Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kur Xhaka rrëfente qysh iu formësua karakteri patriotik: Ma kanë rrahur babain në burgjet serbe, vuajtjet janë thellë te unë

03/12/2022 - 10:04
në Sport
A A
Kur Xhaka rrëfente qysh iu formësua karakteri patriotik: Ma kanë rrahur babain në burgjet serbe, vuajtjet janë thellë te unë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kur Xhaka rrëfente qysh iu formësua karakteri patriotik: Ma kanë rrahur babain në burgjet serbe, vuajtjet janë thellë te unë

Granit Xhaka dje u shndërrua sërish në hero të shqiptarëve të Kosovës pasi bashkë me kombëtaren e Zvicrës ia doli ta mposhte dhe eliminonte Serbinë. Por, motivi i tij i madh për lojë kundër Serbisë, ka rrënjë të mëhershme.

Në një intervistë dhënë për gazetën prestigjioze The Guardian, ai fliste edhe për vuajtjet e familjes së tij, babait dhe nënës.

Më poshtë, Intervista nga The Guardian.

“Është rrëfimi që ndërtoi Granit Xhakën dhe ndezi zjarrin brenda tij. Detajet janë të egra, zor të krahasueshme, dhe është e çuditshme që mesfushori i Arsenalit arrin t’i artikulojë. Përsëri, si babai i tij Ragipi – që i kaloi tri vjet e gjysmë si i burgosur politik në Jugosllavi – Xhaka nuk është njeri që ikën a fshihet.

“Për aq sa e di, muajt e parë në burg ishin në rregull,” – tha Xhaka. “Por më pas nisën ta rrihnin.”

Krimi i babait të tij kishte qenë që mori pjesë në demonstrata kundër qeverisë qendrore komuniste në Beograd. Ishte viti 1986 dhe ai ishte një student 22 vjeçar i Universitetit të Prishtinës në Kosovë, që asokohe ishte krahinë autonome në Jugosllavi. Ai do të arrestohej dhe do t’i jepej një dënim prej gjashtë vitesh. Babai i Granitit ndante qelinë me katër burra tjerë dhe do të lejohej jashtë vetëm për 10 minuta.

“Si i biri i tij, storja është diçka që më prek tepër thellë – është përnjëmend, përnjëmend në zemrën time,” – tha Xhaka. “Për ta përshkruar babain tim si duhet, duhet që përnjëmend ta kuptoni mirë. Është aq tragjike. Nganjëherë e pyes: “Më trego prapë,” por s’mendoj që më tregon gjithçka. Ka pasur gjithnjë momente të heshtjes kur kanë ndjerë se kishte përbirë diçka dhe s’mund ta qiste jashtë. Ndoshta ishte tepër shumë dhe ai s’donte që ne ta merrnim vesh dhimbjen e tij.”

“Ai ishte një kosovar krenar dhe mendonte se kosovarët kishin të drejtën të ekzistonin. Ai po ngriste krye për të drejtat e tyre dhe ato ishin të drejta bazike demokratike – nevojat, të tilla si e drejta për të votuar. S’ishte vetëm ai. Kishte edhe njerëz tjerë të arrestuar, përfshirë axhën tim, që ishte burgosur për shumë vjet. Ai ishte dënuar për 15 vjet. Ishte krejt politike.”

Për ta kuptuar Xhakën duhet kuptuar familjen e tij; sa kanë vuajtur, qysh janë mbajtur bashkë dhe kanë punuar palodhshëm në mënyrë që t’i tejkalojnë vështirësitë.

Parimet e tij udhëzuese janë besnikëria dhe respekti. Kur ai i përkushtohet diçkaje apo dikujt, ai e bën këtë gjë me trup e shpirt – ashti si babai i tij apo edhe nëna, Eli./Nacionale

JU REKOMANDOJMË

Formacioni më i mirë i raundit të tretë në Kupën e Botës

Formacioni më i mirë i raundit të tretë në Kupën e Botës
28/06/2026 - 17:43

Mbrëmë u mbyll raundi i tretë në fazën e grupeve të Kupës së Botës. Sajti i njohur i statistikave, “Sofascore” ka publikuar formacionin më të mirë të kësaj...

Më shumëDetails

Chelsea gati të thyejë politikën e transferimeve për Granit Xhakën

Formacioni aktual i Botërorit, edhe Xhaka në 11-shen më të mirë
28/06/2026 - 15:22

Interesimi i Chelseat për Granit Xhakën tregon një ndryshim në qasjen e klubit londinez, i cili tani është më i gatshëm të transferojë futbollistë me përvojë, nëse ata...

Më shumëDetails

Alarm për Egjiptin, Salah rrezikon të humbasë duelin me Australinë

Alarm për Egjiptin, Salah rrezikon të humbasë duelin me Australinë
28/06/2026 - 15:10

Kapiteni i Egjiptit, Mohamed Salah, është në dyshim për ndeshjen e së premtes ndaj Australisë në fazën e 1/16 së finales të Kupës së Botës, pasi ka pësuar...

Më shumëDetails

Befasi dhe dramë, këto janë kombëtaret të cilat u eliminuan nga grupet e Botërorit

Befasi dhe dramë, këto janë kombëtaret të cilat u eliminuan nga grupet e Botërorit
28/06/2026 - 10:28

Faza e grupeve të Botërorit 2026 ka ardhur drejt fundit. Dramë, befasi dhe emocione përcollën gjatë tërë ndeshjeve që u zhvilluan aty, ashtu siç di Botërori të dhurojë....

Më shumëDetails

Historike, 9 shtete afrikane do të jenë në fazën e 1/16-tave të Botërorit

Historike, 9 shtete afrikane do të jenë në fazën e 1/16-tave të Botërorit
28/06/2026 - 10:22

Botërori 2026 do të mbahet mend gjatë në histori. Ky edicion është bërë i pari që ka 3 shtete nikoqire, diçka që s’ka ndodhur më parë si dhe...

Më shumëDetails

Kroacia tenton fitoren dhe kualifikimin ndaj Ganës, publikohen formacionet

Kroacia tenton fitoren dhe kualifikimin ndaj Ganës, publikohen formacionet
27/06/2026 - 22:27

Sonte zhvillohet edhe ndeshja tjetër e grupit L. Kroacia, përballet në ndeshjen jetike ndaj Ganës në Philadelphia, e cila premton të dhurojë spektakël. Një fitore e Kroacisë do...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë, detaje nga tragjedia në Deçan ku vdiqën babë e bir

    Po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë, detaje nga tragjedia në Deçan ku vdiqën babë e bir

    170 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Mosmarrëveshja mes ish-krushqve në Skenderaj eskalon në kanosje me armë, sekuestrohen revole e fishekë

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

    198 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 50
  • Vëllezërit bëhen “kërrsh” mes vete në Obiliq për shkak të një prone, ndalohen për 48 orë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Pas përleshjes fizike, vritet një person në Ferizaj

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë