Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një vendpunishte ndërtimore në rrugën “Holger Petersen”, ku një punëtor ka humbur jetën gjatë punës.
Siç raportohet në media, viktima është Ermal Sherifi, nga fshati Rubovc i Madh.
Hetimet pritet të sqarojnë mënyrën se si ka ndodhur aksidenti dhe nëse janë respektuar masat e sigurisë në vendin e punës.













