuar ndjeshëm edhe mundësitë tregtare. Në tenderët që kemi zhvilluar së fundmi, në shumicën e rasteve nuk kemi pranuar asnjë ofertë. Në rast oferte shfaqen çmime ekstra të larta sipas kushteve të tregut.

Krijimi i këtyre situatave qysh verës, bën që të mbizotërojë një situatë shumë e pasigurt. Prandaj, në këto rrethana i lusim konsumatorët që të krijojnë mekanizma kursimi dhe të orientojnë ngrohjen e hapësirave të tyre të banimit nga format alternative për stinën e dimrit. Ndërmarrja e këtyre veprimeve ul ndjeshëm nevojën për import dhe rrit të njëjtën kohë sigurinë e furnizimit, që varet shumë edhe nga stabiliteti i prodhimit vendor.

JU REKOMANDOJMË

Rritja ekonomike ngadalësohet, inflacioni rritet: Parashikimet e FMN-së për Kosovën

Rritja ekonomike ngadalësohet, inflacioni rritet: Parashikimet e FMN-së për Kosovën
14/10/2026 - 09:05

Ekonomia e Kosovës pritet të shënojë rritje prej 3,5 për qind gjatë vitit 2026, ndërsa inflacioni parashikohet të rritet në 6,8 për qind, sipas parashikimeve të Fondit Monetar...

Më shumëDetails

Nuk shtrenjtohen drunjtë, bie interesimi për blerje për shkak të përdorimit të klimave

Nuk shtrenjtohen drunjtë, bie interesimi për blerje për shkak të përdorimit të klimave
14/10/2026 - 08:43

Çmimi i drunjve për ngrohje këtë vit ka mbetur i njëjtë me atë të vitit të kaluar, rreth 60 euro për metër, ndërsa shitësit thonë se interesimi i...

Më shumëDetails

Prishtina Hospital prezantohet publikisht: Një projekt i ri shëndetësor po vjen në Prishtina Mall

Prishtina Hospital prezantohet publikisht: Një projekt i ri shëndetësor po vjen në Prishtina Mall
12/10/2026 - 14:15

Prishtina Hospital është prezantuar sot zyrtarisht për publikun gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes me Prishtina Mall, duke shënuar një nga hapat kryesorë drejt realizimit të projektit të...

Më shumëDetails

TEHNOBURIMI – Precizion dhe profesionalizëm në DUKAGJINI RESORT, Shëngjin

TEHNOBURIMI – Precizion dhe profesionalizëm në DUKAGJINI RESORT, Shëngjin
11/10/2026 - 20:38

TehnoBurimi po realizon një nga fasadat më komplekse arkitektonike në projektin prestigjioz Dukagjini Resort në Shëngjin. Me teknologji moderne, përkushtim dhe precizion të lartë, kompania po dëshmon kapacitetet...

Më shumëDetails

Bëhuni me pronë me pamje nga deti në Ulqin, banesat e Dijari Sh.P.K

Bëhuni me pronë me pamje nga deti në Ulqin, banesat e Dijari Sh.P.K
10/10/2026 - 17:23

Kompania e njohur e ndërtimit nga Kosova Dijari Sh.P.K ofron banesa super moderne në Ulqin, shkruan Gazeta Online Veriu.info. Nëse dëshironi të bëheni me pronë pranë detit në...

Më shumëDetails

Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

Trump: Marrëveshja për rihapjen e Hormuzit mund të arrihet së shpejti
09/10/2026 - 18:49

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të premten se do të ketë “lajme të mëdha” për naftën, pasi çmimet mbeten në nivele rekord në javët para zgjedhjeve të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore

    Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Inspektorati ia ndaloi dy shërbime laboratorike poliklinikës “Biohit” të Bujar Rexhajt, nuk plotësonin kushtet (Dokument/foto)

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Gjetje skandaloze në “Diagnostika Lab”: Shërbime laboratorike pa staf të licencuar – Inspektorati ndalon disa shërbime shëndetësore (Dokument)

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Gjetje skandaloze në “Cambridge Clinical Laboratories”: Pas ankesës për rezultatet e analizave, zbulohen materiale të shumta laboratorike me afat të skaduar (Dokument/Foto)

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Reagon avokati i Mehmetajt: Kërkojmë hetim të plotë dhe mbrojtje efektive të gazetarit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë