Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kuvendi i KMShK-së mori vendim për 27 ankesa

29/08/2025 - 13:22
në Lajme
A A
Kuvendi i KMShK-së mori vendim për 27 ankesa
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) nëmbledhjen e rregullt ka shqyrtuar gjithsej 27 ankesa. Anëtarët e Kuvendit të KMShK-së kanë vendosur që të miratohen tetë ngato, tri të miratohen pjesërisht, 13 të refuzohen dhe tri të shpallentë pajtrajtueshme.

Ankesat kishin të bënin me pretendimet për shkeljen e kapitujvetë caktuar të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, përkatësisht Kapitullit II – Raportimi i së vërtetës, Kapitullit III – Nxitja dhe gjuha e urrejtjes, Kapitullit IV – E drejta për t’upërgjigjur, Kapitullit V – Personat e përfshirë në incidente, aksidente, të arrestuar apo të akuzuar për vepra penale, Kapitullit VI – Trajtimi i tragjedive personale, mbrojtja e fëmijëve dhe të miturve dhe Kapitullit VII – Privatësia dhembrojtja e burimeve.

KMShK ka miratuar ankesën e Rigon Osmanit kundërSinjali.com për shkrimin me titull “E rëndë: E ka ngufatë droga, na tranoi krejt – i biri kërcënon të atin për para, përfundon nëmbajtje për 48 orë”, duke konstatuar se është shkelur KapitulliVII i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjëme mbrojtjen e privatësisë.

KMShK ka miratuar ankesën e Shkelzen Halitit kundërJepize.com për shkrimin me titull “Këshilltari i Faton Pecit, i cilijashtëligjshëm i pagoi kesh në parking mbi 5 mijë euro, për‘Darkën e Lamës’ e sulmon ‘Jepi zë’ duke e quajtur “pamflet”, duke konstatuar se janë shkelur kapitujt II dhe IV të Kodit tëMediave të Shkruara të Kosovës, të cilët kanë të bëjnë me raportimin e së vërtetës, përkatësisht të drejtën për t’u përgjigjur.

KMShK ka miratuar ankesën e Rilind Gërvallës kundërNacionale.com për shkrimin me titull “Sefte në jetë RTK pa paga, Gërvalla adresë mllefi e urrejte punëtorët që i udhëheqvet”,

duke konstatuar se është shkelur Kapitulli II i Kodit të Mediavetë Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me raportimin e sëvërtetës.

KMShK ka miratuar ankesën e Alban Blakajt kundërKlankosova.tv për shkrimin me titull “Drejtori i QKUK-së: Është abuzu edhe me bartjen e kufomave, do t’i drejtohemiprokurorisë (Video)”, duke konstatuar se janë shkelur kapitujt II dhe IV të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, të cilët kanëtë bëjnë me raportimin e së vërtetës, përkatësisht të drejtën përt’u përgjigjur.

KMShK ka miratuar ankesën e Alban Blakajt kundërKlankosova.tv për shkrimin me titull “Dy autoambulanca po favorizohen nga QKUK-ja, shkak skemat e ndërmjetësimit(Video)”, duke konstatuar se janë shkelur kapitujt II, IV dhe V tëKodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, të cilët kanë të bëjnëme raportimin e së vërtetës, përkatësisht të drejtën për t’upërgjigjur, përkatësisht personat e përfshirë në vepra penale.

KMShK ka miratuar ankesën e Alban Blakajt kundërKlankosova.tv për shkrimin me titull “Autoambulancat që po favorizohen nga QKUK-ja janë të mjekes Gashi dhespecializantit Blakaj (Video)”, duke konstatuar se janë shkelurkapitujt II dhe IV të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, tëcilët kanë të bëjnë me raportimin e së vërtetës, përkatësisht tëdrejtën për t’u përgjigjur.

KMShK ka miratuar ankesën e Alban Blakajt kundërKlankosova.tv për shkrimin me titull “Kush po abuzon me pushtetin në QKUK në raport me autoambulancat? (Video)”, duke konstatuar se janë shkelur kapitujt II, IV dhe V të Kodit tëMediave të Shkruara të Kosovës, të cilët kanë të bëjnë me raportimin e së vërtetës, përkatësisht të drejtën për t’u përgjigjur, përkatësisht personat e përfshirë në vepra penale.

KMShK ka miratuar ankesën e Zenel Sellajt kundër Sinjali.com për publikimin e një fotografie në faqen zyrtare të medias nëFacebook, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli VII i Kodittë Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me mbrojtjene privatësisë.

