Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se për brenda dy jave 313 qytetarë serbë i kanë konvertyuar patentë shoferët e lëshuar nga strukturat ilegale paralele të Serbisë në ata të Kosovës.
Përmes një postimi në X, Kurti tha se këtë mundësi qytetarët serbë e kanë për një periudhë kohore prej tre muajsh.
“Për tre muaj, personat me patentë shoferë të lëshuar nga strukturat ilegale paralele të Serbisë do të mund t’i konvertojnë në patentë të Kosovës. Në më pak se 2 javë nga kjo mundësi përfituan 313 bashkëqytetarë tanë. I bëj edhe një herë ftesën time të gjithë atyre që kanë të drejtë”, është shprehur ai.
For 3 months, those with driver's licenses issued by Serbia's illegal parallel structures will be able to convert them to 🇽🇰 licenses.
In less than 2 weeks, 313 of our fellow citizens benefited from this opportunity.
I extend once again my invitation to all those eligible.
— Albin Kurti (@albinkurti) May 21, 2024











