Reece James do të jetë jashtë fushave për të paktën tetë javë.
Pas kontrolleve të bëra, është konstatuar lëndimi i James dhe do t’i nënshtrohet një programi rehabilitimi.
“Pas lëndimit të gjurit, Reece James vizitoi një specialist këtë fundjavë. Pas konsultimit, Reece tani do t’i nënshtrohet një programi rehabilitimi dhe pritet të jetë jashtë për tetë javë”, thuhet në komunikatën e Chelseas.