KMShK ka miratuar pjesërisht ankesën e Mirsad Dakajt kundërKosova.info për shkrimin me titull “Skandal në Klinë: KryetariZenun Elezi jep leje për ndërtimin e xhamisë më të madhe nëKosovë në zonë arkeologjike dhe me banorë kryesisht katolikë”, duke konstatuar se janë shkelur kapitujt II dhe IV të Kodit tëMediave të Shkruara të Kosovës, të cilët kanë të bëjnë me raportimin e së vërtetës, përkatësisht të drejtën për t’u përgjigjur, por jo edhe Kapitulli III, i cili ka të bëjë me nxitjen dhe gjuhën e urrejtjes, siç pretendon pala ankuese.

KMShK ka miratuar pjesërisht ankesën e Meditech Sh.P.K. përfaqësuar nga shoqëria e avokatëve RPHS Law kundërFrontonline.net për shkrimin me titull “Meditech” e kap shtetin / Fitoi 153 tenderë, 75 milionë euro të hyra për 4 vjet”, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli IV i Kodit të Mediave tëShkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me të drejtën për t’upërgjigjur, por jo edhe Kapitulli II, i cili ka të bëjë me raportimine së vërtetës.

KMShK ka miratuar pjesërisht ankesën e Berat Ganiqit kundërTelegramisot.info për shkrimin me titull “Skandali i VV-së nëPejë: Këshilltari Ganiqi si ‘prokuror’, me bekimin e Liburnit, monton dosje me dëshmitarë të rremë – dëshmohet me incizime”, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli IV i Kodittë Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me të drejtënpër t’u përgjigjur, por jo edhe Kapitulli II, i cili ka të bëjë me raportimin e së vërtetës.

KMShK nuk e ka miratuar (e ka hedhur poshtë) ankesën e Meka Sh.P.K, përfaqësuar nga avokati Sylejman Klinaku kundërVeriu.info për shkrimin me titull “Skandal: Kompanisë Meka qëpromovon produkte ‘hallall’ i zbulohen mbi 20 tonë mish pule me bakterin e rrezikshëm Salmonella (Video)”, duke konstatuarse nuk është shkelur Kapitulli II i Kodit të Mediave të Shkruaratë Kosovës, i cili ka të bëjë me raportimin e së vërtetës, ashtu siçpretendon pala ankuese.

KMShK nuk e ka miratuar (e ka hedhur poshtë) ankesën e Pirro Pirajt kundër Veriu.info për shkrimet me tituj “Skandal: Kompanisë Meka që promovon produkte ‘hallall’ i zbulohenmbi 20 tonë mish pule me bakterin e rrezikshëm Salmonella (Video)” dhe “Profesori Latifi pas skandalit të ‘Meka Food’: Pasi ua kanë helmu mendjen, tash ua helmojnë edhe trupin tuaj e të fëmijëve tuaj”, kundër Gazetablic.com për shkrimin me titull“Kompanisë ‘Meka’, që promovon produkte ‘hallall’ i zbulohenmbi 20 tonë mish pule me bakterin e rrezikshëm Salmonella” dhe kundër Insajderi.org për shkrimin me titull “Kompanisë‘Meka Halal Food’ i kapen 20 tonë mish të bardhë me bakterin e rrezikshëm Salmonella”, duke konstatuar se nuk është shkelurKapitulli II i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me raportimin e së vërtetës, ashtu siç pretendon palaankuese.

KMShK nuk e ka miratuar (e ka hedhur poshtë) ankesën e Kristian Kabashit kundër Insajderi.org dhe Reporteri.net përshkrimin me titull “Skandali me mbi 100 milionë franga nëZvicër | Përmendet ‘Numarics’, kompania e Kristian Kabashit nëKosovë”, duke konstatuar se nuk është shkelur Kapitulli II iKodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me raportimin e së vërtetës, ashtu siç pretendon pala ankuese.

KMShK nuk e ka miratuar (e ka hedhur poshtë) ankesën e Viola Azemit kundër Indeksonline.net

për shkrimin me titull “Sot i jepet lamtumira e fundit 28-vjeçarit që humbi jetën në një vetaksident në Ferizaj”, duke konstatuarse nuk është shkelur Kapitulli VII i Kodit të Mediave tëShkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me mbrojtjen e privatësisë, ashtu siç pretendon pala ankuese.

KMShK nuk e ka miratuar (e ka hedhur poshtë) ankesën e Viola Azemit kundër Indeksonline.net, Arbresh.info dhe Botasot.info për shkrimin me titull “Varroset sot i mituri i dytë ngavetaksidenti në Treboviq të Pejës”, duke konstatuar se nuk ështëshkelur Kapitulli VII i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me mbrojtjen e privatësisë, ashtu siç pretendonpala ankuese.

KMShK nuk e ka miratuar (e ka hedhur poshtë) ankesën e Universitetit “Fehmi Agani”, Gjakovë, kundër Insajderi.org përshkrimin me titull “Universiteti i Gjakovës në krizë të thellë- Vetëm dy programe të reja në shqyrtim akreditimi, dorëheqje tënjëpasnjëshme nga menaxhmenti”, duke konstatuar se nuk ështëshkelur Kapitulli II i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, icili ka të bëjë me raportimin e së vërtetës, ashtu siç pretendonpala ankuese.

KMShK nuk e ka miratuar (e ka hedhur poshtë) ankesën e Berto Sh.P.K. kundër Insajderi.org për shkrimin me titull “Korrupsionimundësoi ngritjen e fabrikës ‘Ciao Berto’- Tre zyrtarë para gjyqit për favore ndaj biznesmenit Blerim Krasniqi”, duke konstatuar se nuk janë shkelur kapitujt II dhe IV të Kodit tëMediave të Shkruara të Kosovës të cilët kanë të bëjnë me raportimin e së vërtetës, përkatësisht të drejtën për t’u përgjigjur, ashtu siç pretendon pala ankuese.

KMShK nuk e ka miratuar (e ka hedhur poshtë) ankesën e Berto Sh.P.K. kundër Veriu.info për shkrimin me titull “Këta janë trevëllezërit Krasniqi, pronarë të ‘Ciao Berto’ – ndërtuan fabrikëme leje të kundërligjshme – 4 zyrtarë të Obiliqit me aktakuzë përkorrupsion shkaku i tyre”, duke konstatuar se nuk janë shkelurkapitujt II dhe IV të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës tëcilët kanë të bëjnë me raportimin e së vërtetës, përkatësisht tëdrejtën për t’u përgjigjur, ashtu siç pretendon pala ankuese.

KMShK nuk e ka miratuar (e ka hedhur poshtë) ankesën e Berto Sh.P.K. kundër Jepize.com për shkrimin me titull “Korrupsionimundësoi ngritjen e fabrikës ‘Ciao Berto’- Tre zyrtarë para gjyqit për favore ndaj biznesmenit Blerim Krasniqi”, duke konstatuar se nuk janë shkelur kapitujt II dhe IV të Kodit tëMediave të Shkruara të Kosovës të cilët kanë të bëjnë me raportimin e së vërtetës, përkatësisht të drejtën për t’u përgjigjur, ashtu siç pretendon pala ankuese.

KMShK nuk e ka miratuar (e ka hedhur poshtë) ankesën e ZizePajazitit, përfaqësuar nga avokati Shkelzen Behrami, kundërInsajderi.org për shkrimin me titull “Skandali thellohet – Pas Ziza Pajazitit me Laert Haxhiun, vajzat e showbizit bëjnë takime‘speciale’ në burgun e Reçit me grupin Bajri”, duke konstatuarse nuk janë shkelur kapitujt II, III, IV dhe VII të Kodit tëMediave të Shkruara të Kosovës, të cilët kanë të bëjnë me raportimin e së vërtetës, përkatësisht nxitjen e gjuhës sëurrejtjes, përkatësisht të drejtën për t’u përgjigjur, përkatësishtmbrojtjen e privatësisë, ashtu siç pretendon pala ankuese.

KMShK nuk e ka miratuar (e ka hedhur poshtë) ankesën e Ardonis Halimit kundër Lajmi.net për shkrimin me titull “Dhunandaj të miturës në Gjilan, nisin hetimet”, duke konstatuar se nukështë shkelur Kapitulli VI i Kodit të Mediave të Shkruara tëKosovës, i cili ka të bëjë me trajtimin e tragjedive personale, mbrojtjen e fëmijëve dhe të miturve, ashtu siç pretendon palaankuese. Ndërkaq ankesën e palës kundër faqes në Facebook “06 News”, KMShK nuk ka kompetencë ta trajtojë.

KMShK nuk e ka miratuar (e ka hedhur poshtë) ankesën e Suela Rabushajt kundër Sinjali.com për shkrimin me titull“Ekskluzive: Këta janë 13 të arrestuarit në Isniq të Deçanit përbixhoz të paligjshëm”, duke konstatuar se nuk është shkelurKapitulli V i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me prezumimin e pafajësisë, ashtu siç pretendon palaankuese.

KMShK nuk e ka miratuar (e ka hedhur poshtë) ankesën e Luisa Rabushajt kundër Sinjali.com për shkrimin me titull“Ekskluzive: Këta janë 13 të arrestuarit në Isniq të Deçanit përbixhoz të paligjshëm”, duke konstatuar se nuk është shkelurKapitulli V i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me prezumimin e pafajësisë, ashtu siç pretendon palaankuese.

KMShK e ka shpallur të patrajtueshme ankesën e Leonora Gashit kundër Kallxo.com, duke konstatuar se pala nuk ka ofruar lëndën për trajtim. Andaj, KMShK nuk ka mundësi t’itrajtojë pretendimet për shkeljen e Kapitullit VII të Kodit tëMediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me mbrojtjen e privatësisë.

