Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lagje e re “Dielli” me 12 shtëpi pa leje në Prishtinë – Biznesmeni i njohur për ndërtime pa leje vazhdon avazin e vjetër (Dokument/Video)

05/06/2024 - 20:40
në Pa kategori
A A
Lagje e re “Dielli” me 12 shtëpi pa leje në Prishtinë – Biznesmeni i njohur për ndërtime pa leje vazhdon avazin e vjetër (Dokument/Video)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dymbëdhjetë shtëpi banimi kanë nisur të ndërtohen në një lagje të re të quajtur “Dielli” në fshatin Bardhosh të Prishtinës. Në një lokacion të lakmueshëm për blerësit potencialë, ku autostrada ndodhet krejt pranë objekteve, këto shtëpi duket të jenë vendi ideal për plot familje. Sikur të kishin leje ndërtimi. Investitori njihet nga e kaluara se ka ndërtuar edhe objekte tjera pa leje në Prishtinë

Ndonëse ndërtimi i shtëpive në Bardhosh ka nisur, Komuna e Prishtinës nuk ka lëshuar leje për ndërtimin e këtyre objekteve shumë afër kyçjes me autostradën “Ibrahim Rugova”.

E, kjo s’e ka ndalur pronarin e lagjes “Dielli’ që të vazhdojë ndërtimin e tyre, pavarësisht se është urdhëruar që të ndërpres punimet dhe të rrënojë të dymbëdhjetë shtëpitë.

Më 22 mars të këtij viti, Inspektori i Ndërtimit i Drejtorisë së Inspekcionit të Komunës së Prishtinës pas kontrollit që kishte bërë më 16 mars, ka nxjerrë aktvendim përmes të cilit pronari dhe investitori i kompleksit, Ymer Veliu, urdhërohet që t’i rrënojë shtëpitë që janë në ndërtim e sipër në Bardhosh të Prishtinës.

Sipas aktvendimit të siguruar nga Gazeta Online Reporteri.net, përmes qasjes në dokumentet publike, afati për rrënimin e 12 ndërtesave individuale ka qenë tri ditë nga dita e pranimit të vendimit. Gjë që nuk ka ndodhur as pas më shumë se dy muajve.

“Në rast se nuk zbatohet urdhri nga pika I dhe II e këtij aktvendimi organi kompetent do ta bëjë rrënimin e objekteve që përbën shkelje ose gjendje të pasigurt dhe kostoja e rrënimit do të mbulohet nga pronari, kontraktori ose pala tjetër përgjegjëse për ndërtimin që nuk ka qenë në përputhje me dokumentacionin teknik, ligjet dhe udhëzimet administrative në fuqi”, thuhet në pikën e tretë të aktvendimit.

 

 

Po ashtu, Komuna e Prishtinës në vendimin e saj thekson se nëse pronari vazhdon punimet, duke mos zbatuar urdhrin nga Inspekcioni, atëherë organi kompetent duhet ta bëjë menjëherë rrënimin e objekteve pavarësisht afatit të dhënë në pikën II të këtij aktvendimi.

Pronarit të kompleksit, Ymer Veliu, i është shqiptuar edhe gjobë mandatorë për kundërvajtje, pasi i njëjti nuk ka respektuar urdhrin e Inspekcionit, duke larguar shiritat rrethues dhe duke vazhduar punët ndërtimore.

Gazeta ka kontaktuar edhe me Ymer Veliun, pronarin dhe investitorin e lagjes “Dielli”, por i njëjti nuk ka pranuar që të prononcohet, fillimisht duke deklaruar se nuk e di për çka është fjala.

“S’kena çka me folë na, absolutikisht. Edhe jom në Mal të Zi, nuk jom ktu hiç. Po çkado që ki, për dy ditë kthehna…”, tha Veliu të hënën, për gazetën përmes telefoni.

Në pyetjen se përse s’ka zbatuar urdhrin e Drejtorisë së Inspekcionit, Veliu me nervozë u përgjigj se nuk punon në Inspekcion dhe nuk merret me atë punë, për ta ndalur më pas bisedën në gjysmë.

“Nuk rrënoj objekte se nuk punoj në Inspekcion. M’vjen keq! Kalo mirë, kalo mirë, hajde tung. Inspekscioni, ç’inspekcioni, s’merrna me atë punë unë”, tha ai.

Nga Komuna e Prishtinës kanë thënë për Gazetën Online Reporteri.net se më 17 maj Inspekcioni ka vendosur sërish shiritat rrethues dhe ka njoftuar palën lidhur me veprimet ligjore për ndërprerjen e punimeve. Por shiriti i vendosur, u hoq sërish nga pronari i kompleksit ‘Dielli’.

 

“Inspektorët kompetent të zonës, rastin në fjalë e kanë identifikuar dhe kanë ndërmarrë masat e duhura ligjore me ç‘rast, përveç veprimeve tjera, ka nxjerrë edhe aktvendim për rrënim 09Nr.354/02 – 39165/24 dhe duke u bazuar në afatet ligjore si dhe planin e punës përkatësisht planin e veprimit Inspektorati i ndërtimit do të bëj ekzekutimin e aktvendimit për rrënim.  Lidhur me veprimet e ndërmarra nga pala, inspektorati i ndërtimit ka shqiptuar gjoba mandatore si dhe ka vendosur shiritat rrethues duke njoftuar palën lidhur me veprimet ligjore nëpërmjet procesverbaleve dhe aktvendimeve për ndërprerjen e punëve ndërtimore”, thuhet në përgjigjen eKomunëss

Ekipi i GazetësOka qëndruar të hënën në vend-punishte, ku ka vërejtur se ndonëse Komuna qysh para më shumë se dy muajve ka urdhëruar që objektet të rrënohen, atje vazhdon puna ndërtimore krejt si zakonisht.

Shtëpitë atje ishin pothuajse të përfunduara nga jashtë, pasi në disa prej tyre ishin vendosur edhe dyert e dritaret, teksa po vazhdonin punimet në disa tjera.

Po ashtu në të gjithë hapësirën përreth mund të shihje se ka lloje të ndryshme të materialeve ndërtimore, që nënkupton se punimet atje kanë vazhduar nonstop.

Ndërtimet pa leje, nuk janë diçka e pazakontë për biznesmenin, Ymer Veliu. I njëjti është i njohur që edhe më parë ka përfituar kundërligjshëm miliona euro përmes shitjes së banesave të ndërtuara pa leje, në Prishtinë.

Ymer Veliu, përmendet në rastin e njohur të inspektorëve të Isa Mustafës në Prishtinë, të cilët akuzoheshin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Prokuroria pretendonte se Veliut, inspektorët e akuzuar, i kishin mundësuar që në rrugën “Ardian Krasniqi” ta ndërtojë pa leje një objekt afaristo-banesor, në mënyrë që nga shtija e banesave ka përfituar mbi 1 milion e 700 mijë euro.

Madje vetë Veliu, i ftuar gjatë gjyqit si dëshmitar, kishte pohuar se kompania ndërtimore “Naki Trade” ku ai dhe vëllai i tij Milazim Veliu janë pronarë kishte ndërtuar objekte banesore në kryeqytet pa pasur leje.

“Gjatë punës tonë, kanë ardhë disa herë inspektorët me na ndalë punimet por ne prapë kemi vazhdu. Nuk ka qenë faji jonë sepse ata vet na e kanë vonu lejen e ndërtimit shkaku i neglizhencës së tyre. Ne është dashur që të vazhdojmë me ndërtime sepse ashtu ka qenë marrëveshja me banorët”, deklaronte Veliu në Gjykatën e Prishtinës, me 23 shtator 2016.

Në një rast tjetër, Prokuroria e Shtetit në vitin 2019 e kishte implikuar kompaninë “Naki Trade” dhe pronarin e saj Milazim Veliun për ndërtime pa leje edhe në komunën e Fushë Kosovës, po ashtu në koordinim me inspektorë komunal që dyshoheshin për keqpërdorim të detyrës. /Reporteri.net/Veriu.info

JU REKOMANDOJMË

Osmani për TRT-n turk: Kosova vend demokratik, nuk toleron askënd që do t’i ketë të gjitha nën kontroll

Osmani për TRT-n turk: Kosova vend demokratik, nuk toleron askënd që do t’i ketë të gjitha nën kontroll
13/06/2026 - 21:53

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka folur në një intervistë për telvizionin turk “TRT”, për zgjedhjet e fundit dhe tema të tjera. Osmani ka thënë se Kosova është një demokraci...

Më shumëDetails

‘Treni për gazin amerikan po ikën’ Selimi ngre alarmin: Marrëdhëniet Kosovë–SHBA kurrë nuk kanë qenë në pikë më të ulët

Selimi: ShBA ka ndërprerë çfarëdo vizite të Qeverisë së Kosovës në Uashington
13/06/2026 - 11:03

Ish-kryediplomati i Kosovës, Petrit Selimi, ka folur për marrëdhëniet mes Kosovës dhe ShBA-së, duke ngritur shqetësimin se kurrë më parë këto marrëdhënie nuk kanë qenë në nivel kaq...

Më shumëDetails

Hasani: Albulena Haxhiu, si u.d. e presidentes, s’mund ta dekretojë kryeministrin e ri

Enver Hasani dorëzon kallëzim penal ndaj Avni Pukës në Prokurorinë Themelore – dokumenti i plotë
12/06/2026 - 23:01

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Enver Hasani, ka deklaruar se sipas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese , ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, nuk ka kompetencë...

Më shumëDetails

Viti: Gjen portofolin me para dhe dokumente, qytetarja e dorëzon në polici

Viti: Gjen portofolin me para dhe dokumente, qytetarja e dorëzon në polici
12/06/2026 - 22:42

Një qytetare ka dorëzuar në Stacionin Policor në Viti një portofol të gjetur, i cili përmbante dokumente personale, karta bankare dhe një shumë parash. Sipas njoftimit të Policisë...

Më shumëDetails

“Vada’ s’i kreu punë Armend Mujës, “poshtërohet” keq me vota në Lupç të Llapit

“Vada’ s’i kreu punë Armend Mujës, “poshtërohet” keq me vota në Lupç të Llapit
10/06/2026 - 16:54

Po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë, ku deri tani janë numëruar mbi 70% e kutive, shkruan Gazeta Online Veriu.info E kur po shkojmë drejt fundit...

Më shumëDetails

I hyri garës për herë të parë për deputet, mulla Osman Musliu lë pas me vota shumë ministra të Kurtit

I hyri garës për herë të parë për deputet, mulla Osman Musliu lë pas me vota shumë ministra të Kurtit
09/06/2026 - 12:24

Imami i njohur nga Drenasi, Osman Musliu, i cili ka kandiduar për herë të parë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit, ka arritur të marrë 5 mijë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • EX FIS i Isa Muharremit kapet duke punuar ilegalisht në autostradë – shteti për dy vite i mbylli sytë ndaj donatorit të VV-së

    EX FIS i Isa Muharremit kapet duke punuar ilegalisht në autostradë – shteti për dy vite i mbylli sytë ndaj donatorit të VV-së

    178 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 45
  • Kaq vota mori Kurti, në Burojën e Hashim Thaçit dhe në Broboniqin e Kadri Veselit

    171 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Pas bastisjeve dhe hetimeve në Shqipëri, a do të hetohen edhe në Kosovë bizneset e Samir Mane?

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Numërohen afër 30% nga votat e diasporës, kjo është 5-shja më e votuar e LDK-së

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    612 Shpërndaje
    Shpërndaje 245 Tweet 153

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë