Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i nderuar që ka pritur në takim ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha.
Kurti ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera dhe se ato përfaqësojnë dy shtete të të njëjtit komb.
“Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë të shkëlqyeshme, janë marrëdhënie të dy shteteve të të njëjtit komb. Andaj, bashkërendimi dhe bashkëveprimi nuk është zgjedhje por detyrë kombëtare.“, shkroi ai në ‘Facebook’.
Ai shtoi se gjatë takimit me ministrin Hoxha është diskutuar edhe për bashkëpunimin rajonal e ndërkombëtar, si dhe për procesin e integrimit euro-atlantik të dy vendeve.