KMShK e ka shpallur të patrajtueshme ankesën e Albiona Tashollit kundër Edona Gashit, për disa postime të bëra në rrjetesociale, pasi që nuk ka kompetencë të trajtojë ankesa tëqytetarëve kundër gazetarëve apo individëve, por vetëm kundërmediave. Rrjedhimisht, KMShK nuk mund t’i trajtojëpretendimet e palës ankuese për shkeljen e kapitujve II dhe VII të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, të cilët kanë tëbëjnë me raportimin e së vërtetës, përkatësisht mbrojtjen e privatësisë.

KMShK e ka shpallur të patrajtueshme ankesën e Daniel Thomas Loitz kundër Fitim Çekut, pasi që nuk ka kompetencë tëtrajtojë ankesa të qytetarëve kundër gazetarëve apo individëve, por vetëm kundër mediave. Rrjedhimisht, KMShK nuk mund t’itrajtojë pretendimet e palës ankuese për shkeljen e Kapitullit II të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me raportimin e së vërtetës.

JU REKOMANDOJMË

Çmimet e naftës rriten mes mesazheve kontradiktore për Ngushticën e Hormuzit

Çmimet e naftës rriten mes mesazheve kontradiktore për Ngushticën e Hormuzit
05/08/2026 - 14:06

Çmimet globale të naftës u rritën të mërkurën, pasi kishin rënë ndjeshëm në fillim të javës, për shkak të shenjave të ndërprerjeve në transportin detar në Detin e...

Më shumëDetails

Lushaku-Sadriu: Kërkesa jonë është që presidenti t’i takojë LDK-së

Vjosa Osmani pjesë e listës së LDK-së nëse shkohet në zgjedhje? Kështu përgjigjet Lushaku
05/08/2026 - 13:57

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar para mediave se kërkesa e qartë e partisë së saj është që posti i presidentit të...

Më shumëDetails

Gjigantët e naftës fituan kaq miliardë dollarë mes luftës dhe të nxehtit

Shteti shpërblen me kontratë ‘Petrol Companyn’, që para 4 muajsh ia hoqi licencën
05/08/2026 - 13:49

Tetë nga kompanitë më të mëdha të naftës në botë kanë regjistruar fitime prej afro 93 miliardë dollarësh në vetëm tre muaj, ndërsa lufta mes SHBA-së, Izraelit dhe...

Më shumëDetails

Oficeri i FSK-së diplomon në një nga akademitë më prestigjioze ushtarake në botë

Oficeri i FSK-së diplomon në një nga akademitë më prestigjioze ushtarake në botë
05/08/2026 - 13:42

Major Krenar Lahu, oficer i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka diplomuar me sukses në Kursin e Komandës dhe Shtabit në Akademinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së...

Më shumëDetails

IKD-ja dhe OVL e UÇK-së diskutojnë për të drejtat e kategorive të dala nga lufta

IKD-ja dhe OVL e UÇK-së diskutojnë për të drejtat e kategorive të dala nga lufta
05/08/2026 - 13:37

Përfaqësuesit e Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj dhe Betim Musliu, vizituan sot Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ku u pritën nga kryetari Hysni...

Më shumëDetails

“Konflikt interesi”, familja pretendon se Spitali i Pejës angazhoi mbesën e ish-drejtorit të shkarkuar pas rastit të foshnjës në lavatriçe

“Konflikt interesi”, familja pretendon se Spitali i Pejës angazhoi mbesën e ish-drejtorit të shkarkuar pas rastit të foshnjës në lavatriçe
05/08/2026 - 13:30

Familja Zallqi, e cila ka paditur Ministrinë e Shëndetësisë dhe Spitalin e Përgjithshëm në Pejë lidhur me rastin e njohur si i “foshnjës në lavatriçe”, ka ngritur pretendime...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Krasniqi ‘zbulon’ skenarin e marrëveshjes së mundshme mes VV-së dhe LDK-së

    Krasniqi ‘zbulon’ skenarin e marrëveshjes së mundshme mes VV-së dhe LDK-së

    162 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Këto janë produktet e qumështit në tregun e Kosovës dhe emrat e kompanive, në të cilat u gjet vaj palme i padeklaruar

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • PROEX Sh.P.K (Interex) iu gjetën disa produkte me vaj palme të padeklaruar

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Arrestohen dy kosovarë (F.R. dhe T.T.) në Shkup, dyshohen për falsifikim të parave, iu konfiskohen 230 mijë euro (Pamje)

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Pamje nga arrestimi i Egzon Reshanit, i shpallur në kërkim për disa vepra të rënda penale

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë